Showing posts with label shqiperia. Show all posts
Showing posts with label shqiperia. Show all posts

Tuesday, March 31, 2015

Udhëzuesi I Blerësit: Zgjedhja e biçikletës së parë

Të blesh biçikletën tënde të parë është një proçës që mund të krijojë më shumë probleme se sa zgjidh. Shumë dashamirës të dyrrotakut, janë dekurajuar nga sasia e madhe e informacionit që qarkullon si dhe një sasi e konsiderueshme shitësish të painteresuar dhe të paangazhuar.
Dhe nëse spo blini biçikletë për veten tuaj, por vogëlushët tuaj janë në kërkim ky artikull mund tju vijë në ndihmë…


                                                Udhëzuesi I Blerësit: Zgjedhja e biçikletës së parë.

Keshilla e parë që mund tju japim, dyqanet e biçikletave janë aty për tju ndihmuar. Përndryshe do ishte e pamundur të zgjidhje diçka në gamën gjigande të dyrrotakëve.
Blerja e një biçiklete duhet të jetë një eksperiencë e bukur. Po blini diçka që ka gjasa nesër të ndryshojë mënyrën e mendimit për çeshtje të mëdha e të vogla. Ndaj, nuk duhet marrë lehtazi duke kryer një blerje të shpejtë dhe të gabuar duke cunguar kënaqesinë e pedalimit dhe duke ulur kështu gjasat që pedalimi të kthehet në përditshmëri. Kështu, duke kaluar nëpër dyqanet e biçikletave duhet të kërkoni atë I cili do përshtasi nevojat e pedaluesit me mjetin. Kjo mbetet një vlerë në cilëndo moshë. Është ai I cili do përqëndrohet në blerje më shumë se në çmimin e biçikletës dhe në kryerjen e blerjes së shpejtë. Është ai I cili do ju japë një eksperiencë të lehtë dhe të këndshme blerje.

Si hap I parë përzgjedhës, nga eksperienca, nëse brënda 20 sekondash nga momenti që futeni në dyqan nuk keni një sinjalizim miqësor që dikush do ju shërbejë shumë shpejt, provoni një tjetër dyqan. Mirëkuptimi dhe përqasja me blerësin janë dy vlera madhore të shërbimit të klientit. Nëse nuk ndodhin në fillim të transaksionit, ka gjasa te mos ndodhin fare. Sigurisht mund të duhet të provohet në disa dyqane derisa të gjëjdet ai I cili do prezantojë jo vetëm mallin por dhe shërbimin, por në fund do shikoni që këmbëngulja juaj do shpërblehet.

1. Qëllimet në pedalim
Është shumë e shpeshtë të blihet pa arsyetim në biçikletën e parë. Shpesh njerëzit blejnë me mendimin që të shikojnë nëse do u pëlqejë të pedalojnë. Postulati, “po e blej, që të shikoj nëse do më pëlqejë” dëgjohet spesh dhe po aq shpesh godet llogjikën si çekan I inatosur. Ky lloj blerje bazohet tërësisht në çmim, në vënd të përshtatshmërisë. Kështu, dy gjëra ndodhin: ndalojnë së pedaluari pasi kanë zgjedhur një biçikletë shumë të rëndë apo shumë të vogël ose pasi shumë shpejt tejkalojnë performancën e biçikletës dhe detyrohen të rishpenzojnë në një biçikletë që mund të kishin konsideruar që në fillim.
Mendoni se çfarë qëllimesh keni për biçikletën tuaj. Nëse kërkoni diçka sportive, synoni në materiale të lehta dhe paksa të shtrenjta. Nëse kerkoni pedalim relaksues në park, një hybrid me çmim mesatar është ajo që do ju kënaqi. Mendoni veten në këto dy ikona dhe ajo e cila ju ngjit më shumë është edhe përgjigja kur shitësi tju pyesë se çfarë pedalimi dëshironi të bëni.

