Showing posts with label ciklista. Show all posts
Showing posts with label ciklista. Show all posts

Wednesday, May 13, 2015

2015 – Bristol... Kryeqyteti i Gjelbër i Europës


Bristol është I vendosur në JugPerëndim të Anglisë, dhe ka një popullsi prej 441,300 banorësh (2011). Eshtë qyteti I gjashtë në Angli dhe I teti në Mbretërinë e Bashkuar në renditjen e dëndësisë. Bristol, habiti jurinë e konkursit me planet e investimit në transport dhe energji. 
Qyteti ka marrë përsipër të shpenzoje një buxhet prej 500 milionë Euro në 3 vite në transport dhe 300 milionë Euro në 5 vite në sektorët e efiçensës energjitike dhe energjive të rinovueshme. Vlen të përmendet që në 10 vite zhvillim të vazhdueshëm që Bristol ka pasur, çdo vit që nga viti 2005 emetimet e dioksidit të karbonit CO2 kanë qenë gjithmonë në rënie. Bristol gjithashtu ka shprehur fuqishëm planifikim e tij për transformimin në një bërthamë jokarbonike e Europës duke gjeneruar mbi 17.000 vende pune në industry miqësore ndaj mjedisit deri në vitin 2030. Qyteti ka dhënë prova që do ja dali pasi mbylli vitin 2012 me rritje rreth 5% të ekonomisë së gjelbër.

Përveç të qënurit një qytet efiçent me një ekonomi të gjelbër në rritje, Bristol është dhe qyteti më I gjelbër në Mbretërinë e Bashkuar ku cilësia e ajrit është në nivele shumë të larta. Në 3 vitet ka dyfishuar numrin total të pedaluesve të përditshëm dhe ka marrë përsipër katërfishimin e numrit të sotëm në 5 vitet e ardhshme. Qyteti ka potencialin për tu kthyer në një model për Anglinë por dhe për më gjerë. 



Një marrëveshje midis qytetit dhe zyres se marredhenieve me jashtë ka për qëllim promovimin e çmimit të marrë për të rritur ndërgjësimin dhe pjesëmarrjen. Motivimi kryesor “Laboratori I Ndryshimit” bazohet në inovacion, udhëheqje dhe mësim. Rrjetet sociale dhe laboratoi I inovacionit doe bëjnë qytetin e Bristol të disponueshëm në të gjithë botën për konferenca dhe seminare online. Juria vendosi që Bristol ka treguar arritje në të gjitha kriteret e vendosura. Bristol njihet innovator në aspekte si ekonomia e gjelbër, strategjitë e fuqishme të komunikimit, dhe përkushtimit dhe entusiazmit të nevojshëm për tu kthyer në një model për Europën.

Ndryshimet Klimaterike

Bristol ka implementuar një angazhim afatgjatë në përmirësimin e ambjentit të qytetit dhe ka punuar për uljen e kontributit të qytetit në ndryshimet klimaterike që në vitin 2000. Gjithashtu ka programuar dhe vënë në zbatim një seri strategjish dhe planesh aksioni si Strategjia e Energjive të Qëndrueshme dhe Mbrojtjes së klimës së Bristol, Plani I Transportit Lokal që do vahdojë deri në vitin 2026 si dhe Sondazhin e Cilësisë së Jetës që do bazohet në pjesmarrjen aktive të qytetarëve në deklarimin e aspekteve si perceptimi I zhurmës.

Efektshmëria Energjitike

Në Bristol përdorimi I energjisë në shtëpi tashmë është ulur me 16% përgjatë viteve 2005 – 2010 dhe rendimenti energjitik në shtëpi është rritur me 25% në vitet 2000 – 2010). Si një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Kryebashkiakëve në vitin 2009, qyteti ka vendosur qëllime ambicioze për të ulur konsumin e energjisë me 30% dhe emetimet e CO2 me 40% brënda 2020 dhe me 80% brënda 2050. Këto qëllime janë inkorporuar në Strategjinë Rregullatore të Ndryshimeve Klimaterike dhe Sigurisë Energjitike të përditësuar në vitin 2012. Edhe pse momentalish nuk ekziston një përgjegjësi legjislative, për menaxhimin e përzier të energjisë në qytet, po punohet dhe për të rritur sasinë e prodhuar në burime të rinovueshme


Një nga elementët që po promovohet gjërësisht pas marrjes së çmimit është dhe një video falenderimi për qytetarët e Bristol që ndihmuan gjithë këto vite që qyteti I tyre të fitojë këtë çmim të rëndësishëm dhe motivimi për qindra mijëra të tjerë ti bashkohen kësaj mënyre të re mendimi.


