Saturday, June 7, 2014




 7 ARSYE SURPIZUESE
PER TE PERDORUR DYRROTAKUN
      




      1.      Biçikleta na liron nga stresi i trafikut.

Për një kohë të gjatë është menduar që ngarja e makinës përbën status lëvizje të shpejtë. Ka dhe nga ata që shprehen që lëvizja me makinë përbën një mjet për kontrollin efiçent të kohës së tyre. Kur në fakt ndodh e kundërta. Në sondazhe dhe pyetësore ndaj shoferave, rezulton se automjeti nuk është përgjigja me të cilën ndihen rehat ti përgjigjen trafikut në lëvizjet e tyre. Ngarja e biçikletës sjell përfundim të kundërt. Sjell një shijim të ambjentit ku jetojmë dhe na eviton stresin të krijuar gjatë ditës duke na ndihmuar të zbrazim mëndjen.


      2.      Biçikleta na jep energji.

Arsyeja shkencore që justifikon ndjesinë e mire që na jep pedalimi është që gjatë aktivitetit fizik që kryejmë, çliron dopamine. Dopamina është një neurotransmetues që prej kohësh është atribuar të ndjehurit mire dhe kënaqësisë.
Sipas një publikimi të Revista e Psikosomatikës dhe Psikoterapisë, me dopaminën e prodhuar gjatë pedalimit kemi një rritje me 20% të niveleve të përgjithsme të energjisë trupore dhe një ulje me 65% të ndjesisë së lodhjes që nuk lidhet me aktivitet fizik (pra nga jeta sedimentare).


      3.      Lëvizja me biçikletë kushton më pak. 


Përgjithësisht njerëzit zhvillojnë aktivitetet e tyre të përditshme në një zone të vogël. Nuk përshkojmë më shumë se 20km në ditë që të shkojmë në pune, shkollë, për blerje apo për argëtim. Në këtë situatë, kostot e shoqëruara me këto lëvizje nëse
do bëheshin me biçikletë  janë nga 50 deri 100 herë më të ulëta sesa përkatëset me autoveturë. Për më tepër, lëvizja me autoveturë shoqërohet me kosto “të fshehura” midis të cilave mund të përmendim ato të aksidenteve, të rehabilitimit mjedisor, mirëmbajtjes së infrastrukturës e të tjera si këto.


      4.      20 deri 30 minuta pedalim në ditë na japin gjum më cilësor.

Gjumi i plotë  është baza e lumturisë. Dhe pedalimi sjell një gjum më të shëndetshëm. Siç u përmënd, pedalimi sjell kenaqësi të përgjithshme dhe relaksim duke ulur stresin. Përveç këtyre, sipas Profesor Xhim Horne të Qendrës së Kërkimeve mbi Gjumin në Universitetin e Lafborou, rrezet diellore të marra gjatë pedalimit na ndihmojnë në rregullimin e ritmeve biologjike dhe na zvogëlon nivelin e Kortizolit në organizëm, një hormoni i lëshuar gjatë periudhave të stresit duke perfituar kështu një gjum të rehatshëm dhe rigjenerues.


      5.      Përdorimi i biçikletës na ndihmon në ruajtjen i një truri të shëndoshë

Kërkime në Universitetin e Illinois, kanë rezultuar që aktiviteti fizik gjatë pedalimit, nxit prodhimin e qelizave nervore në zonën e trurit të quajtur Hipotalamus. Kjo zonë është përgjegjëse për memorien. Pjesëmarrësit në kërkimet, i janë nënshtruar disa testeve të mëndjes. Me sistemet e tyre të frymëmarrjes dhe qarkullimit të gjaku të përmirësuara nga pedalimi disamujor, kanë dhënë resultate 15% më të larta në këto teste.


      6.      Lëvizja me biçikletë na jep një zemër të fuqishme.

Një studim parallel në Universitetin e Purdue, ka rezultuar se pedalimi per 50km në javë, përgjysmon riskun e sëmundjeve të zemrës, krahasuar me shifrat përkatëse të një personi me jetë sedimentare.

      7.      Lëvizja me biçikletë na mbron kundrejt ekspozimit ndaj emetimeve të dëmshme.

Kur lëvizim me autoveturë, lëvizim midis emetimeve të gazta të rrezikshme. Sipas të dhënave të prezantuara nga Raul Rojas i Qendrës për Kërkime të Epidemologjisë Mjedisore të Barcelonës, Ciklistët janë më pak të prekur nga gazrat e dëmshme të prodhuara nga djegja e brëndshme në autovetura. Ndikimi mbi ciklistat  ulet dhe më tej nëse marrim parasysh që ciklistët mund të zgjedhin dhe rrugëtime të pamundura për autoveturat.












Nëse deri tani nuk keni patur argumenta shëndeti të mjaftueshme për të nisur pedalimin e përditshëm, me këtë artikull urojmë të jeni një (ose disa) hapa më pranë vendimit. Ju urojmë pedalim të mbarë - ЄК




No comments:

Post a Comment