Thursday, October 5, 2017

‘Më mirë me biçikletë’: Fushata qe po sfidon qytetin argjentinas!

‘Më mirë me biçikletë’: Fushata qe po sfidon qytetin argjentinas!

Ecovolis
Written by ecovolis
Qyteti argjentinas i Buenos Aires ka nisur një fushatë reklamuese për të inkurajuar çiklizmin urban në një mënyrë shumë të veçantë: duke treguar përfitimet e ndryshme që biçikleta I sjell në trupin tone.
Ajo i përgjigjet emrit “më mirë me biçikletë “, dhe është zhvilluar nga agjencia e pavarur për promovimin e çiklizmit urban në Buenos Aires. Ideja është e thjeshtë: tregon përfitimet që biçikleta ka në pjesë të ndryshme të trupit tonë: mushkëritë, zemrën, kokën ose nyjet .
Për shkak se është vërtetuar shkencërisht se pedalimi i sjell shumë përfitime trupit. Pedalimi është një stërvitje e madhe kardio që forcon zemrën tonë dhe përmirëson performancën e shumë prej muskujve dhe nyjeve tona. Por jo vetëm fizikisht: duke shkuar me biçikletë për të punuar ose në shkollë, për shembull, ndikon në shëndetin tonë mendor duke na bërë më të fokusuar, të relaksuar dhe me një humor të mirë.
Kjo fushatë e zgjuar ka shërbyer gjithashtu si mesazh që shoqëron ilustrimet e thjeshta të tilla si: “Një zemër aq e fortë vetëm dashuria mund ta thyejë” ose “Hiqni problemet e mendjes suaj, pa i futur në një pjesë tjetër të trupit tuaj “.
Një fushatë e thjeshtë dhe efektive që na kujton ose, më mirë, që na fton të rizbulojmë përfitimet e shumëfishta të marrjes së biçikletës çdo ditë.

No comments:

Post a Comment