Ky është nje “udhetim” drejt te ashtuquajturit “qyteti me i
pershtatshem ne bote per te jetuar”, titull per te cilin dyrrotaku ka nje pjese
te mire te merites. Kopenhagen : gjashte arsye per ta dashuruar e per ta patur
zili ne te njejten kohe.
Vizita në Kopenhagen, qoftë si ciklist, qoftë si këmbësor,
ngjason me kalimin në një tjetër realitet thuajse magjik. Për turistët evropianë
ky qytet mbart dicka hipnotike I cili jo vetëm të mrekullon por edhe të nxit një
ndjenjë të shëndetshme zilie. Per gjashte arsye :
1 1.
Dyrrotaku. Të pedalosh përmes qytetit është një
pervojë e rralle . Qe nga lagjet Frederiksberg Ostebro apo Norrebro për te
vazhduar një ndër parqet më të hershëm si Tivoli apo parku I Dyrehaven pergjatë
të cilit përjetohet një ndjesi e pashpjegueshme lirie. Terreni I rrafshët I ndihmon danezët të
pedalojnë gjer ne 1.000 km në vit. Një vëmendje e vecantë shkon edhe për 400 km
korsi bicikletash. Një fitore kjo, për dyrrotakun I cili mori përdorim të gjerë
në vitet 70 si përgjigje ndaj krizës së naftës. Rezultati : sot numërohen mijra
bicikleta, miliona më saktë. Numri I tyre është më I madh se I banorëve.
Pedalojnë të rriturit, të vegjlit, të moshuarit.
2.
Pasuria e deklaruar. Në Danimarke askush nuk u
shmanget taksave. Të pasurit e bëjnë për një cështje patriotizmi, e në pot ë njëjtën
mënyre u besojnë institucioneve e klasës politike në vend. Kjo e bën Danimarken
një ndëe vendet më të sigurtë në botë me të ardhura mujore jo më pak se 2000
euro. Mgjs në këtë vend mund të jetohet mjaft kënaqshem edhe pa punuar, askush
nuk zgjedh të mos bëjë asgjë. Ky fakt flet sa për mijra fjalë.
3.
Dëshira për të shijuar jetën. Me ardhjen e stinës
së ngrohtë rrugët e Kopenhagenit gjallërohen. Pas largimit të dimrit gjatë të
cilit dielli ngroh vec tre orë në ditë duke I nxitur banorët të shijojnë restorantet dimerore dhe shtëpitë e ngrohta të
mobiluara tërësisht me dru, vjen vera e cila ndez atmosferën ne natyrë.
Koncerte në rrugë, tavolina të vendosura në tarraca, njerëz që shijojnë birrat
Riverfront apo shëtitje parqeve. Kjo
shkon Për të gjithë ata që apriori mendojnë se danezët janë një popull I ftohtë.Perkundrazi
: në stinën e nxehtë danezët janë gjithnjë të buzëqeshur.
Ndërgjegjësimi qëndrueshmëria dhe ekologjia.
Pavarësisht burimeve të pafundme te naftës Danimarka është një vend leader në
energjinë e rinovueshme : një e treta e energjisë në vend përftohet prej
turbinave te erës. Qytetarët konsumojnë ushqim organik më shumë se cdo vend tjetër i Bashkimit Europian.
5. Oraret. Duket e cuditshme por ja që danezët
drekojnë ne 11 e 30 dhe darkojnë ne 18 e 30. Përvecse kjo është e lidhur ngushtësisht
me dimrin e gjatë që bën atje, është ë lidhur edhe me familjen. Është tejet e vështire
që një biznes të vazhdojë punen pas ores 17 e 30 : tregtaret kthehn në shtëpi për
të ndenjur me familjarët. Mbase danezët nuk punojne gjatë, por jane sigurisht
shumë më productivë në atë që bëjnë.
6.
Liria dhe siguria. Në nje vend tejet të
civilizuar , liria ka tjetër aromë, tjetër perceptim. Mjaft të mendosh që
lagjja e Christianias, e themeluar nga nje familje e vjetër hippie në vitet 70,
mban statusin e shtetit të pavarur dhe mbrohet nga një ligj I vecantë që lejon
përdorimin e marihuanes. Barazia mes gjinive, është gjithashtu një tjetër
element I rëndësishëm : Kopenhageni numëron numrin më te madh të grave të punësuara.



No comments:
Post a Comment