2. Miti I “një biçikletë për të gjitha përdorimet”
Një ndodhi tjetër e shpeshtë në dyqanet e biçikletave është mendimi që të kërkohet një biçikletë e cila bën çdo gjë nga pak. Ky koncept është hutues dhe vjen nga të gjithë ata të cilët, si në rastin e parë, skanë vendosur për qëllimet e tyre mbi pedale. Nuk ekziston një biçikletë universale për pedalim në qytet, pedalim sportiv dhe për pedalim në mal. Ekzistojnë modele të cilat janë disi të përshtatshme për pedalim të përzier, por asnjëherë nuk duhen pasur në mendje kur ke një target pedalimi të qartë pasi asnjëherë nuk do performojnë ashtu siç dëshironi.  Edhe pse shpesh mund të pedalosh në disa terrene me një biçikletë, vihet re që njerëzit edhe pse duan fleksibilitet në variantet e zgjedhjes më pas nuk pedalojnë në disa terrene por preferojnë një. Ndaj mirë është të jemi të qartë cili është ky terren dhe të blejmë diçka që I përshtatet plotësisht jo pjesërisht.

3. Mos shikoni ngjyrat
Të gjithëve na tërheq moda, sigurisht, por një nga rastet ku pamja sduhet tju udhëheqë është gjatë blerjes së një biçiklete. Ajo e cila do ju tërheqi syrin, jo domosdoshmërisht është ajo e cila funksionon për ju. Mendoni fillimisht nevojat dhe rehatinë tuaj në përdorim dhe në nivel të dytë, pasi të shikoni çfarë ju ofron tregu, zgjidhni ofertën e cila ju kënaq dhe vizualisht.

Pra, çfarë tipi jeni?
Biseda që duhet të kryeni me veten tuaj do përqëndorhet në tre kategori të mëdha që shpesh japin ndihmën kryesore në përzgjedhje.


Urban / Hybrid
Kjo kategori përkët atyre që po I bashkohen efektit ortek që po përfshin qytetarët e botës për të pedaluar në qytete. Shumë prej tyre skanë pedaluar që kur ishin fëmijë, shumë të tjerë duan të pedalojnë ato 5-6 km për në punë/shkollë që çdo ditë I bëjnë me makinë apo këmbësorë. Në këtë katëgori shpenzohet për siguri dhe rehati në pedalim. Nuk është e nevojshme të orientoheni në trupa karboni apo sisteme frenimi shumë të ndërlikuara. Modelet hollandeze mund tju japin një ide të qartë të asaj që do ju shërbejë në funksionalitet, shpejtësi, siguri dhe rehati.


Biçikleta Kursi
Nëse ju pelqen jeta sportive intensive dhe e gjeni veten shpesh të mërzitur me biçikleta me pesha të mëdha dhe performancë që lë për të dëshiruar. Vlen të vihet në dukje që kjo kategori ka çmime pak më të kripura dhe se çmimet mund të variojnë shumë nha modeli në model për shkak të materialeve dhe teknologjive të përdorura. Çmimet këtu duhen analizuar me kusht parësor ambicjen dhe dëshirën tuaj për të marr maksimumin nga blerja juaj dhe efektivisht nga përdorimi I mëtejshëm. Nëse bashkëbisedoni me stafin e dyqanit mund të merrni shumë informacione kyçe që do ju vlejën në përzgjedhje. Sistemet e frenimit, ato të marrsheve, konstruksioni I trupit (gjeometria dhe materialet) janë faktorë që duhet ti përzgjidhni në mënyrë shumë të personalizuar që çdo qindarkë që do shpenzoni të vlejë.


Mountain Bike
Nëse ju pëlqen të bëni ngjitje malore apo dhe udhëtime nëpër shtigje pyjore, kjo kategori du ju përshtatet më shumë. Përgjithësisht në këtë kategori do shikoni një varietet të gjërë zgjedhjesh pasi ekziston një varietet terrenesh të çregullta që mund të pedalohen. Tre nëndarje të mëdha: Rigid (pa amortizatorë); Hardtail (amortizator përpara) dhe Full Suspension (me dy amortizatorë). Këto nëndarje kanë kontroll në ndryshim mbi terren, më shumë kontroll jep çmim më të lartë. Edhe në këtë kategori kemi një specifikim të lartë të materialeve dhe teknologjive që japin kombinime të ndryshme dhe për pasojë çmime të ndryshme.