Tuesday, March 31, 2015

Udhëzuesi I Blerësit: Zgjedhja e biçikletës së parë

Të blesh biçikletën tënde të parë është një proçës që mund të krijojë më shumë probleme se sa zgjidh. Shumë dashamirës të dyrrotakut, janë dekurajuar nga sasia e madhe e informacionit që qarkullon si dhe një sasi e konsiderueshme shitësish të painteresuar dhe të paangazhuar.
Dhe nëse spo blini biçikletë për veten tuaj, por vogëlushët tuaj janë në kërkim ky artikull mund tju vijë në ndihmë…


                                                Udhëzuesi I Blerësit: Zgjedhja e biçikletës së parë.

Keshilla e parë që mund tju japim, dyqanet e biçikletave janë aty për tju ndihmuar. Përndryshe do ishte e pamundur të zgjidhje diçka në gamën gjigande të dyrrotakëve.
Blerja e një biçiklete duhet të jetë një eksperiencë e bukur. Po blini diçka që ka gjasa nesër të ndryshojë mënyrën e mendimit për çeshtje të mëdha e të vogla. Ndaj, nuk duhet marrë lehtazi duke kryer një blerje të shpejtë dhe të gabuar duke cunguar kënaqesinë e pedalimit dhe duke ulur kështu gjasat që pedalimi të kthehet në përditshmëri. Kështu, duke kaluar nëpër dyqanet e biçikletave duhet të kërkoni atë I cili do përshtasi nevojat e pedaluesit me mjetin. Kjo mbetet një vlerë në cilëndo moshë. Është ai I cili do përqëndrohet në blerje më shumë se në çmimin e biçikletës dhe në kryerjen e blerjes së shpejtë. Është ai I cili do ju japë një eksperiencë të lehtë dhe të këndshme blerje.

Si hap I parë përzgjedhës, nga eksperienca, nëse brënda 20 sekondash nga momenti që futeni në dyqan nuk keni një sinjalizim miqësor që dikush do ju shërbejë shumë shpejt, provoni një tjetër dyqan. Mirëkuptimi dhe përqasja me blerësin janë dy vlera madhore të shërbimit të klientit. Nëse nuk ndodhin në fillim të transaksionit, ka gjasa te mos ndodhin fare. Sigurisht mund të duhet të provohet në disa dyqane derisa të gjëjdet ai I cili do prezantojë jo vetëm mallin por dhe shërbimin, por në fund do shikoni që këmbëngulja juaj do shpërblehet.

1. Qëllimet në pedalim
Është shumë e shpeshtë të blihet pa arsyetim në biçikletën e parë. Shpesh njerëzit blejnë me mendimin që të shikojnë nëse do u pëlqejë të pedalojnë. Postulati, “po e blej, që të shikoj nëse do më pëlqejë” dëgjohet spesh dhe po aq shpesh godet llogjikën si çekan I inatosur. Ky lloj blerje bazohet tërësisht në çmim, në vënd të përshtatshmërisë. Kështu, dy gjëra ndodhin: ndalojnë së pedaluari pasi kanë zgjedhur një biçikletë shumë të rëndë apo shumë të vogël ose pasi shumë shpejt tejkalojnë performancën e biçikletës dhe detyrohen të rishpenzojnë në një biçikletë që mund të kishin konsideruar që në fillim.
Mendoni se çfarë qëllimesh keni për biçikletën tuaj. Nëse kërkoni diçka sportive, synoni në materiale të lehta dhe paksa të shtrenjta. Nëse kerkoni pedalim relaksues në park, një hybrid me çmim mesatar është ajo që do ju kënaqi. Mendoni veten në këto dy ikona dhe ajo e cila ju ngjit më shumë është edhe përgjigja kur shitësi tju pyesë se çfarë pedalimi dëshironi të bëni.

2. Miti I “një biçikletë për të gjitha përdorimet”
Një ndodhi tjetër e shpeshtë në dyqanet e biçikletave është mendimi që të kërkohet një biçikletë e cila bën çdo gjë nga pak. Ky koncept është hutues dhe vjen nga të gjithë ata të cilët, si në rastin e parë, skanë vendosur për qëllimet e tyre mbi pedale. Nuk ekziston një biçikletë universale për pedalim në qytet, pedalim sportiv dhe për pedalim në mal. Ekzistojnë modele të cilat janë disi të përshtatshme për pedalim të përzier, por asnjëherë nuk duhen pasur në mendje kur ke një target pedalimi të qartë pasi asnjëherë nuk do performojnë ashtu siç dëshironi.  Edhe pse shpesh mund të pedalosh në disa terrene me një biçikletë, vihet re që njerëzit edhe pse duan fleksibilitet në variantet e zgjedhjes më pas nuk pedalojnë në disa terrene por preferojnë një. Ndaj mirë është të jemi të qartë cili është ky terren dhe të blejmë diçka që I përshtatet plotësisht jo pjesërisht.

