Thursday, March 12, 2015

Provinciali I vonuar I Inovacionit Urban...

Ku I vendosin të gjitha qytetet biçikletat e tyre. Mbi tokë. Në nivelin e sistemit rrugor. Të ndërthuren dhe ato në kolazhin e bukur të qytetit. Epo, jo të gjitha qytetet….


Të gjithëve na rastis të njihemi me njerëz të mrekullueshëm, inspirues që I hasim në udhëtime pune apo argëtuese. Gjithashtu na rastis të shikojmë shumë gjëra në qytetet që vizitojmë. Dhe midis tyre është e pashmangshme të shikojmë dhe çudira që na lën pa fjalë dhe na irritojnë. Sidomos në infrastrukturë. Mbetem I shtangur nga inspirimi I krijuesve të korsive që vendosen në anën e gabuar të vëndparkimeve të automjeteve, ose që vendosen në zonën e hapjes së dyerve të këtyre automjeteve. Mashtrimet më të mëdha të infrastrukturës së biçikletave. Ujku nën lëkurë deleje.
Pavarësist dekadave të funksionimit të mbarë të rrjetave rrugore të dedikuara për pedalues, ku dhjetëra mijëra çdo ditë krijojnë lehtësim të rëndësishëm të trafikut në qytete, në vënde të tjera ndodhin ende gabime të mëdha. Shikojmë ide që hidhen në tavolinë nga inxhinierë dhe planifikues urbanë të cilët qartazi nuk pedalojnë në qytetet e tyre. Krijime Frankenstainfrastrukturore të gatuara në laboratorin e ndonjë doktori të çmendur.

Rrugët e qyteteve tona, disa prej tyre me një histori 7000 vjeçare, janë hapësirat më demokratike në historinë e Homo Sapiens. Kur automjeti u prezantua në përditshmërinë e qyteteve tona, nisi një diktaturë urbane ende e parrëzuar që krijon kushte të njëanëshme. Sigurisht të gjithë jemi dëshmitar të shpërthimev  revolucionare që kanë ndodhur dhe kanë krijuar kushte pak më të favorshme për pedaluesit urbanë. Avokatura pasionante e biçikletave, në çdo ditë e më shumë qytete, mblidhet dhe rekruton mëndje dhe zemra që rrahin nën ritmin e një zinxhiri biçiklete të papengueshme. Nga njerëz të mëdhenj janë dëgjuar deklarata të jashtëzakonshme. Një që do doja të veçoja, deklarata e ish-kryebashkiakut të Parisit, Delanoe : “Fakt është që makinat nuk kanë më vënd në qytetet e kohës sonë”. Ai mbështeti mendimin me aksion duke transformuar Parisin në 13 vite mandatesh të pandërprera. Puna e tij vërtetë fryëzuese përfshiu infrastukturë për pedaluesit, rregulim gjithëpërfshirës të trafikut dhe shumë elemente të nevojshme.

Nga ana tjetër regjimi motorristik vazhdon të diktojë shumë qytete që vujanë dhe kërkojnë rrugëdalje. Bashkë me shpresën që ekziston, shpesh përballemi me koncepte që na bëjnë të habitemi me nivelin e ulët të mendimit që është hedhur në to. Shpesh herë këto koncepte ngjajnë pashmangshmërisht me atë fëmijën që në çdo orë mësimi se ka vëmëndjen dhe bezdis gjithë klasën me sjelljen e pamatur dhe shakatë pa sens që vetëm rrespekt nuk mbledhin. Në hapësirën e modernizimit të qyteteve tona, duket qartazi që ky fëmi është Londra.


Si u arrit që ky vënd të japi tre, as një as dy por  tre, koncepte massive të cilat habisin me nivelin e tyre të ulët në dy fusha – inteligjencë dhe kuptim të jetës urbane dhe rolit të biçikletës në qytete në këto 130 vitet e fundit?

Në të majtë, akti I parë I komedisë urbane (që më shumë do veprojë si tragjedi). Skycycle nga Norm Foster. Vendosja e pedaluesve të përditshëm në një raft me urdhër të regjimit diktatorial të automjeteve. Mbajtja e këtyre bezdive jashtë rruge duke I ofruar akses minimal në gjëra me rëndësi të vogël si… shkolla, vëndet pune, dyqane, administratë etj. 

220 milionë Paund  për fazën e parë për 220 kilometra…. Në një vepër ku të 400.000 pedaluesit përfitues do paguajnë 1 Paund sa herë aksesojnë veprën. Marie Kastup (Menaxhere Projektesh nga Kopenhageni) thotw që edhe nëse Kopehageni do I kishte këto sasi lekësh, nuk do ndërtonte diçka si Skycylce pasi do largonte pedaluesit e qytetit nga nevojat e tyre dhe qytetin nga pjesa tij më dinamike.