Sigurisht që ekzistojnë më shumë se 3 tipe pedaluesish, por të gjithë ndahen në këto 3 kategori të mëdha. Krijoni një mendim tuajin bindës dhe kërkoni bashkëpunim me dyqanet që të informoheni në blerjen tuaj të parë por edhe të dytë…

Saturday, July 26, 2014

18 Tregues që ti jeton në një qytet me kulturë çiklizmi

18 Tregues që ti jeton në një qytet me kulturë çiklizmi 


E pregatitëm. I thjeshtë, I përpiktë dhe I saktë… udhëzuesi që dëshmon për rëndësinë dhe peshën e biçikletës në qytetin ku ti jeton.

1. Nuk e ke problem të pedalosh me “marsh fiks” ndërkohë që je në kërkim të një riparuesi që të marri përsipër sistemin tënd të ndrimit të marsheve që ka hequr dorë momentalisht.

2. Nëse një makinë në trafik I bie borisë, zakonisht I jep rëndësi minimale. Në fakt të kujton që ka kaluar mjaft kohë që ske vizituar kopshtin zoologjik me vogëlushët e tu për të ushqyer patat….mbase të Djelën do ishte perfekte?

3. Nuk të duket çudi të pedalosh në 35C me një 4vjeçar të siguruar në ndënjësen pas teje, dy trasta plot me pazaret e kuzhinës në koshin e përparmë ose të varura në doreza, ndërkohë që po diskuton me partnerin në telefon me kufje për mbrëmjen që do organizoni me miqtë… duke mos harruar të informosh pedaluesit turistë në qytetin tënd për pika interesi dhe kurioziteti që mund të vizitojnë.


4. Kur e ndjen që po mbinxehesh gjatë pedalimit për në punë… pedalon më ngadalë. Dhe nëse parashikimi I motit flet për një mot të nxehtë për nesër, planifikon për një nisje pak më të hershme për në punë që të mos djersish gjatë një pedalimi të shepjtë të mëngjesit.


5. I vetmi rast që shikon Lycra apo Spandex janë disa regjistrime të vjetra seancash stërvitore në emisione mëngjesi ose mbi vrapuesa në park.

6. …në vijim të arsyes pararendëse, emri GoreTex të jep përshtypjen të një lojtari të SpVgg Unterhaching të Mynihut.

7. Kur diçka nuk shkon mire me biçikletën tënde dhe e ke lënë në servis, merr të dytën që ken ë shtëpi për të shkuar në punë, ose atobuzin. Edhe pse makinën e ke të parkuar përpara shtëpisë.

8. Shumë çiklistë rreth teje vendosin helmeta dhe asnjë prej tyre nuk e neglizhon vendosjen e saj mbi kokën e ndonjë vogëlushi apo vogulusheje që pedalon përkrahë apo mbartet në ndënjëse të posaçme.

9. Më I çuditshmi në grupin tënd të miqësisë është ai I cili nuk ka është rrëzuar asnjëherë nga biçikleta… Të gjithë e shikojnë me dyshim dhe e kontrollojnë për dëmtime që mund të mos tregojë. 


10. Minimalisht 3 herë në javë ndryshon atë që ke veshur pasi nuk shkon me biçikletën tënde.


11. Bisedon çdo javë me miqtë apo kolegët e tu çdo javë për servise biçikletash të reja që ofrojnë çmime apo shërbim më të mire dhe paralajmëroni për ato të cilat kanë mangësi në shërbim apo çmime të larta.

12. Kur shikon dikë me pantallonat brënda çorapeve, mendon “…a I ka folur vallë dikush për lidhëset e pantallonave?”. Madje matesh 3 herë të pedalosh deri sa ta arrish dhe ti thuash ku shiten dhe sa kushtojnë.



13. Nuk e di që jeton brënda kulturës së biçikletave dhe nuk e përdor si shprehje. Ti thjesht pedalon.





14. Koha e qëndrimit në pritje të semaforit shpenzohet më së miri në vëzhgim të zgjedhjeve stilistike të çiklistëve rreth teje. Këpucë, çanta, syze madje deri dhe çadra apo dhe mbulesa shiu. Mundësitë janë të pafundme.

