Të ndash rrugën me përdoruesit
e tjerë ka rreziqe, dhe diçka që bashkon pedalues të rinj e të vjetër është
frika e goditjes nga një automjet. Por, çfarë ndodh nëse jo vetëm njëri nga të
implikuarit është pedalues? Një studim I bërë gjatë vitit 2014 ka treguar që
88% e pedaluesve të rregullt janë dhe drejtues automjetesh ndaj dhe është e
pashmangshme që vet ata (shoferet) të përfshihen në një aksident ndërkohë që
janë duke pedaluar. Historia në vijim është një e tillë, një pedaluese e
rregullt që goditi një çiklist me automjetin e saj. Emrat janë ndryshuar për tu
ruajtur privacia e individëve por historia vlen të prezantohet që të kuptohet që
kur vjen situate në ktë pikë midis automjeteve dhe biçikletave, nuk mund të jetë “ne kundër
atyre”.
- - Shoferja
Mikesha jonë, le ta quajmë
Veronika, jeton në një lagje të Boston dhe të gjithë miqtë e njohin si
pedaluese të përditshme. Pedalon për dhe nga puna e saj që ndodhet 5 kilometra
larg, si dhe një pjesë të mirë të detyrimeve shtëpiake I plotëson mbi pedale.
Boston ka bërë shumë hapa pozitivë vitet e fundit për tu bërë një qytet ku
pedalohet me kenaqësi, por Veronika ende shprehet e shqetësuar në lidhje me përplasjet.
“Thuajse çdo ditë mendoj situata ku jeta ime vendoset në rrezik” thotë ajo. Edhe
të ngasësh makinën në Boston nuk është e lehtë për shkak të trafikut. Shumë shoferë
kanë braktisur makinat që ti shpëtojnë këtyre kushteve por edhe mbi biçikletë
kanë të njëjta probleme për shkak të mungesës së vigjilencës së shoferëve. “Kur
pedalon vet ke më shumë kujdes” thote ajo, “nëse jam e ndaluar në rrugë
gjithmonë kontrolloj pasqyrat përpara se të nisem dhe asnjëherë nuk I bie borisë
kur kam përpara një biçikletë”.
- - Përplasja
Gjatë një dimri posaçërisht të
vështirë në Boston, pedalimi Ishte I vështirë, dhe duke mos pasur goma por dhe
pajimet e duhura për atë mot, Veronika e gjeti veten duke I dhënë makinës përgjatë
Shkurtit dhe Marsit. Në një ditë të tillë marsi, ndodhi aksidenti. Ajo po ecte
në rrugët e ngushta të lagjes së saj dhe në një kryqezim ndali për të
kontrolluar trafikun në ardhje. Sipas edhe raportit të policisë, një makinë e
parkuar jashtë rregullit, I pengonte shumë fushëpamjen në kryqëzim dhe për
pasojë ajo duhej të futej mjaft brënda tij për të kontrolluar për makina në
ardhje. “Ndërkohë që po ecja për tu futur në kryqëzim, çiklisti u pengua me anësoren
e pjesës së përparme të makinës dhe pas një përplasje në kofano përfundoi në
asfalt”. Çiklisti ishte duke zbritur një kodrinë dhe e njëjta makinë që
pengonte Veronikën të shikonte rrugën, pengonte dhe çiklistin të shikonte makinën
që po futej në kryqëzim. Djali mbi biçikletë që e kishte vendosur një kaskë në
kokë, kishte gjakderdhje nga hundët por dukej I padëmtuar. Arriti të ngrihej
menjëherë dhe ajo që mbizotëronte ishte shokimi nga ngjarja. Veronika doli menjëherë
nga automjeti për të parë nëse ishte mirë dhe lajmëroi menjëherë ambulancën. Gjatë
pritjes për policinë dhe ambulancën kërkoi ndjesë me dhjetëra herë duke pranuar
që si person që pedalon, ky ishte një gabim kryekëput I saj. Pasi djali u
vendos në ambulancë për të bërë kontrolle të mëtejshme, Veronika kërkoi të shoqërohet
pasi nuk ishte në gjendje të ngiste automjetin e saj.
- - Pas përplasje
Gjatë pedalimit, Veronika
identifikohet si një person me një reagim të fortë ndaj shoferëve neglizhent,
ata që hapin dyert dhe ata që e përdorin borinë pa hesap. Duke menduar shpesh që
mund të goditet ajo vet, dhe si do vijonte nëse do goditej, ajo u habit tej
mase kur pa që djali të cilin ajo aksidentoi, po tregonte një mungesë të madhe
nervozizmi. Ata nuk u konfliktuan aspak madje në ditët në vijim ata mbetën në
kontakt të vazhdueshëm në lidhje me shëndetin e djalit. Pas aksidentit edhe
dimri lejoi Bostonin të rrisi temperaturat, dhe Veronika la sediljen e makinës
për shalën e biçikletës së saj. Pavarësisht aksidentit ajo shprehet aspak e
frikësuar për veten e vet në trafik por edhe më të kujdesshme se më parë.
No comments:
Post a Comment