Showing posts with label bicycle riding. Show all posts
Showing posts with label bicycle riding. Show all posts

Wednesday, May 20, 2015

Një këndvështrim nga të dyja anët e xhamit ballor.



Të ndash rrugën me përdoruesit e tjerë ka rreziqe, dhe diçka që bashkon pedalues të rinj e të vjetër është frika e goditjes nga një automjet. Por, çfarë ndodh nëse jo vetëm njëri nga të implikuarit është pedalues? Një studim I bërë gjatë vitit 2014 ka treguar që 88% e pedaluesve të rregullt janë dhe drejtues automjetesh ndaj dhe është e pashmangshme që vet ata (shoferet) të përfshihen në një aksident ndërkohë që janë duke pedaluar. Historia në vijim është një e tillë, një pedaluese e rregullt që goditi një çiklist me automjetin e saj. Emrat janë ndryshuar për tu ruajtur privacia e individëve por historia vlen të prezantohet që të kuptohet që kur vjen situate në ktë pikë midis automjeteve dhe biçikletave, nuk mund të jetë “ne kundër atyre”.


-               - Shoferja
Mikesha jonë, le ta quajmë Veronika, jeton në një lagje të Boston dhe të gjithë miqtë e njohin si pedaluese të përditshme. Pedalon për dhe nga puna e saj që ndodhet 5 kilometra larg, si dhe një pjesë të mirë të detyrimeve shtëpiake I plotëson mbi pedale. Boston ka bërë shumë hapa pozitivë vitet e fundit për tu bërë një qytet ku pedalohet me kenaqësi, por Veronika ende shprehet e shqetësuar në lidhje me përplasjet. “Thuajse çdo ditë mendoj situata ku jeta ime vendoset në rrezik” thotë ajo. Edhe të ngasësh makinën në Boston nuk është e lehtë për shkak të trafikut. Shumë shoferë kanë braktisur makinat që ti shpëtojnë këtyre kushteve por edhe mbi biçikletë kanë të njëjta probleme për shkak të mungesës së vigjilencës së shoferëve. “Kur pedalon vet ke më shumë kujdes” thote ajo, “nëse jam e ndaluar në rrugë gjithmonë kontrolloj pasqyrat përpara se të nisem dhe asnjëherë nuk I bie borisë kur kam përpara një biçikletë”.

-              -  Përplasja
Gjatë një dimri posaçërisht të vështirë në Boston, pedalimi Ishte I vështirë, dhe duke mos pasur goma por dhe pajimet e duhura për atë mot, Veronika e gjeti veten duke I dhënë makinës përgjatë Shkurtit dhe Marsit. Në një ditë të tillë marsi, ndodhi aksidenti. Ajo po ecte në rrugët e ngushta të lagjes së saj dhe në një kryqezim ndali për të kontrolluar trafikun në ardhje. Sipas edhe raportit të policisë, një makinë e parkuar jashtë rregullit, I pengonte shumë fushëpamjen në kryqëzim dhe për pasojë ajo duhej të futej mjaft brënda tij për të kontrolluar për makina në ardhje. “Ndërkohë që po ecja për tu futur në kryqëzim, çiklisti u pengua me anësoren e pjesës së përparme të makinës dhe pas një përplasje në kofano përfundoi në asfalt”. Çiklisti ishte duke zbritur një kodrinë dhe e njëjta makinë që pengonte Veronikën të shikonte rrugën, pengonte dhe çiklistin të shikonte makinën që po futej në kryqëzim. Djali mbi biçikletë që e kishte vendosur një kaskë në kokë, kishte gjakderdhje nga hundët por dukej I padëmtuar. Arriti të ngrihej menjëherë dhe ajo që mbizotëronte ishte shokimi nga ngjarja. Veronika doli menjëherë nga automjeti për të parë nëse ishte mirë dhe lajmëroi menjëherë ambulancën. Gjatë pritjes për policinë dhe ambulancën kërkoi ndjesë me dhjetëra herë duke pranuar që si person që pedalon, ky ishte një gabim kryekëput I saj. Pasi djali u vendos në ambulancë për të bërë kontrolle të mëtejshme, Veronika kërkoi të shoqërohet pasi nuk ishte në gjendje të ngiste automjetin e saj.

