Wednesday, May 20, 2015

Një këndvështrim nga të dyja anët e xhamit ballor.



Të ndash rrugën me përdoruesit e tjerë ka rreziqe, dhe diçka që bashkon pedalues të rinj e të vjetër është frika e goditjes nga një automjet. Por, çfarë ndodh nëse jo vetëm njëri nga të implikuarit është pedalues? Një studim I bërë gjatë vitit 2014 ka treguar që 88% e pedaluesve të rregullt janë dhe drejtues automjetesh ndaj dhe është e pashmangshme që vet ata (shoferet) të përfshihen në një aksident ndërkohë që janë duke pedaluar. Historia në vijim është një e tillë, një pedaluese e rregullt që goditi një çiklist me automjetin e saj. Emrat janë ndryshuar për tu ruajtur privacia e individëve por historia vlen të prezantohet që të kuptohet që kur vjen situate në ktë pikë midis automjeteve dhe biçikletave, nuk mund të jetë “ne kundër atyre”.


-               - Shoferja
Mikesha jonë, le ta quajmë Veronika, jeton në një lagje të Boston dhe të gjithë miqtë e njohin si pedaluese të përditshme. Pedalon për dhe nga puna e saj që ndodhet 5 kilometra larg, si dhe një pjesë të mirë të detyrimeve shtëpiake I plotëson mbi pedale. Boston ka bërë shumë hapa pozitivë vitet e fundit për tu bërë një qytet ku pedalohet me kenaqësi, por Veronika ende shprehet e shqetësuar në lidhje me përplasjet. “Thuajse çdo ditë mendoj situata ku jeta ime vendoset në rrezik” thotë ajo. Edhe të ngasësh makinën në Boston nuk është e lehtë për shkak të trafikut. Shumë shoferë kanë braktisur makinat që ti shpëtojnë këtyre kushteve por edhe mbi biçikletë kanë të njëjta probleme për shkak të mungesës së vigjilencës së shoferëve. “Kur pedalon vet ke më shumë kujdes” thote ajo, “nëse jam e ndaluar në rrugë gjithmonë kontrolloj pasqyrat përpara se të nisem dhe asnjëherë nuk I bie borisë kur kam përpara një biçikletë”.

-              -  Përplasja
Gjatë një dimri posaçërisht të vështirë në Boston, pedalimi Ishte I vështirë, dhe duke mos pasur goma por dhe pajimet e duhura për atë mot, Veronika e gjeti veten duke I dhënë makinës përgjatë Shkurtit dhe Marsit. Në një ditë të tillë marsi, ndodhi aksidenti. Ajo po ecte në rrugët e ngushta të lagjes së saj dhe në një kryqezim ndali për të kontrolluar trafikun në ardhje. Sipas edhe raportit të policisë, një makinë e parkuar jashtë rregullit, I pengonte shumë fushëpamjen në kryqëzim dhe për pasojë ajo duhej të futej mjaft brënda tij për të kontrolluar për makina në ardhje. “Ndërkohë që po ecja për tu futur në kryqëzim, çiklisti u pengua me anësoren e pjesës së përparme të makinës dhe pas një përplasje në kofano përfundoi në asfalt”. Çiklisti ishte duke zbritur një kodrinë dhe e njëjta makinë që pengonte Veronikën të shikonte rrugën, pengonte dhe çiklistin të shikonte makinën që po futej në kryqëzim. Djali mbi biçikletë që e kishte vendosur një kaskë në kokë, kishte gjakderdhje nga hundët por dukej I padëmtuar. Arriti të ngrihej menjëherë dhe ajo që mbizotëronte ishte shokimi nga ngjarja. Veronika doli menjëherë nga automjeti për të parë nëse ishte mirë dhe lajmëroi menjëherë ambulancën. Gjatë pritjes për policinë dhe ambulancën kërkoi ndjesë me dhjetëra herë duke pranuar që si person që pedalon, ky ishte një gabim kryekëput I saj. Pasi djali u vendos në ambulancë për të bërë kontrolle të mëtejshme, Veronika kërkoi të shoqërohet pasi nuk ishte në gjendje të ngiste automjetin e saj.

-                - Pas përplasje

Gjatë pedalimit, Veronika identifikohet si një person me një reagim të fortë ndaj shoferëve neglizhent, ata që hapin dyert dhe ata që e përdorin borinë pa hesap. Duke menduar shpesh që mund të goditet ajo vet, dhe si do vijonte nëse do goditej, ajo u habit tej mase kur pa që djali të cilin ajo aksidentoi, po tregonte një mungesë të madhe nervozizmi. Ata nuk u konfliktuan aspak madje në ditët në vijim ata mbetën në kontakt të vazhdueshëm në lidhje me shëndetin e djalit. Pas aksidentit edhe dimri lejoi Bostonin të rrisi temperaturat, dhe Veronika la sediljen e makinës për shalën e biçikletës së saj. Pavarësisht aksidentit ajo shprehet aspak e frikësuar për veten e vet në trafik por edhe më të kujdesshme se më parë. 

