Saturday, September 30, 2017

Trafiku ne Paris ulet me 30%! Korsite e bicikletave, zonat e kembesoreve dhe bicikleta publike Velib bejne mrekulline!



Trafiku ne Paris ulet me 30%! Korsite e bicikletave, zonat e kembesoreve dhe bicikleta publike Velib bejne mrekulline!


Ecovolis
Written by ecovolis

Sipas Bashkisë së qytetit, trafiku në Paris është reduktuar me pothuajse një të tretën në dhjetë vitet e fundit. Një prirje e favorizuar nga masat kundër automjeteve private, te cilat e kishin renditur Parisin si një nga qytetet me ajrin më të ndotur.
Parisi është padyshim një nga qytetet më të rëndësishme në botë. Kjo është dhe arsyeja pse iniciativat e saj për të reduktuar trafikun motorik janë veçanërisht të guximshme, duke arritur dhe këto rezultate.
Kryetari Bashkise, Bruno Julliard, njoftoi disa ditë më parë se trafiku vazhdon të bjerë: në gjysmën e parë të vitit 2017 ra me 3.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016 dhe tendenca nuk ka ngadalësuar pas pushimeve te veres: gjatë dy javëve të para të shtatorit, numri i automjeteve të motorizuara u ul me 3.9% krahasuar me shifrat e vitit të kaluar.
Por arritja më e madhe është ajo që i referohet dekadës së fundit, e cila siguron që, sipas shifrave të bashkisë së qytetit, trafiku është zvogëluar për 30%.
Ndërtimi i rrugëve të biçikletave, zonat pedonale në qendrën e qytetit dhe biçikleta publike Velib kanë qenë çelësi I këtij suksesi.
Disa nga masat të marra në kryeqytetin francez, siç është ndërtimi i shtigjeve të biçikletave (qyteti shton më shumë se 300 kilometra rrugë biçikletë në vit), ecjet përgjatë Sienës, apo efikasiteti i sistemit të biçikletave publike Velib kanë qenë elementet thelbësore për këto përmirësime.
Por kjo nuk është e gjitha: kryebashkiaku lokal, Anne Hidalgo, ka zbatuar politika të ndryshme që synojnë të zvogëlojnë ndotjen në qytetin e saj, e cila ka arritur nivelet më të larta ndonjëherë. Pa shkuar më tej, Hidalgo ka ndaluar trafikun në qendrën e qytetit për makinat mbi 20 vite të vjetra, me synimin për të ndaluar makinat e naftës deri në vitin 2020.
Parisi jetonte 15 ditë në vit ndotje të lartë dhe të rrezikshme në 2016, 16 ditë në 2015 dhe 2014, dhe 36 ditë në 2013, 44 ditë në 2012. Sot mbahet si një nga qytetet me reagimin më të fortë ndaj ndotjes.
Po Tirana jonë?

No comments:

Post a Comment