-                - Pas përplasje

Gjatë pedalimit, Veronika identifikohet si një person me një reagim të fortë ndaj shoferëve neglizhent, ata që hapin dyert dhe ata që e përdorin borinë pa hesap. Duke menduar shpesh që mund të goditet ajo vet, dhe si do vijonte nëse do goditej, ajo u habit tej mase kur pa që djali të cilin ajo aksidentoi, po tregonte një mungesë të madhe nervozizmi. Ata nuk u konfliktuan aspak madje në ditët në vijim ata mbetën në kontakt të vazhdueshëm në lidhje me shëndetin e djalit. Pas aksidentit edhe dimri lejoi Bostonin të rrisi temperaturat, dhe Veronika la sediljen e makinës për shalën e biçikletës së saj. Pavarësisht aksidentit ajo shprehet aspak e frikësuar për veten e vet në trafik por edhe më të kujdesshme se më parë. 

Wednesday, May 13, 2015

2015 – Bristol... Kryeqyteti i Gjelbër i Europës


Bristol është I vendosur në JugPerëndim të Anglisë, dhe ka një popullsi prej 441,300 banorësh (2011). Eshtë qyteti I gjashtë në Angli dhe I teti në Mbretërinë e Bashkuar në renditjen e dëndësisë. Bristol, habiti jurinë e konkursit me planet e investimit në transport dhe energji. 
Qyteti ka marrë përsipër të shpenzoje një buxhet prej 500 milionë Euro në 3 vite në transport dhe 300 milionë Euro në 5 vite në sektorët e efiçensës energjitike dhe energjive të rinovueshme. Vlen të përmendet që në 10 vite zhvillim të vazhdueshëm që Bristol ka pasur, çdo vit që nga viti 2005 emetimet e dioksidit të karbonit CO2 kanë qenë gjithmonë në rënie. Bristol gjithashtu ka shprehur fuqishëm planifikim e tij për transformimin në një bërthamë jokarbonike e Europës duke gjeneruar mbi 17.000 vende pune në industry miqësore ndaj mjedisit deri në vitin 2030. Qyteti ka dhënë prova që do ja dali pasi mbylli vitin 2012 me rritje rreth 5% të ekonomisë së gjelbër.

Përveç të qënurit një qytet efiçent me një ekonomi të gjelbër në rritje, Bristol është dhe qyteti më I gjelbër në Mbretërinë e Bashkuar ku cilësia e ajrit është në nivele shumë të larta. Në 3 vitet ka dyfishuar numrin total të pedaluesve të përditshëm dhe ka marrë përsipër katërfishimin e numrit të sotëm në 5 vitet e ardhshme. Qyteti ka potencialin për tu kthyer në një model për Anglinë por dhe për më gjerë. 



Një marrëveshje midis qytetit dhe zyres se marredhenieve me jashtë ka për qëllim promovimin e çmimit të marrë për të rritur ndërgjësimin dhe pjesëmarrjen. Motivimi kryesor “Laboratori I Ndryshimit” bazohet në inovacion, udhëheqje dhe mësim. Rrjetet sociale dhe laboratoi I inovacionit doe bëjnë qytetin e Bristol të disponueshëm në të gjithë botën për konferenca dhe seminare online. Juria vendosi që Bristol ka treguar arritje në të gjitha kriteret e vendosura. Bristol njihet innovator në aspekte si ekonomia e gjelbër, strategjitë e fuqishme të komunikimit, dhe përkushtimit dhe entusiazmit të nevojshëm për tu kthyer në një model për Europën.

Ndryshimet Klimaterike

Bristol ka implementuar një angazhim afatgjatë në përmirësimin e ambjentit të qytetit dhe ka punuar për uljen e kontributit të qytetit në ndryshimet klimaterike që në vitin 2000. Gjithashtu ka programuar dhe vënë në zbatim një seri strategjish dhe planesh aksioni si Strategjia e Energjive të Qëndrueshme dhe Mbrojtjes së klimës së Bristol, Plani I Transportit Lokal që do vahdojë deri në vitin 2026 si dhe Sondazhin e Cilësisë së Jetës që do bazohet në pjesmarrjen aktive të qytetarëve në deklarimin e aspekteve si perceptimi I zhurmës.

