Po ndodh në Londrën e mbretëreshës! Kryetari Bashkisë propozon; E shtuna pushim per makinat!
Boris Johnson ka vendosur të lehtësojë trafikun që ka pushtuar rrugët e qytetit, përmes një nisme që synon të ndalojë qarkullimin e makinave për të paktën një ditë në jave, të shtunën!
Parashikimi për trafikun nuk duket të jetë edhe aq joshës : sipas RAC mendohet se brënda 20 vitesh, Mbretëria e Bashkuar do të numerojë 7 milionë shoferë të rinj. Përballë kësaj situate Boris Johnson, avokat dhe ciklist I apasionuar, po mendon seriozisht mbi mundësinë e ndalim qarkullimit të makinave, ne Londër gjatë ditës së diel.
Duke ndjekur shembullin e Xhakartës, ku kjo ndalesë nis në oren 18:00 cdo të diel, Johnson thotë se kjo është krejtësisht e mundur në një vend si Londra : qytet ky, I cili vec vitin e fundit e ka ulur maksimumin e shpejtësisë për makinat ne 32km/ore e vazhdon të investojë në infrastrukturën dedikuar dyrrotakut me segmente të reja ciklistike.
Ndërkaq qeveria britanike pret të investoje rreth 15 bilion paund në rrugë të reja, 214 milionë nga të cilat, për të promovuar ciklizmin urban!

No comments:
Post a Comment