Wednesday, May 13, 2015

2015 – Bristol... Kryeqyteti i Gjelbër i Europës


Bristol është I vendosur në JugPerëndim të Anglisë, dhe ka një popullsi prej 441,300 banorësh (2011). Eshtë qyteti I gjashtë në Angli dhe I teti në Mbretërinë e Bashkuar në renditjen e dëndësisë. Bristol, habiti jurinë e konkursit me planet e investimit në transport dhe energji. 
Qyteti ka marrë përsipër të shpenzoje një buxhet prej 500 milionë Euro në 3 vite në transport dhe 300 milionë Euro në 5 vite në sektorët e efiçensës energjitike dhe energjive të rinovueshme. Vlen të përmendet që në 10 vite zhvillim të vazhdueshëm që Bristol ka pasur, çdo vit që nga viti 2005 emetimet e dioksidit të karbonit CO2 kanë qenë gjithmonë në rënie. Bristol gjithashtu ka shprehur fuqishëm planifikim e tij për transformimin në një bërthamë jokarbonike e Europës duke gjeneruar mbi 17.000 vende pune në industry miqësore ndaj mjedisit deri në vitin 2030. Qyteti ka dhënë prova që do ja dali pasi mbylli vitin 2012 me rritje rreth 5% të ekonomisë së gjelbër.

Përveç të qënurit një qytet efiçent me një ekonomi të gjelbër në rritje, Bristol është dhe qyteti më I gjelbër në Mbretërinë e Bashkuar ku cilësia e ajrit është në nivele shumë të larta. Në 3 vitet ka dyfishuar numrin total të pedaluesve të përditshëm dhe ka marrë përsipër katërfishimin e numrit të sotëm në 5 vitet e ardhshme. Qyteti ka potencialin për tu kthyer në një model për Anglinë por dhe për më gjerë. 



Një marrëveshje midis qytetit dhe zyres se marredhenieve me jashtë ka për qëllim promovimin e çmimit të marrë për të rritur ndërgjësimin dhe pjesëmarrjen. Motivimi kryesor “Laboratori I Ndryshimit” bazohet në inovacion, udhëheqje dhe mësim. Rrjetet sociale dhe laboratoi I inovacionit doe bëjnë qytetin e Bristol të disponueshëm në të gjithë botën për konferenca dhe seminare online. Juria vendosi që Bristol ka treguar arritje në të gjitha kriteret e vendosura. Bristol njihet innovator në aspekte si ekonomia e gjelbër, strategjitë e fuqishme të komunikimit, dhe përkushtimit dhe entusiazmit të nevojshëm për tu kthyer në një model për Europën.

Ndryshimet Klimaterike

Bristol ka implementuar një angazhim afatgjatë në përmirësimin e ambjentit të qytetit dhe ka punuar për uljen e kontributit të qytetit në ndryshimet klimaterike që në vitin 2000. Gjithashtu ka programuar dhe vënë në zbatim një seri strategjish dhe planesh aksioni si Strategjia e Energjive të Qëndrueshme dhe Mbrojtjes së klimës së Bristol, Plani I Transportit Lokal që do vahdojë deri në vitin 2026 si dhe Sondazhin e Cilësisë së Jetës që do bazohet në pjesmarrjen aktive të qytetarëve në deklarimin e aspekteve si perceptimi I zhurmës.

Efektshmëria Energjitike

Në Bristol përdorimi I energjisë në shtëpi tashmë është ulur me 16% përgjatë viteve 2005 – 2010 dhe rendimenti energjitik në shtëpi është rritur me 25% në vitet 2000 – 2010). Si një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Kryebashkiakëve në vitin 2009, qyteti ka vendosur qëllime ambicioze për të ulur konsumin e energjisë me 30% dhe emetimet e CO2 me 40% brënda 2020 dhe me 80% brënda 2050. Këto qëllime janë inkorporuar në Strategjinë Rregullatore të Ndryshimeve Klimaterike dhe Sigurisë Energjitike të përditësuar në vitin 2012. Edhe pse momentalish nuk ekziston një përgjegjësi legjislative, për menaxhimin e përzier të energjisë në qytet, po punohet dhe për të rritur sasinë e prodhuar në burime të rinovueshme


Një nga elementët që po promovohet gjërësisht pas marrjes së çmimit është dhe një video falenderimi për qytetarët e Bristol që ndihmuan gjithë këto vite që qyteti I tyre të fitojë këtë çmim të rëndësishëm dhe motivimi për qindra mijëra të tjerë ti bashkohen kësaj mënyre të re mendimi.