Showing posts with label ekovolis. Show all posts
Showing posts with label ekovolis. Show all posts

Friday, August 22, 2014

Biçikleta Inovative Miilo ‘Rritet’ së bashku me fëmijën.


Fëmijët rriten shpejt, ndonjëherë shumë shpejt
Vetëm pas disa muajsh, rrobat nuk u bëjnë më, këpucët janë të ngushta dhe biçikletat u rrinë të vogla.
Me kujdesin ndaj shpenzimeve familjare në mëndje, Andreas Bhend, një projektues nga Zvicra erdhi me idenë ekonomike: një biçikletë prej druri dhe alumini e cila “rritet” me fëmijën duke evituar kështu këmbimin me një apo dhe blerjen e një mjeti më të madh.





Miilo, një biçikletë e kompletuar me të gjitha pajimet e nevojshme, jo vetëm shërben vogëlushëve e vogëlusheve për argëtim, por edhe I shoqëron ata përgjatë fëmijërisë së tyre, faktor I rëndësishëm ky në moshat e vogla.







Me një mekanizëm inovativ të vendosur në trup, ai ndryshon gjatë kohës që vogëlushët rriten.
Normalisht timoni dhe shala e këtij mjeti janë të zhvendosëshme për një përputhje me nevojat e trupit të fëmijës.







Biçikleta është e përshtatshme për fëmijët e moshës 2 vjeç dhe mund të modifikohet që të përdoret nga ata deri dhe 7 vjeç.










Me ndihmën e një sistemi balancimi, Miilo eviton nevojën e rrotave ndihmëse dhe e bën më të lehtë proçesin e të mësuarit të biçikletës.






Biçikleta ndryshon me një ndryshim të vogël në trupin prej druri; çmontojeni, rrotullojeni dhe rivendoseni në pozicion mbyllje.
Me Millo, fëmija nuk do humbasi shoqëruesin et tij besnik në pedalim dhe prindërit nuk do kenë nevojë të zëvëndësojnë shpesh lodrën më të preferuar të fëmijës së tyre.
Videoja në vijim, na tregon mbi funksionimin e saktë të konceptit.  - ЄК




Thursday, June 19, 2014

I love cycling in Albania / Jo gjithmone mjafton “zemra e madhe”

I love cycling in Albania / Jo gjithmone mjafton “zemra e madhe”
Stina e nxehte tashme ka trokitur (perpos diteve te grinjta qe jane kthyer ne sfondin e diteve te fund-qershorit) e keshtu Shqiperia shnderrohet ne nje spotlight turistik tejet interesant per te huajt qe pak apo shume e njohin vendin e vogel ne juglindje te Europes e ne gji te Ballkanit.
Pedalimi mes per mes natyres se virgjer, jetes tradicionale e folkloristike si dhe cultures e historise mijravjecare, eshte nje menyre mjaft e mire per turistet e vendeve te aferta e te largeta, per te njohur vendin e shqiponjave.
Wiiliem Hoffman, Marcos Duiker dhe Mrc Dirkx, pasi u larguan nga Korfuzi, gjate nje trip-i turistik ne Ballkan, u larguan edhe nga paragjykimi per Shqiperine,  (te ciles fillimisht i’a dinin vendondodhjen ne Afrike), duke vendosur keshtu te kalonin kufirin shqiptar tok me dyrrotaket e tyre. Nga Saranda ne Butrint, per te vazhduar me Beratin, Gramshin, Korcen, Erseken, Leskovikun : kudo njerez mikprites e me zemer te madhe, natyre e mrekullueshme me shkrepa malesh e det te bekuar nga Zoti, ushqim i mire, muzike tradicionale e folklor i pasur. Keshtu do t’a kujtojne ata udhetimin e tyre ne Shqiperi, dite me pas,  ne blogun e tyre virtual.

18 vjecari David Athenson, e shtoi Shqiperin ne itinerarin e tij, vec ne momentin e fundit, dhe kjo ndodhi pasi u kujdes te pyeste ne forume te ndryshme, ku pergjigjet qe mori ishin nga me te ndryshmet. Te shumte ishin ata qe dyshonin ne sigurine e pedalimit ne vendin e “humbesve te medhenj por te vertete” ( si do t’a quante Fatos Arapi ne poezine e tij “Gloria Victis”), ashtu sikurse te tjere nga eksperienca e tyre e keshillonin mos t’a humbiste rastin per te vizituar vendin e keqkuptuar gabimisht. Ai do t’a cilesonte si nje nga pervojat me te bukura e me te paparashikueshme te jetes se tij : surpriza ishte natyra e eger e mikpritja shqiptare. Zhgenjimi ishin rruget, jo shume te prirura per turizmin ciklistik, e ketu nuk behej fjale vec per rruget nderlidhese me qyteteve, por edhe per korsite e munguara te bicikletave, brenda tyre.

Rruget, korsite, infrastruktura…
Eh… sikur t’a dinte 18-vjecari Athenson sa e sa bojra kemi shpenzuar per keto tri fjale ne pankarta e ‘Liro Korsite’ e sa shume fryme kemi lene duke thirrur per to.
Keto ishin vec dy nga pershtypjet e qindra turisteve, te cilet kane zgjedhur nder vite, njohjen e Shqiperise permes dyrrotakut, turiste te cilet me hapjen e vendit, premtojne te behen mijra. Ata jane tashme nje realitet, ata tashme kane vertetuar se kane deshiren e mire te na njohur, duke lene pas legjenda paragjykimesh qe mbajne firmen e pushtimit te gjate otoman e te diktatorit Hoxha.
Ne duhet t’u tregojme gjithashtu, se Jemi., e per kete nuk mjafton vec zemra jone e madhe e natyra zemergjere e cila na ka dhuruar peisazhe mahnitese e klime te mire;le ta themi, kjo nuk eshte merite e jona. Merita jone eshte (do te ishte) t’i mbrojme ata qe zgjedhin Shqiperine, te mendojme per sigurine e tyre, permes rrugeve te duhura, korsive te duhura, infrastruktures se duhur rrugore.


Kjo kerkon perkushtimin e institucioneve perkatese, vemendjen e tyre si dhe pergjegjesi te shumefishte. Pergjegjesi – kjo eshte ne fakt, kryefjala e pershtatshme, per kete ceshtje dhe jo vetem.
Guxim do te thote te mbash pergjegjesi e jo t’a largosh ate nga vetja. E per te gjithe ata qe mendojne se pergjegjesite u takojne kauzave te tjera jetike, e turizmi u duket nje kauze e rendesise se dyte, te mos harrojne se turizmi nuk ka te beje vec me diellin, detin, eglendisjen neper shezllone e after-party-t me nje gote ne dore. Turizmi eshte nje pervoje e thelle njohjeje, turizmi eshte nje menyre per te treguar per ne, per ate c’ka ne jemi e per historine tone. Turizmi eshte nje menyre per te c’rrenjosur paragjykime, per te kthyer te pakthyeshmen, per te lene gjurme.

Turistet me dyrrotaket e tyre, na kane zgjedhur. Ne duhet t’u tregojme se jemi ne lartesine e zgjedhjes se tyre. E per kete, nuk mjafton vec zemra e madhe….