Dhe nëse spo blini biçikletë për veten tuaj, por vogëlushët
tuaj janë në kërkim ky artikull mund tju vijë në ndihmë…
Udhëzuesi
I Blerësit: Zgjedhja e biçikletës së parë.
Keshilla e parë që mund tju japim, dyqanet e biçikletave janë
aty për tju ndihmuar. Përndryshe do ishte e pamundur të zgjidhje diçka në gamën
gjigande të dyrrotakëve.
Blerja e një biçiklete duhet të jetë një eksperiencë e
bukur. Po blini diçka që ka gjasa nesër të ndryshojë mënyrën e mendimit për çeshtje
të mëdha e të vogla. Ndaj, nuk duhet marrë lehtazi duke kryer një blerje të
shpejtë dhe të gabuar duke cunguar kënaqesinë e pedalimit dhe duke ulur kështu
gjasat që pedalimi të kthehet në përditshmëri. Kështu, duke kaluar nëpër
dyqanet e biçikletave duhet të kërkoni atë I cili do përshtasi nevojat e
pedaluesit me mjetin. Kjo mbetet një vlerë në cilëndo moshë. Është ai I cili do
përqëndrohet në blerje më shumë se në çmimin e biçikletës dhe në kryerjen e
blerjes së shpejtë. Është ai I cili do ju japë një eksperiencë të lehtë dhe të
këndshme blerje.
Si hap I parë përzgjedhës, nga eksperienca, nëse brënda 20
sekondash nga momenti që futeni në dyqan nuk keni një sinjalizim miqësor që
dikush do ju shërbejë shumë shpejt, provoni një tjetër dyqan. Mirëkuptimi dhe përqasja
me blerësin janë dy vlera madhore të shërbimit të klientit. Nëse nuk ndodhin në
fillim të transaksionit, ka gjasa te mos ndodhin fare. Sigurisht mund të duhet
të provohet në disa dyqane derisa të gjëjdet ai I cili do prezantojë jo vetëm
mallin por dhe shërbimin, por në fund do shikoni që këmbëngulja juaj do shpërblehet.
1. Qëllimet në pedalim
Është shumë e shpeshtë të blihet pa arsyetim në biçikletën e
parë. Shpesh njerëzit blejnë me mendimin që të shikojnë nëse do u pëlqejë të
pedalojnë. Postulati, “po e blej, që të shikoj nëse do më pëlqejë” dëgjohet
spesh dhe po aq shpesh godet llogjikën si çekan I inatosur. Ky lloj blerje
bazohet tërësisht në çmim, në vënd të përshtatshmërisë. Kështu, dy gjëra
ndodhin: ndalojnë së pedaluari pasi kanë zgjedhur një biçikletë shumë të rëndë
apo shumë të vogël ose pasi shumë shpejt tejkalojnë performancën e biçikletës
dhe detyrohen të rishpenzojnë në një biçikletë që mund të kishin konsideruar që
në fillim.
Mendoni se çfarë qëllimesh keni për biçikletën tuaj. Nëse kërkoni
diçka sportive, synoni në materiale të lehta dhe paksa të shtrenjta. Nëse kerkoni
pedalim relaksues në park, një hybrid me çmim mesatar është ajo që do ju kënaqi.
Mendoni veten në këto dy ikona dhe ajo e cila ju ngjit më shumë është edhe përgjigja
kur shitësi tju pyesë se çfarë pedalimi dëshironi të bëni.
2. Miti I “një biçikletë për të gjitha përdorimet”
Një ndodhi tjetër e shpeshtë në dyqanet e biçikletave është
mendimi që të kërkohet një biçikletë e cila bën çdo gjë nga pak. Ky koncept është
hutues dhe vjen nga të gjithë ata të cilët, si në rastin e parë, skanë vendosur
për qëllimet e tyre mbi pedale. Nuk ekziston një biçikletë universale për pedalim
në qytet, pedalim sportiv dhe për pedalim në mal. Ekzistojnë modele të cilat
janë disi të përshtatshme për pedalim të përzier, por asnjëherë nuk duhen pasur
në mendje kur ke një target pedalimi të qartë pasi asnjëherë nuk do performojnë
ashtu siç dëshironi. Edhe pse shpesh
mund të pedalosh në disa terrene me një biçikletë, vihet re që njerëzit edhe
pse duan fleksibilitet në variantet e zgjedhjes më pas nuk pedalojnë në disa
terrene por preferojnë një. Ndaj mirë është të jemi të qartë cili është ky
terren dhe të blejmë diçka që I përshtatet plotësisht jo pjesërisht.
