Showing posts with label energji e paster. Show all posts
Showing posts with label energji e paster. Show all posts

Wednesday, May 13, 2015

2015 – Bristol... Kryeqyteti i Gjelbër i Europës


Bristol është I vendosur në JugPerëndim të Anglisë, dhe ka një popullsi prej 441,300 banorësh (2011). Eshtë qyteti I gjashtë në Angli dhe I teti në Mbretërinë e Bashkuar në renditjen e dëndësisë. Bristol, habiti jurinë e konkursit me planet e investimit në transport dhe energji. 
Qyteti ka marrë përsipër të shpenzoje një buxhet prej 500 milionë Euro në 3 vite në transport dhe 300 milionë Euro në 5 vite në sektorët e efiçensës energjitike dhe energjive të rinovueshme. Vlen të përmendet që në 10 vite zhvillim të vazhdueshëm që Bristol ka pasur, çdo vit që nga viti 2005 emetimet e dioksidit të karbonit CO2 kanë qenë gjithmonë në rënie. Bristol gjithashtu ka shprehur fuqishëm planifikim e tij për transformimin në një bërthamë jokarbonike e Europës duke gjeneruar mbi 17.000 vende pune në industry miqësore ndaj mjedisit deri në vitin 2030. Qyteti ka dhënë prova që do ja dali pasi mbylli vitin 2012 me rritje rreth 5% të ekonomisë së gjelbër.

Përveç të qënurit një qytet efiçent me një ekonomi të gjelbër në rritje, Bristol është dhe qyteti më I gjelbër në Mbretërinë e Bashkuar ku cilësia e ajrit është në nivele shumë të larta. Në 3 vitet ka dyfishuar numrin total të pedaluesve të përditshëm dhe ka marrë përsipër katërfishimin e numrit të sotëm në 5 vitet e ardhshme. Qyteti ka potencialin për tu kthyer në një model për Anglinë por dhe për më gjerë. 



Një marrëveshje midis qytetit dhe zyres se marredhenieve me jashtë ka për qëllim promovimin e çmimit të marrë për të rritur ndërgjësimin dhe pjesëmarrjen. Motivimi kryesor “Laboratori I Ndryshimit” bazohet në inovacion, udhëheqje dhe mësim. Rrjetet sociale dhe laboratoi I inovacionit doe bëjnë qytetin e Bristol të disponueshëm në të gjithë botën për konferenca dhe seminare online. Juria vendosi që Bristol ka treguar arritje në të gjitha kriteret e vendosura. Bristol njihet innovator në aspekte si ekonomia e gjelbër, strategjitë e fuqishme të komunikimit, dhe përkushtimit dhe entusiazmit të nevojshëm për tu kthyer në një model për Europën.

Ndryshimet Klimaterike

Bristol ka implementuar një angazhim afatgjatë në përmirësimin e ambjentit të qytetit dhe ka punuar për uljen e kontributit të qytetit në ndryshimet klimaterike që në vitin 2000. Gjithashtu ka programuar dhe vënë në zbatim një seri strategjish dhe planesh aksioni si Strategjia e Energjive të Qëndrueshme dhe Mbrojtjes së klimës së Bristol, Plani I Transportit Lokal që do vahdojë deri në vitin 2026 si dhe Sondazhin e Cilësisë së Jetës që do bazohet në pjesmarrjen aktive të qytetarëve në deklarimin e aspekteve si perceptimi I zhurmës.

Efektshmëria Energjitike

Në Bristol përdorimi I energjisë në shtëpi tashmë është ulur me 16% përgjatë viteve 2005 – 2010 dhe rendimenti energjitik në shtëpi është rritur me 25% në vitet 2000 – 2010). Si një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Kryebashkiakëve në vitin 2009, qyteti ka vendosur qëllime ambicioze për të ulur konsumin e energjisë me 30% dhe emetimet e CO2 me 40% brënda 2020 dhe me 80% brënda 2050. Këto qëllime janë inkorporuar në Strategjinë Rregullatore të Ndryshimeve Klimaterike dhe Sigurisë Energjitike të përditësuar në vitin 2012. Edhe pse momentalish nuk ekziston një përgjegjësi legjislative, për menaxhimin e përzier të energjisë në qytet, po punohet dhe për të rritur sasinë e prodhuar në burime të rinovueshme


Një nga elementët që po promovohet gjërësisht pas marrjes së çmimit është dhe një video falenderimi për qytetarët e Bristol që ndihmuan gjithë këto vite që qyteti I tyre të fitojë këtë çmim të rëndësishëm dhe motivimi për qindra mijëra të tjerë ti bashkohen kësaj mënyre të re mendimi.


Thursday, November 13, 2014

230 metra shteg bicikletash tërësisht me panele diellore!

230 metra shteg bicikletash tërësisht me panele diellore!

Hollanda të mërkurën zbuloi të ashtuquajturën "SolaRoad" korsi biçikletash e cila është ndërtuar nga   panele diellore të mbuluara me xham rezistues.

Për të parandaluar aksidentet, xhami ka një sipërfaqje të ashpër, jo të rrëshqitshme.
Panelet fotovoltaike aktualisht e depozitojnë energjinë në rrjetin kombëtar, por planet e ardhshme janë që nëpërmjet tyre të ndricohen rruga dhe semaforët.

Bicikletat dhe makinat elektrike një ditë nëpërmjet këtij sistemi do të jenë në gjëndje të furnizohen direkt nga rruga – shprehet Sten de Ëit, fizikanti që ndihmoi zbatimin e këtij projekti.
"Ideja është që në Holandë ne kemi rreth 140,000 kilometra rrugë e cila është shumë herë më e madhe se të gjitha çatitë të vëna së bashku," thotë De Ëit.


"Kemi 25.000 kilometra shtigje biçikletash në Hollandë, të cilat duam ti shfrytëzojmë për energji të pastër, ndricimin e rrugëve dhe semaforëve."

"Potenciali i vërtetë i kësaj nisme do të jetë kur ne ta aplikojmë jo vetëm për shtigjet e bicikletave por edhe në rrugët e makinave," shtoi De Ëit.

Rruga e parë me panele diellore filloi punimet para 16 ditësh. Deri tashmë janë gjeneruar 140 kilovat energji elektrike, të barazvlefshme me rreth 140 cikle të lavatrices, thotë zëdhënësja e SolaRoad Jannemieke van Dieren.

Projekti ka kushtuar deri tani 3.000.000 € ($ 3,7 milionë USD), kryesisht për faktin se është projekt pilot dhe hera e parë që aplikohet.


Ministri holandez i Ekonomisë, Z. Henk Kamp ishte i pari që pedaloi 70 metrat nga 230 metrat e korsisë pilot me panele, në very të Amsterdamit ditën e mërkurë.

"Holanda është mjaft ambicioze kur flitet për energjitë e qëndrueshme. Kjo risi është pjesë e rëndësishme e investimeve në energjitë e pastra" shprehet Kamp.

Vend i vogël prej 17 milionë njerëz - dhe rreth 18 milionë biçikleta - shpreson të trefishojë përdorimin e energjisë të qëndrueshme nga 2020 dhe të ketë "energji neutrale" nga 2050, thotë Kamp.
SolaRoad do të testohet gjatë dy viteve të ardhshme në një rrugë që mbart rreth 2.000 çiklistëve në ditë, tha De Ëit.





Qëllimi është që të kemi sa më shumë shtigje dhe rrugë diellore në mënyrë që të shtojmë dhe makinat elektrike.