Thursday, October 5, 2017

Erdhën ditët me shi: Ja disa këshilla të dobishme për të pedaluar!

Erdhën ditët me shi: Ja disa këshilla të dobishme për të pedaluar!

Ecovolis
Written by ecovolis

Vera ka mbaruar … erdhën ditët me shi. Ata që lëvizin në qytet me biçikletë e dinë se kjo nuk është aspak pengesë, gjithsesi ju këshillojmë të mbani mend disa këshilla të thjeshta që mund të jenë shumë të dobishme në rast të një rrebeshi.
1.Pedalo ngadalë. Zvogëloni shpejtësinë dhe tregoni kujdes ekstrem në të gjitha lëvizjet tuaja: mundësitë e rrëshqitjes në asfalt të lagësht, dhe elementët metalikë që gjeni në rrugën tuaj janë te medha. Gjithmonë mbani distancën e sigurisë, mos hyni në pellgje, veçanërisht nëse nuk e dini thellësinë e tyre.
2. Qëndroni të thatë. Një mushama e mirë do të jetë shoqja juaj më e mire në ditë me shi. Nëse shiu shoqërohet me të ftohtë, mos harroni të mbani një bluzë pambuku e cila t’iu mbajë djersën. Vishni dorashka të mira dhe këpucë shiu, së bashku me një palë çorapë ekstra: ato mund të jenë të dobishme.
3. Jini të dukshëm. Është gjithmonë e domosdoshme që të keni dritat e përparme dhe të pasme. Mos harroni se dukshmëria juaj është shumë e dobet në ditë me rrebesh, kështu që për siguri mbani disa drita të fuqishme të karikuara mirë.
Po ju si e mbroni veten në ditë me shi ? Na tregoni !

No comments:

Post a Comment