15. E gjithë garderoba jote mund të klasifikohet si “e përshtatshme për pedalim”, duke përfshirë takat 12cm të blera përpara 2 javësh si dhe palltoja dopiopetë që do i dhurosh motrës për ditëlindje në Dhjetor.

16. Kur një shofer i marrë të pret rrugën keq, i hedh një vështrim të akullt, shkund pak kokën me keqardhje... dhe e harron komplet situatën pas 50 metrave pedalim.


17. Një sasi e vogël ndryshku mbi biçilketë të duket estetike sepse të flet për përdorim dhe jetë. Biçikletat e reja fringo të japin iden e diçkaje plasike pa jetë.


18. Të duhen mbi 15 minuta për të gjetur biçikletën tënde në parkimin e fakultetit nëse ishe me nxitim kur e parkove dhe nuk e kishe mendjen aty.


                                                                                                                                                          - ЄК

Thursday, June 26, 2014

Shqiperia! Det dhe Biçikleta!

Shqiperia! Det dhe Biçikleta!




E keni parasysh ate radhen e madhe me makina para tunelit ne Vlore?
Kur mallkon veten pushimet diellin vapen? Shmange! Si? Simonetta Bike and Tuors ne fakt e sugjeron pedalimin turistik per te huajt por une them se, keshillen e saj, mund t’a ndjekim edhe ne vete. Ne qe pretendojme se e njohim vendin tone e ne fakt e njohim fare pak Ne qe mendojme se e kemi pershkuar Jugun, por ne fakt rralle here e kemi ndjere eren e bregut ne fytyre…


Jo me larg se para disa ditesh shkruajtem gjere e gjate per turizmin, per zemren e madhe ( qe shpesh rezulton te jete nje thike me dy presa) per “te jashtmit” qe na kane zgjedhur e per pergjegjesine qe kemi per t’u treguar se ne jemi ne lartesine e duhur te zgjedhjes se tyre. Deshmi e vizionit tone eshte pikerisht kjo oferte e bukur nga Simonetta Bike and Tours. Simonetta, kjo zonje e nderuar, bashkeshorte dhe nene e dy djemve, pas vitesh pune me organizata te ndryshme qe kane ne qender mjetin ekologjik, vendosi te themeloje kete ‘ndermarrje’ e cila vepron nen sloganin “Aventure mby dyrrotak, per turiste kureshtare”

Oferta qe perfshin Shqiperine, e nis rrugetimin ne Fier, prane Apollonise antike, per te vazhduar me Narten, Vloren, Llogarane, perlat e Jugut gjer ne Butrintin e bukur. Deti I kalter e I kthjellet, fshatrat e vjeter, ku dallohen tek-tuk zoterinj mjekerbardhe qe gjerbin kafe’ e luajne tavell, ullishtet qe alternohen me pyje me bredha, apo peisazhe ku lisat kryelarte tregojne qiellin. Natyra e thyer propozon male te ashper, tarraca te kultivuara, kodrina te buta, copeza toke ku here mbizoteron grija e here e kuqja, si dhe kanione te perftuara nga gerryerja e lumenjve. Pas eksplorimit te bregut, pedalimi vazhdon ne dy qytete historike, trashigimi te Unesco-s :Gjirokastra e Berati si dhe me nje rafting te mrekullueshem ne lumin Osum, rafting I preferuar mjaft nga turistet evropiane. Shqiperia pelqehet dhe josh, jo vetem per natyren, detin, ao peisazhet por edhe per atmosferen dehese qe te shpon hundet, per njerezit buzagaz, te bute e mikprites qe ndesh aty, si dhe per krenarine me te cilen ata jetojne jeten e tyre te thjeshte. Kjo eshte pak a shume didaskalia qe shoqeron udhetimin ne Shqiperine tone te dashur, didaskali e cila, me duket mua, frymezon jo vetem turistet, por edhe vete ne. Dyrrotaku ehte gjithmone alternative me e mire.