Disa njerëz kanë barazuar  projektin  Skycycle me Urën Gjarpër në Kopenagen. Jo. Gjarpëri është një urë, e cila shërben për të zgjidhur një problem lokal. Jo për të larguar pedaluesit urbanë nga rrugët.





Akti I dytë I absurditetit është një korsi pluskuese mbi lumin Tames për pedalues dhe këmbësorë.

600 milionë Paund.
Jo më shumë se 20 km.
Dhe biletë hyrje 1.5 Paund për çdo përdorues.

Me këtë “projekt”, s’di as ku ta nis. Renderi prezantues mësipër nuk na tregon as për rampa aksesi në vepër. I shërben argëtimit apo nëvojës? Kush e di? Kujt I intereson?... Akoma një arkitekt I cili është mendërisht I larguar nga realiteti I jetës në qytet.

















Dhe së fundmi, akti I tretë. Gjëja e fundit që do shikosh para se të largohesh nga zyra. Diçka që pasi e ke parë, nuk mund ta harrosh asnjëherë. London Underline (Vija Nëntokësore e Londrës). Nju Jorku duhet të jetë shumë I ofenduar nga kjo referencë për High Line-in e tij.

Mirësevini në anën e errët të pedalimit urban. Nëse Skycyle dukej jo praktike, ky project më lë pa fjalë.

Dëbimi I pedaluesve, duke I vendosur në ajer, mbi ujë dhe tashmë nën tokë.
Largojini këta njerëz nga AutoCAD dhe Maya.
Janë turp përpara gjithë qytetarëve të Londrës që kuptojnë (edhe nëse nuk pedalojnë). Ata të cilët përpiqen të korgjojnë kaq shumë gabime të trashëguara apo të reja në qytet. Nëse jeni kuriozë, ekzsiton dhe një prezantim në video I këtij “koncepti”

Sigurisht, ideja është përdorur dhe më parë. Tunele për pedalues. Tunele që shërbejnë për një udhëtim specifik nga pika A në pikën B. Si ai në San Sebastian. Si ai që është ndërtuar nën lum në Roterdam në vitin 1930. Por kemi mësuar shumë në këto rreth 100 vite. Hollandezët kanë bërë një punë të mrekulueshme me nënkalimet si dhe me mbajtjen e tyre të ndriçuara dhe me oksigjen. Në Danimarkë, dhe në ato pak parkime biçiketash të errëta që ekzistojnë vendoset muzikë dhe ndriçim për të krijuar një ambjent miqësor dhe evitohet sa më shumë përdorimi I tuneleve duke u kufizuar në nënkalime që I shërbejnë vazhdimit të lëvizjes si për biçikletat por dhe automjeteve. Mbajtja e pedaluesve mbi tokë, në nivel rruge, është standarti në të dyja këto shtete.

Nëse kërkoni për inovacion, në infrastrukturën e biçiketave do të shikoni se si vendoset theksi në nevojat e pedaluesve dhe I shërben disa funksioneve llogjike dhe praktike. Ura Gjarpër është një shëmbul I mrekullueshëm. Rrethrrotullimi Pluskues në Eindhoven, edhe ky. Udha e Gjelbër e pedaluesve akoma më shumë. Shëmbujt janë të shumtë.

Gjithashtu vihet re që këto inovacione janë të thjeshta në natyrë. Të thjeshta, racionale dhe funksionale. Bazohen në kuptimin e funksionimit të biçikletës në qytet, në të kaluarën të tashmen dhe të ardhmen.

Kemi ato që na duhen. Dimë ato që na duhen. Për të zhvendosur mendimin ne forma moderne dhe inteligjente të transportit.



… dhe diçka e fundit pas kësaj vepre me tre akte, për të lindur pak shpresë. Një urë e re mbi lumin Tames, Ura Kopësht– garden bridge -  që ofron ndërlidhje dhe hapësirë parku në një qytet me nevojë gjigande për të dyja. 


Por jo… me sa po duket, mbi urë nuk do lejohen pedaluesit!


Provinciali I vonuar godet sërish. Duke prishur mësimin. Tokio dhe Berlini e injorojnë. Kopenhageni dhe Parisi po I pregatisin një kurth pas mësimi. Buenos Aires, Nju Jorku dhe Dublini e tregojnë me gisht dhe qeshin me të madhe…


Qytetet duhet të evolojnë duke mbetur të këndshme për qyetetarët. Urojmë që ky shembull qyteti që zgjedh rrugën e gabuar të frymëzojë të tjerë për të vepruar drëjtë. 

No comments:

Post a Comment