Biçikleta Inovative Miilo ‘Rritet’ së bashku me fëmijën.
Fëmijët rriten
shpejt, ndonjëherë shumë shpejt
Vetëm pas disa muajsh, rrobat nuk u bëjnë më, këpucët
janë të ngushta dhe biçikletat u rrinë të vogla.
Me kujdesin ndaj shpenzimeve
familjare në mëndje, Andreas Bhend, një projektues nga Zvicra erdhi me idenë ekonomike: një biçikletë
prej druri dhe alumini e cila “rritet” me fëmijën duke evituar kështu këmbimin me
një apo dhe blerjen e një mjeti më të madh.
Miilo, një biçikletë e kompletuar
me të gjitha pajimet e nevojshme, jo vetëm shërben vogëlushëve e vogëlusheve për
argëtim, por edhe I shoqëron ata përgjatë fëmijërisë së tyre, faktor
I rëndësishëm ky në moshat e vogla.
Me një mekanizëm inovativ të vendosur në
trup, ai ndryshon gjatë kohës që vogëlushët rriten.
Normalisht timoni dhe shala e k ëtij mjeti janë të zhvendosëshme për një përputhje me nevojat e trupit të fëmijës.
Biçikleta është
e përshtatshme për fëmijët e moshës 2 vjeç dhe mund të modifikohet që të përdoret
nga ata deri dhe 7 vjeç.
Me ndihmën e një sistemi balancimi, Miilo eviton nevojën
e rrotave ndihmëse dhe e bën më të lehtë proçesin e të mësuarit të biçikletës.
Biçikleta
ndryshon me një ndryshim të vogël në trupin prej druri; çmontojeni,
rrotullojeni dhe rivendoseni në pozicion mbyllje.
Me Millo, fëmija nuk do
humbasi shoqëruesin et tij besnik në pedalim dhe prindërit nuk do kenë nevojë të
zëvëndësojnë shpesh lodrën më të preferuar të fëmijës së tyre.
Videoja në
vijim, na tregon mbi funksionimin e saktë të konceptit. - ЄК