Efektshmëria Energjitike

Në Bristol përdorimi I energjisë në shtëpi tashmë është ulur me 16% përgjatë viteve 2005 – 2010 dhe rendimenti energjitik në shtëpi është rritur me 25% në vitet 2000 – 2010). Si një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Kryebashkiakëve në vitin 2009, qyteti ka vendosur qëllime ambicioze për të ulur konsumin e energjisë me 30% dhe emetimet e CO2 me 40% brënda 2020 dhe me 80% brënda 2050. Këto qëllime janë inkorporuar në Strategjinë Rregullatore të Ndryshimeve Klimaterike dhe Sigurisë Energjitike të përditësuar në vitin 2012. Edhe pse momentalish nuk ekziston një përgjegjësi legjislative, për menaxhimin e përzier të energjisë në qytet, po punohet dhe për të rritur sasinë e prodhuar në burime të rinovueshme


Një nga elementët që po promovohet gjërësisht pas marrjes së çmimit është dhe një video falenderimi për qytetarët e Bristol që ndihmuan gjithë këto vite që qyteti I tyre të fitojë këtë çmim të rëndësishëm dhe motivimi për qindra mijëra të tjerë ti bashkohen kësaj mënyre të re mendimi.


Tuesday, September 30, 2014

ARKEOLOGJIA E AKSESOREVE TE BICIKLETES


Ekziston një pafundesi zgjedhjesh praktike ne ndihme te personalizimit te biçikletave, të trashëguara nga një shekull kulture biçikete.

Shumë elemente të cilat ishin pjesë normale në çdo biçikletë, me kalimin e kohës janë lënë në harresë. Arsyeja është e njohur. Ndërkohë që qytetet zhvilloheshin duke lehtësuar gjithmonë e më shumë transportin me automjete, biçkleta marxhinalizohej drejt përdorimit sportiv dhe atij për kënaqësi dhe jo si mjet pune. Të “çmëndurit pas peshave të lehta” eliminuan shume aksesorë me qëllim arritjen e shpejtësive të mëdha.

Me këto në mendje, kryem një kërkim për 10 elementet që përgjithësisht janë dashuruar dhe që do donim të riktheheshin në biçikletat tona tani që biçikleta rikthehet në jetët tona.

Këta janë aksesorë bazë që janë standartë në qytete me kulturë çiklizmi dhe edhe pse disa janë ende prezentë I kemi përfshirë në listë pasi shumë shtete të tjera I kanë humbur si elemente.



 Në vënd të parë kemi Grepin e Zgarës së Pasme. Një ndër detajet më të thjeshta dhe me imagjinatë. Për dekada ka shërbyer në transportimin e cantave të krahut si dhe qeseve. Nuk shikohet shpesh sot, veç nëpër katallogje biçikletash të shekullit të kaluar. Jetojnë fuqishëm në Danimarkë, ku shumë dyqane shitje biçikletash e kanë element standart të përfshirë thuajse në çdo shitje. Me shitjet në rritje të kompjuterave portabël, dikush mund të mendojë që do shërbenin mjaft mirë…







 Sigurisht, thuajse çdo biçikletë në Danimarkë dhe Hollandë apo në qytete ku çiklizmi ka peshë të lartë ka një Mbulesë Zinxhiri. Eshtë elementi më logjik pas Mbulesave të Rrotave. Stilistika e këtyre mbulesave është një temë tjetër. Eshtë vënë re një rëne interesi, por dikur cilido prodhues me rrespekt ndaj vetes përkushtohej me dashuri ndaj këtij elementi.







Biçikleta ime e vjetër kishtë një Dorezë Ngritje që e balanconte mrekullisht dhe e bënte ngritjen e saj shumë të lehtë. Shumë biçikjleta Suedeze sot e zotërojnë këtë elemen, por  për një kohë të gjatë ai ishte shtesë nevoje që përdorej në masë. Nëse trupi I biçikletës suaj nuk një dorezë të tillë që në prodhim, gjithmonë mund të shtoni një duke mos cënuar aspak pamjen e saj.