3. Mos shikoni ngjyrat
Të gjithëve na tërheq moda, sigurisht, por një nga rastet ku pamja sduhet tju udhëheqë është gjatë blerjes së një biçiklete. Ajo e cila do ju tërheqi syrin, jo domosdoshmërisht është ajo e cila funksionon për ju. Mendoni fillimisht nevojat dhe rehatinë tuaj në përdorim dhe në nivel të dytë, pasi të shikoni çfarë ju ofron tregu, zgjidhni ofertën e cila ju kënaq dhe vizualisht.

Pra, çfarë tipi jeni?
Biseda që duhet të kryeni me veten tuaj do përqëndorhet në tre kategori të mëdha që shpesh japin ndihmën kryesore në përzgjedhje.


Urban / Hybrid
Kjo kategori përkët atyre që po I bashkohen efektit ortek që po përfshin qytetarët e botës për të pedaluar në qytete. Shumë prej tyre skanë pedaluar që kur ishin fëmijë, shumë të tjerë duan të pedalojnë ato 5-6 km për në punë/shkollë që çdo ditë I bëjnë me makinë apo këmbësorë. Në këtë katëgori shpenzohet për siguri dhe rehati në pedalim. Nuk është e nevojshme të orientoheni në trupa karboni apo sisteme frenimi shumë të ndërlikuara. Modelet hollandeze mund tju japin një ide të qartë të asaj që do ju shërbejë në funksionalitet, shpejtësi, siguri dhe rehati.


Biçikleta Kursi
Nëse ju pelqen jeta sportive intensive dhe e gjeni veten shpesh të mërzitur me biçikleta me pesha të mëdha dhe performancë që lë për të dëshiruar. Vlen të vihet në dukje që kjo kategori ka çmime pak më të kripura dhe se çmimet mund të variojnë shumë nha modeli në model për shkak të materialeve dhe teknologjive të përdorura. Çmimet këtu duhen analizuar me kusht parësor ambicjen dhe dëshirën tuaj për të marr maksimumin nga blerja juaj dhe efektivisht nga përdorimi I mëtejshëm. Nëse bashkëbisedoni me stafin e dyqanit mund të merrni shumë informacione kyçe që do ju vlejën në përzgjedhje. Sistemet e frenimit, ato të marrsheve, konstruksioni I trupit (gjeometria dhe materialet) janë faktorë që duhet ti përzgjidhni në mënyrë shumë të personalizuar që çdo qindarkë që do shpenzoni të vlejë.


Mountain Bike
Nëse ju pëlqen të bëni ngjitje malore apo dhe udhëtime nëpër shtigje pyjore, kjo kategori du ju përshtatet më shumë. Përgjithësisht në këtë kategori do shikoni një varietet të gjërë zgjedhjesh pasi ekziston një varietet terrenesh të çregullta që mund të pedalohen. Tre nëndarje të mëdha: Rigid (pa amortizatorë); Hardtail (amortizator përpara) dhe Full Suspension (me dy amortizatorë). Këto nëndarje kanë kontroll në ndryshim mbi terren, më shumë kontroll jep çmim më të lartë. Edhe në këtë kategori kemi një specifikim të lartë të materialeve dhe teknologjive që japin kombinime të ndryshme dhe për pasojë çmime të ndryshme.


Sigurisht që ekzistojnë më shumë se 3 tipe pedaluesish, por të gjithë ndahen në këto 3 kategori të mëdha. Krijoni një mendim tuajin bindës dhe kërkoni bashkëpunim me dyqanet që të informoheni në blerjen tuaj të parë por edhe të dytë…

Thursday, November 20, 2014

Një Kamper enkas për çiklistat!



Kush nuk do të dëshironte disa ditë larg zhurmës dhe rrëmujës me bicikletën e tij dhe nga pas një shtëpi me 2 rrota?
Ky super karavan është tepër i lehtë pasi është projektuar enkas të tërhiqet me bicikletë. Në të mund të flenë komodë dy të rritur dhe një fëmijë, me një vëllim magazinimi prej plot 300 litrash.
Por jo vetëm kaq: në vënde të hapura karavani mund të shëndrrohet në një shtrrat duke siguruar një hapësirë shumë më të rehatshme se tenda. Karavani peshon 40 kg gjithses, është i pajisur me dritare të vogla dhe ka një panel diellor lart për karikimin e pajisjeve elektronike.

Edhe pse është ende një prototip, Kamperi do të jetë në shitje në 2015 me me çmimin përfundimtar 2500 USD!