Showing posts with label kine. Show all posts
Showing posts with label kine. Show all posts

Saturday, September 30, 2017

Kinë: Biçikletat publike që pastrojnë ajrin!

Kinë: Biçikletat publike që pastrojnë ajrin!

Ecovolis
Written by ecovolis

Një projekt ambicioz propozon të nxjerrë në rrugë biçikleta që pastrojnë ajrin brenda sistemit kinez më të madh të biçikletave me qira.
Nuk është e nevojshme të jesh në Kinë që të dish se gjigandi aziatik ka një problem shumë serioz në çështjen e ndotjes së mjedisit. Imazhet që vijnë tek ne nga këndi i botës, me qiej të mbivendosur në mënyrë të përhershme nga një shtresë e papërshkueshme e ndotjes, e vërtetojnë.
Me synimin e kthimit, të paktën pjesërisht, të kësaj situate shqetësuese, kompania kineze e dizajnit Tezign ka aleancën me artistin holandez dhe projektuesin Daan Roosegaarde për t’i vënë në dispozicion miliona çiklistëve kinezë të kenë bicikletën e tyre që pastron të ajrin. Çdo gjë, krah për krah me platformën kryesore të biçikletave me qira, siç raportohet nga faqja e internetit Inhabitat.
Biçikletat punojnë në mënyrë të ngjashme me vetë Projektin e lirë të “Roosegaarde”, një kullë që mund të pastrojë 30,000 metra kub ajër çdo orë. Qëllimi është, sipas mbështetësve të iniciativës, të ofrojë “një zgjidhje të pastër dhe të shëndetshme për çiklistët urbanë, duke luftuar bllokimin e trafikut dhe problemet e ndotjes në qytet”.

Tuesday, November 18, 2014

Foto e çiklistit guximtar është bërë virale në Kinë!


Një ciklist i huaj u ndal përpara një makine që udhëtonte përgjatë shtegut të biçikletës në Pekin. Foto u përhap menjëherë në rrjetet sociale në Kinë, duke u kthyer në virale.
Si të ishte i student i ri para tankut të fuqishëm për të drejtat e tyre dhe ky çiklist mori të njëjtin respekt. Foto në mënyrë të pashmangshme kujton ngjarjet e trishtuaar në sheshin Tiananmen 25 vite më parë. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse kjo foto u përhap kaq shumë në Kinë dhe pushtoi rrjetet sociale të saj!
Foto u ngarkua ditën e shtunë në Weibo, një hibrid midis Facebook dhe Twitter që është rrjeti më i populluari në Kinë. Kjo foto u shpërnda plot 43.000 herë dhe pati rreth 7000 komente. Në foto ju mund të shihni qartë se si një çiklist i huaj është vendosur para një makine që që po përdor një rrugë bicikletash për ti rënë për shkurt!
"Ne të gjithë duhet ti bllokojmë këto sjellje keqadashëse të shoferëve dhe ti raportojmë ato në polici”
"Sot u ndodha në këtë ngjarje pranë rrugës  “Yaojiayuan” – shkruan në Weibo autori i kësaj foto. "Një çiklist i huaj u përball të ndaloj këtë makinë që po kalonte në rrugën e bicikletës. Ciklisti është mëse i vendosur të kthejë mbrapsht makinën! Jam i impresionuar nga forca e këtij veprimi”

Komentet mbi fotografinë u shumëfishuan në sekonda.  "Unë shpresoj që qytetarët kinezë të marrin shëmbull nga ky akt i guximshëm” ishte një ndër komentet.  "Ne duhet ti ndalojmë dhe ti denoncojmë zakonet e këqija të shoferëve të cilët nuk respektojnë të drejtat e çiklistëve."