Tuesday, September 30, 2014

ARKEOLOGJIA E AKSESOREVE TE BICIKLETES


Ekziston një pafundesi zgjedhjesh praktike ne ndihme te personalizimit te biçikletave, të trashëguara nga një shekull kulture biçikete.

Shumë elemente të cilat ishin pjesë normale në çdo biçikletë, me kalimin e kohës janë lënë në harresë. Arsyeja është e njohur. Ndërkohë që qytetet zhvilloheshin duke lehtësuar gjithmonë e më shumë transportin me automjete, biçkleta marxhinalizohej drejt përdorimit sportiv dhe atij për kënaqësi dhe jo si mjet pune. Të “çmëndurit pas peshave të lehta” eliminuan shume aksesorë me qëllim arritjen e shpejtësive të mëdha.

Me këto në mendje, kryem një kërkim për 10 elementet që përgjithësisht janë dashuruar dhe që do donim të riktheheshin në biçikletat tona tani që biçikleta rikthehet në jetët tona.

Këta janë aksesorë bazë që janë standartë në qytete me kulturë çiklizmi dhe edhe pse disa janë ende prezentë I kemi përfshirë në listë pasi shumë shtete të tjera I kanë humbur si elemente.



 Në vënd të parë kemi Grepin e Zgarës së Pasme. Një ndër detajet më të thjeshta dhe me imagjinatë. Për dekada ka shërbyer në transportimin e cantave të krahut si dhe qeseve. Nuk shikohet shpesh sot, veç nëpër katallogje biçikletash të shekullit të kaluar. Jetojnë fuqishëm në Danimarkë, ku shumë dyqane shitje biçikletash e kanë element standart të përfshirë thuajse në çdo shitje. Me shitjet në rritje të kompjuterave portabël, dikush mund të mendojë që do shërbenin mjaft mirë…







 Sigurisht, thuajse çdo biçikletë në Danimarkë dhe Hollandë apo në qytete ku çiklizmi ka peshë të lartë ka një Mbulesë Zinxhiri. Eshtë elementi më logjik pas Mbulesave të Rrotave. Stilistika e këtyre mbulesave është një temë tjetër. Eshtë vënë re një rëne interesi, por dikur cilido prodhues me rrespekt ndaj vetes përkushtohej me dashuri ndaj këtij elementi.







Biçikleta ime e vjetër kishtë një Dorezë Ngritje që e balanconte mrekullisht dhe e bënte ngritjen e saj shumë të lehtë. Shumë biçikjleta Suedeze sot e zotërojnë këtë elemen, por  për një kohë të gjatë ai ishte shtesë nevoje që përdorej në masë. Nëse trupi I biçikletës suaj nuk një dorezë të tillë që në prodhim, gjithmonë mund të shtoni një duke mos cënuar aspak pamjen e saj.






Ah, Dinamoja.  E rëndë, e çuditshme por plot magji. Pjesa më e madhe në qarkullim janë të një prodhimi mjaft të vjetër, por prodhohen ende. Një motor I vogël I vendosur pranë gomës suaj që lëshon një zhurmë të lehtë dhe ju siguron ndihmë në pedalimet tuaja në mbrëmje. Me gjasa dinamoja do të përfundojë në muzeu e biçikletës pasi prej kohësh po arrihet që dritat të funksionojnë pa nevojë fijesh pra me anë të magneteve.





 Mbrojtëset e Fustaneve kanë rezistuar dhe nuk tregojnë shënja dobësimi. Një tjetër aksesor I thjeshtë dhe efikas, nevojë për çdo pedaluese qyteti. Origjina e emrit është angleze. Në Danimarkë, quhen Mbrojtëse Palltoje, pasi palltot e gjata me copa të shtrenjta ishin norma në kohën e shpikjes së aksesorit. Mbrojtëset e thurura ishin shumë në modë në shekullin e kaluar. Elastike apo prej gome janë shumë të lira si dhe lehtësisht të gjetshme në shumë shtete. Stili I aksesorit mund të vendoset që të na përfaqësojë. Le ta kthejmë në jetë.






Këto shtesa të thjeshta prej gome për timonat tanë shërbejnë për një arsye të vetme. Mbrojnë timonin si dhe muret në të cilat mbështetet gjatë parkimit afatgjatë apo afatshkurtër. I kam parë nga afër vetëm në Itali dhe jam kurioz në cilin shtet janë ende në përdorim. Një element me rëndësi në dukje të vogël por që në kohën e mungesës së vëndparkimeve apostafat për biçikleta krijonte lehtësi dhe efekt.






…për ata që ankohen për çiklistët që dëgjojnë muzikë gjatë pedalimit apo kontrollojnë telefonin (por që nuk nervozohen njësoj kur shoferët bëjnë të njëjtën gjë), ky është një makth I vërtetë. Mbajtëset e Gazetave ishin shumë në modë në shumë shtete. Në pamje kemi dhe një modifikim të lehtë që ju lejon palosjen dhe leximin e artikullit të preferuar. Dhe duke qenë se ishte një aktivitet I zakonshëm dikur, për shkak të telasheve të mundëshme, u krijua dhe sinjalizimi rrugor I nevojshëm në zona të caktuara. Në foto, një sinjalizim I hasur në Hollandë.







Dikur e hasur gjithandej, furça e përulur e aksit tashmë jeton vetën në Kopenhagen dhe në Hollandë. Ajo qëndron aty e heshtur, duke u rrotulluar rreth aksit dhe duke mabjtur aksin të pastër nga grasoja dhe papastërtitë e tjera.










Dikur, elementi që tërhiqte pjesën më të madhe të vëmëndjes dhe krijonte garën kryesore midis prodhuesve. Stampat Ballore. Numërohen me mijëra në këto 125 vite të fundit dhe pjesa më e madhe janë totalisht të adhurueshme. Cilido prodhues me peshë kishte disa logo historike dhe ato bëheshin stampat ballore që do adhurohen për dekada të tëra.






Zilet janë ende në qarkullim dhe nuk tregojnë shënja dobësimi. Shumë prej nesh duan stilet e vjetra të zileve pasi ato mbartin krenarinë dhe aftësinë e artizanalitetit të prodhuesit. Një pjesë preferojnë numrat e pafundme të zileve të prodhuara në Kinë çdo ditë. E mira është që tregu jep alternativë për cilindo sot. Për fat të keq një pjesë mjaft e vogël janë të prodhuara tërësisht prej metali për të lëshuar atë tingull kërkues dhe të këndshëm.





Kjo është 10-shja jonë. Kemi harruar ndonjë?ЄК
 

No comments:

Post a Comment