Pushime me Bicikleta në Hollandë! Kudo shtigje të mbrojtura
enkas për biçikletat!
Mënyra më e mirë për të eksploruar Hollandën është biçikleta.
Pedalimet nëpër duna dhe përgjatë bregdetit, duke ndjekur lumenjtë, qytetet më
të bukura dhe fshatrat piktoreske, janë e vetmja mënyrë për të njohur Hollandën
e vërtetë. Kudo me shtigje të mbrojtura enkas për biçikletat.
Pushime të organizuara me biçikletë nga Dutch Bike ose Cycletours
ju japin mundësinë të zbuloni Hollandën sipas mënyrës hollandeze. Këto grupe
kanë krijuar jo vetëm rrugëtimet më të mira, por po bëjnë dhe një punë të shkëlqyer në
organizimin e udhëtimeve me bicikleta.
Për ta nuk ka asnjë problem për bagazhet e mëdha që ju mund
të keni me vete. Të gjitha vijnë nga pas nëpërmjet “cargo bike”. Nëse keni
biçikletën tuaj, perfekt, kurseni ca para ndryshe mund ta merrni me qera përgjatë
gjithë udhëtimit.
Peisazhet e këtyre udhëtimeve janë përrallore. Akomodimi i
shkëlqyer, jo vetëm në hotele por disa ditë janë edhe në anije.


No comments:
Post a Comment