Ah, Dinamoja.  E rëndë, e çuditshme por plot magji. Pjesa më e madhe në qarkullim janë të një prodhimi mjaft të vjetër, por prodhohen ende. Një motor I vogël I vendosur pranë gomës suaj që lëshon një zhurmë të lehtë dhe ju siguron ndihmë në pedalimet tuaja në mbrëmje. Me gjasa dinamoja do të përfundojë në muzeu e biçikletës pasi prej kohësh po arrihet që dritat të funksionojnë pa nevojë fijesh pra me anë të magneteve.





 Mbrojtëset e Fustaneve kanë rezistuar dhe nuk tregojnë shënja dobësimi. Një tjetër aksesor I thjeshtë dhe efikas, nevojë për çdo pedaluese qyteti. Origjina e emrit është angleze. Në Danimarkë, quhen Mbrojtëse Palltoje, pasi palltot e gjata me copa të shtrenjta ishin norma në kohën e shpikjes së aksesorit. Mbrojtëset e thurura ishin shumë në modë në shekullin e kaluar. Elastike apo prej gome janë shumë të lira si dhe lehtësisht të gjetshme në shumë shtete. Stili I aksesorit mund të vendoset që të na përfaqësojë. Le ta kthejmë në jetë.






Këto shtesa të thjeshta prej gome për timonat tanë shërbejnë për një arsye të vetme. Mbrojnë timonin si dhe muret në të cilat mbështetet gjatë parkimit afatgjatë apo afatshkurtër. I kam parë nga afër vetëm në Itali dhe jam kurioz në cilin shtet janë ende në përdorim. Një element me rëndësi në dukje të vogël por që në kohën e mungesës së vëndparkimeve apostafat për biçikleta krijonte lehtësi dhe efekt.






…për ata që ankohen për çiklistët që dëgjojnë muzikë gjatë pedalimit apo kontrollojnë telefonin (por që nuk nervozohen njësoj kur shoferët bëjnë të njëjtën gjë), ky është një makth I vërtetë. Mbajtëset e Gazetave ishin shumë në modë në shumë shtete. Në pamje kemi dhe një modifikim të lehtë që ju lejon palosjen dhe leximin e artikullit të preferuar. Dhe duke qenë se ishte një aktivitet I zakonshëm dikur, për shkak të telasheve të mundëshme, u krijua dhe sinjalizimi rrugor I nevojshëm në zona të caktuara. Në foto, një sinjalizim I hasur në Hollandë.







Dikur e hasur gjithandej, furça e përulur e aksit tashmë jeton vetën në Kopenhagen dhe në Hollandë. Ajo qëndron aty e heshtur, duke u rrotulluar rreth aksit dhe duke mabjtur aksin të pastër nga grasoja dhe papastërtitë e tjera.










Dikur, elementi që tërhiqte pjesën më të madhe të vëmëndjes dhe krijonte garën kryesore midis prodhuesve. Stampat Ballore. Numërohen me mijëra në këto 125 vite të fundit dhe pjesa më e madhe janë totalisht të adhurueshme. Cilido prodhues me peshë kishte disa logo historike dhe ato bëheshin stampat ballore që do adhurohen për dekada të tëra.






Zilet janë ende në qarkullim dhe nuk tregojnë shënja dobësimi. Shumë prej nesh duan stilet e vjetra të zileve pasi ato mbartin krenarinë dhe aftësinë e artizanalitetit të prodhuesit. Një pjesë preferojnë numrat e pafundme të zileve të prodhuara në Kinë çdo ditë. E mira është që tregu jep alternativë për cilindo sot. Për fat të keq një pjesë mjaft e vogël janë të prodhuara tërësisht prej metali për të lëshuar atë tingull kërkues dhe të këndshëm.





Kjo është 10-shja jonë. Kemi harruar ndonjë?- ЄК
 

Saturday, July 26, 2014

18 Tregues që ti jeton në një qytet me kulturë çiklizmi

18 Tregues që ti jeton në një qytet me kulturë çiklizmi 


E pregatitëm. I thjeshtë, I përpiktë dhe I saktë… udhëzuesi që dëshmon për rëndësinë dhe peshën e biçikletës në qytetin ku ti jeton.

