Shqiperia! Det dhe Biçikleta!
E keni parasysh ate radhen e madhe me makina para tunelit ne Vlore?
Kur mallkon veten pushimet diellin vapen? Shmange! Si? Simonetta Bike and Tuors ne fakt e sugjeron pedalimin turistik per te huajt por une them se, keshillen e saj, mund t’a ndjekim edhe ne vete. Ne qe pretendojme se e njohim vendin tone e ne fakt e njohim fare pak Ne qe mendojme se e kemi pershkuar Jugun, por ne fakt rralle here e kemi ndjere eren e bregut ne fytyre…
Jo me larg se para disa ditesh shkruajtem gjere e gjate per turizmin, per zemren e madhe ( qe shpesh rezulton te jete nje thike me dy presa) per “te jashtmit” qe na kane zgjedhur e per pergjegjesine qe kemi per t’u treguar se ne jemi ne lartesine e duhur te zgjedhjes se tyre. Deshmi e vizionit tone eshte pikerisht kjo oferte e bukur nga Simonetta Bike and Tours. Simonetta, kjo zonje e nderuar, bashkeshorte dhe nene e dy djemve, pas vitesh pune me organizata te ndryshme qe kane ne qender mjetin ekologjik, vendosi te themeloje kete ‘ndermarrje’ e cila vepron nen sloganin “Aventure mby dyrrotak, per turiste kureshtare”
Oferta qe perfshin Shqiperine, e nis rrugetimin ne Fier, prane Apollonise antike, per te vazhduar me Narten, Vloren, Llogarane, perlat e Jugut gjer ne Butrintin e bukur. Deti I kalter e I kthjellet, fshatrat e vjeter, ku dallohen tek-tuk zoterinj mjekerbardhe qe gjerbin kafe’ e luajne tavell, ullishtet qe alternohen me pyje me bredha, apo peisazhe ku lisat kryelarte tregojne qiellin. Natyra e thyer propozon male te ashper, tarraca te kultivuara, kodrina te buta, copeza toke ku here mbizoteron grija e here e kuqja, si dhe kanione te perftuara nga gerryerja e lumenjve. Pas eksplorimit te bregut, pedalimi vazhdon ne dy qytete historike, trashigimi te Unesco-s :Gjirokastra e Berati si dhe me nje rafting te mrekullueshem ne lumin Osum, rafting I preferuar mjaft nga turistet evropiane. Shqiperia pelqehet dhe josh, jo vetem per natyren, detin, ao peisazhet por edhe per atmosferen dehese qe te shpon hundet, per njerezit buzagaz, te bute e mikprites qe ndesh aty, si dhe per krenarine me te cilen ata jetojne jeten e tyre te thjeshte. Kjo eshte pak a shume didaskalia qe shoqeron udhetimin ne Shqiperine tone te dashur, didaskali e cila, me duket mua, frymezon jo vetem turistet, por edhe vete ne. Dyrrotaku ehte gjithmone alternative me e mire.



No comments:
Post a Comment