3. Mos shikoni ngjyrat
Të gjithëve na tërheq moda, sigurisht, por një nga rastet ku
pamja sduhet tju udhëheqë është gjatë blerjes së një biçiklete. Ajo e cila do
ju tërheqi syrin, jo domosdoshmërisht është ajo e cila funksionon për ju. Mendoni
fillimisht nevojat dhe rehatinë tuaj në përdorim dhe në nivel të dytë, pasi të
shikoni çfarë ju ofron tregu, zgjidhni ofertën e cila ju kënaq dhe vizualisht.
Pra, çfarë tipi jeni?
Biseda që duhet të kryeni me veten tuaj do përqëndorhet në
tre kategori të mëdha që shpesh japin ndihmën kryesore në përzgjedhje.
Urban / Hybrid
Kjo kategori përkët atyre që po I bashkohen efektit ortek që
po përfshin qytetarët e botës për të pedaluar në qytete. Shumë prej tyre skanë
pedaluar që kur ishin fëmijë, shumë të tjerë duan të pedalojnë ato 5-6 km për në
punë/shkollë që çdo ditë I bëjnë me makinë apo këmbësorë. Në këtë katëgori
shpenzohet për siguri dhe rehati në pedalim. Nuk është e nevojshme të
orientoheni në trupa karboni apo sisteme frenimi shumë të ndërlikuara. Modelet hollandeze
mund tju japin një ide të qartë të asaj që do ju shërbejë në funksionalitet,
shpejtësi, siguri dhe rehati.
Biçikleta Kursi
Nëse ju pelqen jeta sportive intensive dhe e gjeni veten
shpesh të mërzitur me biçikleta me pesha të mëdha dhe performancë që lë për të
dëshiruar. Vlen të vihet në dukje që kjo kategori ka çmime pak më të kripura
dhe se çmimet mund të variojnë shumë nha modeli në model për shkak të
materialeve dhe teknologjive të përdorura. Çmimet këtu duhen analizuar me kusht
parësor ambicjen dhe dëshirën tuaj për të marr maksimumin nga blerja juaj dhe
efektivisht nga përdorimi I mëtejshëm. Nëse bashkëbisedoni me stafin e dyqanit
mund të merrni shumë informacione kyçe që do ju vlejën në përzgjedhje. Sistemet
e frenimit, ato të marrsheve, konstruksioni I trupit (gjeometria dhe
materialet) janë faktorë që duhet ti përzgjidhni në mënyrë shumë të
personalizuar që çdo qindarkë që do shpenzoni të vlejë.
Mountain Bike
Nëse ju pëlqen të bëni ngjitje malore apo dhe udhëtime nëpër
shtigje pyjore, kjo kategori du ju përshtatet më shumë. Përgjithësisht në këtë
kategori do shikoni një varietet të gjërë zgjedhjesh pasi ekziston një varietet
terrenesh të çregullta që mund të pedalohen. Tre nëndarje të mëdha: Rigid (pa
amortizatorë); Hardtail (amortizator përpara) dhe Full Suspension (me dy
amortizatorë). Këto nëndarje kanë kontroll në ndryshim mbi terren, më shumë
kontroll jep çmim më të lartë. Edhe në këtë kategori kemi një specifikim të
lartë të materialeve dhe teknologjive që japin kombinime të ndryshme dhe për
pasojë çmime të ndryshme.
Sigurisht që ekzistojnë më shumë se 3 tipe pedaluesish, por
të gjithë ndahen në këto 3 kategori të mëdha. Krijoni një mendim tuajin bindës
dhe kërkoni bashkëpunim me dyqanet që të informoheni në blerjen tuaj të parë
por edhe të dytë…
No comments:
Post a Comment