1. Nuk e ke problem të pedalosh me “marsh fiks” ndërkohë që je në kërkim të një riparuesi që të marri përsipër sistemin tënd të ndrimit të marsheve që ka hequr dorë momentalisht.

2. Nëse një makinë në trafik I bie borisë, zakonisht I jep rëndësi minimale. Në fakt të kujton që ka kaluar mjaft kohë që ske vizituar kopshtin zoologjik me vogëlushët e tu për të ushqyer patat….mbase të Djelën do ishte perfekte?

3. Nuk të duket çudi të pedalosh në 35C me një 4vjeçar të siguruar në ndënjësen pas teje, dy trasta plot me pazaret e kuzhinës në koshin e përparmë ose të varura në doreza, ndërkohë që po diskuton me partnerin në telefon me kufje për mbrëmjen që do organizoni me miqtë… duke mos harruar të informosh pedaluesit turistë në qytetin tënd për pika interesi dhe kurioziteti që mund të vizitojnë.


4. Kur e ndjen që po mbinxehesh gjatë pedalimit për në punë… pedalon më ngadalë. Dhe nëse parashikimi I motit flet për një mot të nxehtë për nesër, planifikon për një nisje pak më të hershme për në punë që të mos djersish gjatë një pedalimi të shepjtë të mëngjesit.


5. I vetmi rast që shikon Lycra apo Spandex janë disa regjistrime të vjetra seancash stërvitore në emisione mëngjesi ose mbi vrapuesa në park.

6. …në vijim të arsyes pararendëse, emri GoreTex të jep përshtypjen të një lojtari të SpVgg Unterhaching të Mynihut.

7. Kur diçka nuk shkon mire me biçikletën tënde dhe e ke lënë në servis, merr të dytën që ken ë shtëpi për të shkuar në punë, ose atobuzin. Edhe pse makinën e ke të parkuar përpara shtëpisë.

8. Shumë çiklistë rreth teje vendosin helmeta dhe asnjë prej tyre nuk e neglizhon vendosjen e saj mbi kokën e ndonjë vogëlushi apo vogulusheje që pedalon përkrahë apo mbartet në ndënjëse të posaçme.

9. Më I çuditshmi në grupin tënd të miqësisë është ai I cili nuk ka është rrëzuar asnjëherë nga biçikleta… Të gjithë e shikojnë me dyshim dhe e kontrollojnë për dëmtime që mund të mos tregojë. 


10. Minimalisht 3 herë në javë ndryshon atë që ke veshur pasi nuk shkon me biçikletën tënde.


11. Bisedon çdo javë me miqtë apo kolegët e tu çdo javë për servise biçikletash të reja që ofrojnë çmime apo shërbim më të mire dhe paralajmëroni për ato të cilat kanë mangësi në shërbim apo çmime të larta.

12. Kur shikon dikë me pantallonat brënda çorapeve, mendon “…a I ka folur vallë dikush për lidhëset e pantallonave?”. Madje matesh 3 herë të pedalosh deri sa ta arrish dhe ti thuash ku shiten dhe sa kushtojnë.



13. Nuk e di që jeton brënda kulturës së biçikletave dhe nuk e përdor si shprehje. Ti thjesht pedalon.





14. Koha e qëndrimit në pritje të semaforit shpenzohet më së miri në vëzhgim të zgjedhjeve stilistike të çiklistëve rreth teje. Këpucë, çanta, syze madje deri dhe çadra apo dhe mbulesa shiu. Mundësitë janë të pafundme.

15. E gjithë garderoba jote mund të klasifikohet si “e përshtatshme për pedalim”, duke përfshirë takat 12cm të blera përpara 2 javësh si dhe palltoja dopiopetë që do i dhurosh motrës për ditëlindje në Dhjetor.

16. Kur një shofer i marrë të pret rrugën keq, i hedh një vështrim të akullt, shkund pak kokën me keqardhje... dhe e harron komplet situatën pas 50 metrave pedalim.


17. Një sasi e vogël ndryshku mbi biçilketë të duket estetike sepse të flet për përdorim dhe jetë. Biçikletat e reja fringo të japin iden e diçkaje plasike pa jetë.


