I love cycling in Albania / Jo gjithmone mjafton “zemra e
madhe”
Stina e nxehte tashme ka trokitur (perpos diteve te grinjta
qe jane kthyer ne sfondin e diteve te fund-qershorit) e keshtu Shqiperia
shnderrohet ne nje spotlight turistik tejet interesant per te huajt qe pak apo
shume e njohin vendin e vogel ne juglindje te Europes e ne gji te Ballkanit.
Pedalimi mes per mes natyres se virgjer, jetes tradicionale
e folkloristike si dhe cultures e historise mijravjecare, eshte nje menyre
mjaft e mire per turistet e vendeve te aferta e te largeta, per te njohur
vendin e shqiponjave.
Wiiliem Hoffman, Marcos Duiker dhe Mrc Dirkx, pasi u larguan
nga Korfuzi, gjate nje trip-i turistik ne Ballkan, u larguan edhe nga
paragjykimi per Shqiperine, (te ciles
fillimisht i’a dinin vendondodhjen ne Afrike), duke vendosur keshtu te kalonin
kufirin shqiptar tok me dyrrotaket e tyre. Nga Saranda ne Butrint, per te
vazhduar me Beratin, Gramshin, Korcen, Erseken, Leskovikun : kudo njerez
mikprites e me zemer te madhe, natyre e mrekullueshme me shkrepa malesh e det
te bekuar nga Zoti, ushqim i mire, muzike tradicionale e folklor i pasur.
Keshtu do t’a kujtojne ata udhetimin e tyre ne Shqiperi, dite me pas, ne blogun e tyre virtual.
18 vjecari David Athenson, e shtoi Shqiperin ne itinerarin e
tij, vec ne momentin e fundit, dhe kjo ndodhi pasi u kujdes te pyeste ne forume
te ndryshme, ku pergjigjet qe mori ishin nga me te ndryshmet. Te shumte ishin
ata qe dyshonin ne sigurine e pedalimit ne vendin e “humbesve te medhenj por te
vertete” ( si do t’a quante Fatos Arapi ne poezine e tij “Gloria Victis”),
ashtu sikurse te tjere nga eksperienca e tyre e keshillonin mos t’a humbiste
rastin per te vizituar vendin e keqkuptuar gabimisht. Ai do t’a cilesonte si
nje nga pervojat me te bukura e me te paparashikueshme te jetes se tij :
surpriza ishte natyra e eger e mikpritja shqiptare. Zhgenjimi ishin rruget, jo
shume te prirura per turizmin ciklistik, e ketu nuk behej fjale vec per rruget
nderlidhese me qyteteve, por edhe per korsite e munguara te bicikletave, brenda
tyre.
Rruget, korsite, infrastruktura…
Eh… sikur t’a dinte 18-vjecari Athenson sa e sa bojra kemi
shpenzuar per keto tri fjale ne pankarta e ‘Liro Korsite’ e sa shume fryme kemi
lene duke thirrur per to.
Keto ishin vec dy nga pershtypjet e qindra turisteve, te
cilet kane zgjedhur nder vite, njohjen e Shqiperise permes dyrrotakut, turiste
te cilet me hapjen e vendit, premtojne te behen mijra. Ata jane tashme nje
realitet, ata tashme kane vertetuar se kane deshiren e mire te na njohur, duke
lene pas legjenda paragjykimesh qe mbajne firmen e pushtimit te gjate otoman e
te diktatorit Hoxha.
Ne duhet t’u tregojme gjithashtu, se Jemi., e per kete nuk
mjafton vec zemra jone e madhe e natyra zemergjere e cila na ka dhuruar
peisazhe mahnitese e klime te mire;le ta themi, kjo nuk eshte merite e jona.
Merita jone eshte (do te ishte) t’i mbrojme ata qe zgjedhin Shqiperine, te
mendojme per sigurine e tyre, permes rrugeve te duhura, korsive te duhura,
infrastruktures se duhur rrugore.
Kjo kerkon perkushtimin e institucioneve perkatese,
vemendjen e tyre si dhe pergjegjesi te shumefishte. Pergjegjesi – kjo eshte ne
fakt, kryefjala e pershtatshme, per kete ceshtje dhe jo vetem.
Guxim do te thote te mbash pergjegjesi e jo t’a largosh ate
nga vetja. E per te gjithe ata qe mendojne se pergjegjesite u takojne kauzave
te tjera jetike, e turizmi u duket nje kauze e rendesise se dyte, te mos
harrojne se turizmi nuk ka te beje vec me diellin, detin, eglendisjen neper
shezllone e after-party-t me nje gote ne dore. Turizmi eshte nje pervoje e
thelle njohjeje, turizmi eshte nje menyre per te treguar per ne, per ate c’ka
ne jemi e per historine tone. Turizmi eshte nje menyre per te c’rrenjosur
paragjykime, per te kthyer te pakthyeshmen, per te lene gjurme.
Turistet me dyrrotaket e tyre, na kane zgjedhur. Ne duhet
t’u tregojme se jemi ne lartesine e zgjedhjes se tyre. E per kete, nuk mjafton
vec zemra e madhe….

























No comments:
Post a Comment