18. Të duhen mbi 15 minuta për të gjetur biçikletën tënde në parkimin e fakultetit nëse ishe me nxitim kur e parkove dhe nuk e kishe mendjen aty.


                                                                                                                                                          - ЄК

Thursday, June 19, 2014

I love cycling in Albania / Jo gjithmone mjafton “zemra e madhe”

I love cycling in Albania / Jo gjithmone mjafton “zemra e madhe”
Stina e nxehte tashme ka trokitur (perpos diteve te grinjta qe jane kthyer ne sfondin e diteve te fund-qershorit) e keshtu Shqiperia shnderrohet ne nje spotlight turistik tejet interesant per te huajt qe pak apo shume e njohin vendin e vogel ne juglindje te Europes e ne gji te Ballkanit.
Pedalimi mes per mes natyres se virgjer, jetes tradicionale e folkloristike si dhe cultures e historise mijravjecare, eshte nje menyre mjaft e mire per turistet e vendeve te aferta e te largeta, per te njohur vendin e shqiponjave.
Wiiliem Hoffman, Marcos Duiker dhe Mrc Dirkx, pasi u larguan nga Korfuzi, gjate nje trip-i turistik ne Ballkan, u larguan edhe nga paragjykimi per Shqiperine,  (te ciles fillimisht i’a dinin vendondodhjen ne Afrike), duke vendosur keshtu te kalonin kufirin shqiptar tok me dyrrotaket e tyre. Nga Saranda ne Butrint, per te vazhduar me Beratin, Gramshin, Korcen, Erseken, Leskovikun : kudo njerez mikprites e me zemer te madhe, natyre e mrekullueshme me shkrepa malesh e det te bekuar nga Zoti, ushqim i mire, muzike tradicionale e folklor i pasur. Keshtu do t’a kujtojne ata udhetimin e tyre ne Shqiperi, dite me pas,  ne blogun e tyre virtual.

18 vjecari David Athenson, e shtoi Shqiperin ne itinerarin e tij, vec ne momentin e fundit, dhe kjo ndodhi pasi u kujdes te pyeste ne forume te ndryshme, ku pergjigjet qe mori ishin nga me te ndryshmet. Te shumte ishin ata qe dyshonin ne sigurine e pedalimit ne vendin e “humbesve te medhenj por te vertete” ( si do t’a quante Fatos Arapi ne poezine e tij “Gloria Victis”), ashtu sikurse te tjere nga eksperienca e tyre e keshillonin mos t’a humbiste rastin per te vizituar vendin e keqkuptuar gabimisht. Ai do t’a cilesonte si nje nga pervojat me te bukura e me te paparashikueshme te jetes se tij : surpriza ishte natyra e eger e mikpritja shqiptare. Zhgenjimi ishin rruget, jo shume te prirura per turizmin ciklistik, e ketu nuk behej fjale vec per rruget nderlidhese me qyteteve, por edhe per korsite e munguara te bicikletave, brenda tyre.

Rruget, korsite, infrastruktura…
Eh… sikur t’a dinte 18-vjecari Athenson sa e sa bojra kemi shpenzuar per keto tri fjale ne pankarta e ‘Liro Korsite’ e sa shume fryme kemi lene duke thirrur per to.
Keto ishin vec dy nga pershtypjet e qindra turisteve, te cilet kane zgjedhur nder vite, njohjen e Shqiperise permes dyrrotakut, turiste te cilet me hapjen e vendit, premtojne te behen mijra. Ata jane tashme nje realitet, ata tashme kane vertetuar se kane deshiren e mire te na njohur, duke lene pas legjenda paragjykimesh qe mbajne firmen e pushtimit te gjate otoman e te diktatorit Hoxha.
Ne duhet t’u tregojme gjithashtu, se Jemi., e per kete nuk mjafton vec zemra jone e madhe e natyra zemergjere e cila na ka dhuruar peisazhe mahnitese e klime te mire;le ta themi, kjo nuk eshte merite e jona. Merita jone eshte (do te ishte) t’i mbrojme ata qe zgjedhin Shqiperine, te mendojme per sigurine e tyre, permes rrugeve te duhura, korsive te duhura, infrastruktures se duhur rrugore.


Kjo kerkon perkushtimin e institucioneve perkatese, vemendjen e tyre si dhe pergjegjesi te shumefishte. Pergjegjesi – kjo eshte ne fakt, kryefjala e pershtatshme, per kete ceshtje dhe jo vetem.
Guxim do te thote te mbash pergjegjesi e jo t’a largosh ate nga vetja. E per te gjithe ata qe mendojne se pergjegjesite u takojne kauzave te tjera jetike, e turizmi u duket nje kauze e rendesise se dyte, te mos harrojne se turizmi nuk ka te beje vec me diellin, detin, eglendisjen neper shezllone e after-party-t me nje gote ne dore. Turizmi eshte nje pervoje e thelle njohjeje, turizmi eshte nje menyre per te treguar per ne, per ate c’ka ne jemi e per historine tone. Turizmi eshte nje menyre per te c’rrenjosur paragjykime, per te kthyer te pakthyeshmen, per te lene gjurme.

Turistet me dyrrotaket e tyre, na kane zgjedhur. Ne duhet t’u tregojme se jemi ne lartesine e zgjedhjes se tyre. E per kete, nuk mjafton vec zemra e madhe….





















Wednesday, May 21, 2014


#Ecovolis Blog

“Liro Korsite” beteja e radhes nen siglen Ecovolis...

Eshte e rendesishme te nenvizohet se kete artikull po e shkruan nje “shofere” (“guidatore” nese ju shijon me shume si emertim), lidhja me dyrrotakun e se ciles, eshte thjesht nje kujtim i kahershem femijerie, madje me shume se per nje dyrrotak behej fjale per kater-rrotak, po te shtosh edhe dy rrotat e vogla, ne ndihme te ekuilibrit. Megjithate, edhe nje shofere , me gjithe gabimet e (pa)falshme qe nje e tille ben, si parkimi dysh apo ndalesa ne te aq perfoluren korsi te bicikletave eshte e ndjeshme ndaj rremujes se trafikut ne kryeqytet e jo vetem, e pikerisht per arsyet e siper permendura nuk mund mos mbaje pergjegjesi e te solidarizohet me protestat e ciklisteve, protesta te cilat tre muajt e fundit kane pushtuar rruget e Tiranes.


Nisma Ecovolis “Liro Korsite” numeron tashme protesten e saj te shtate por kurrsesi te fundit nderkohe qe emertimi “proteste” nuk di pse po me tingellon paksa i dhunshem : behet fjale ne te vertete per pedalime te gjata paqesore te ciklisteve te Tiranes, te “udhehequr” nga drejtuesi i Ecovolis, Ened Mato, pedalime nen tinguj zilesh, nen nota muzike e nen feshferima pankartash tejet kuptimplota si “Ti s’je ne trafik!Ti je trafiku! Ndrysho!”. Por mos u ndikoni nga larmia e ngjyrave te parrullave apo nga buzeqeshjet dashamirese te ciklisteve : zeri i tyre eshte tejet i vendosur, kembengulja e tyre eshte mbreselenese e keto jane arsyet qe i kane shnderruar keto pedalime ne ate qe mund te quhet me plot gojen “Revolucioni i Bicikletave”, revolucion i cili tashme mbledh cdo tre te premte qindra cikliste qe kerkojne te drejtat e tyre per nje pedalim e sigurte ne perditshmerine e tyre. Fakt eshte qe e premtja e 4 prillit mblodhi rreth peseqind cikliste te cilet premtojne te shtohen te premten e 2 majit.

Ecovolis ka ndikuar jo pak ne hartimin e infrastruktures se re rrugore e cila tashme perfshin edhe korsite e bicikletave : kjo perpos punes se vazhdueshme per t’a shnderruar dyrrotakun ne nje realitet te prekshem per qytetaret e kryeqyetit. Por mgjs korsite jane( te pamjaftueshme per mendimin tim e pa nje lidhje logjistike mes tyre) ato respektohen pak per te mos thene aspak, nga “guidatoret” e pse jo edhe nga vete kembesoret,duke e kthyer thuajse ne utopi vozitjen e dyrrotakut nga cikliste te rinj si dhe duke rrezikuar ciklistet me pervoje te cilet kane zgjedhur mjetin ekologjik e miqesor ne te perditshmen e tyre.

Pikerisht ky eshte synimi i Ecovolis,i Ened Matos e i dhjetra djemve dhe vajzave aktiviste si Megi Elio Blendi Marinela, Arta etj pa te cilet e gjitha kjo nuk do te ishte e mundur : te sensibilizojne shoferet e papergjegjshem te cilet per”lehtesi pune” jo vetem parkojne ne korsite e bicikletave, po jane te pakujdesshem edhe kur hapin deren e makines pa u siguruar aspak nese po kalon a jo nje ciklist atypari. Jo me kot njeri nga momentet me domethenes te ketij “revolucioni” eshte ai qe ndizet nga britmat “Hiqe Hiqe” te cilat u drejtohen “kater-rrotakeve” te parkuar ne korsite e bicikletave, britma qe pasohen nga shoferi i cili i zene gafil del nga lokali ku po gjerb kafene dhe leviz makinen e tij duke share nen dhembe.

Te ndermarresh nisma te tilla shpesh mund te jete edhe e lehte, t’i vazhdosh ato eshte tejet e veshtire. Kembengulja e Enedit ne fakt ngjason me ato marrezite qe nuk duan t’ia dine per pengesa e per kundershti. Nuk eshte i rastesishem perqafimi i gjere qe ky aktivitet pati nga qindra cikliste, te cilet presin me padurim te vertete te premten e radhes per te ngritur zerin e tyre, per te kerkuar te drejtat e tyre, per te mbrojtur jeten e tyre. Per te gjithe dietrologet : nuk fshihet asgje pas ketij aktiviteti vec deshires se mire per nje trafik dinjitoz ku mjetet respektohen ne menyre te ndersjelle.
Vec shofereve, kembesoreve e vete ciklisteve, eshte me rendesi te sensibilizohen edhe organet perkatese, duke rritur numrin e gjobave per ata qe jane ndesh me ligjin, duke hartuar strategji te reja mbi trafikun e pse jo duke ngritur edhe nje polici rrugore e cila perdor dyrrotakun. Por ja qe ne Shqiperine skeptike keto tingellojne “amsterdanizma” apo “qiqrra ne hell”, por ndonjehere jane pikerisht keto te fundit qe kthehen ne shtysa te fuqishme per te bere gjera te medha.
Ecovolis nuk eshte thjesht nje nisme, Ecovolis eshte nje mendesi’, per nje qytet te paster e te dashur. Po si valle mund te jete i tille nje qytet nese nuk jemi ne te paret te dashur me te. Ndaj keto pedalime kerkojne te jene edhe nje “nxitje” me shume, drejt dyrrotakut, nje thirrje per te braktisur makinat hijerenda te cilat vec ndotjes nuk na dhurojne asgje me shume, nje vetetime ne qiell te khjellet qe perpiqet t’u tregoje qytetareve se cilesia e asaj c’ka thithim eshte tejet e rendesishme per te gjithe ne.
Jo me kot, une jam nje nder shoferet, qe fale ketij revolucioni, ka nje ndjeshmeri krejt tjeter ndaj gabimeve te permendura ne rreshtat e pare te ketij shkrimi, kjo sepse energjia e atyre qindra ciklisteve qe pedalojne duke kerkuar te drejtat e tyre, nuk mund te shkoje kurrsesi’ dem. E megjithese do te doja vertet, te braktisja makinen e te zgjidhja dyrrotakun si mjetin tim, jam e kapluar nga tmerri i “te ngjashmeve” te mij guidatore, te cileve me siguri nuk u intereson aspak mungesa ime e pervojes ne biciklete.
Por duke i qendruar besnike atij ligjit fizik qe thote se asnje energji e cliruar nuk vete dem, i qendroj gjithashtu besnike mendimit se kembengulja e ketyre qindra njerezve te mire do sjelle patjeter ndryshimin e ndjeshem qe te gjithe presin.
Deri atehere, shihemi te premten