Showing posts with label liro korsite. Show all posts
Showing posts with label liro korsite. Show all posts

Tuesday, December 2, 2014

Kemi vetëm një shans për të bërë revolucionin e biçikletave!

Ndryshimi i vërtetë në lëvizshmëri do guxim, por mbi të gjitha një plan dhe një financim.  Është koha të heqim pengesat për një brez të tërë çiklistësh dhe mbi të gjitha për fëmijët të cilët nuk kanë kurkund një vënd për të mësuar dhe pedaluar biçikletën.
Kjo do të thotë një qytet ku hapësirat e biçikletës nuk janë më pak se vëndet e tjera europiane, një ambicie e qartë politike për të ndryshuar mënyrën e lëvizjes në qytet. Kush nuk do të donte që fëmijët e tyre të jetonin në një vend si Hollanda apo Danimarka, të rriteshin shëndetshëm dhe të sigurt në një qytet ku jetohet e jo mbijetohet?


Në një qytet si Tirana ku perimetri i brendshëm i punëve dhe i lëvizjes nuk i kalon 3-5 km është dëm i madh mjedisor, shëndetësor dhe ekonomik të sorrollatesh me makinë. Brezi i sotshëm mund të jetë ndoshta dhe i pari mbas shumë dekadash që të ketë jetëgjatësi më të shkurtër se prindërit  e tyre, për shkak të mungesës së aktivitetit fizik dhe cilësisë të dobët të mjedisit dhe jetesës në qytetet Shqiptare.

Kjo nuk është vetëm një e keqe për qytetarët, por mbi të gjitha për ekonominë. Të jesh më pro mjedisor sot do të thotë të jesh dhe më i thjeshtë, të lëvizësh më shumë me këmbë a biçikletë sesa me makinë, të përdorësh më shumë burimet falas të energjisë si diellin që ne e kemi me shumicë sesa të paguash faturat e kripura të energjisë pa fashë.
Të gjitha sëmundjet që shoqërojnë ndotjen e ajrit, mungesën e aktivitetit fizik dhe cilësinë e dobët të  jetesës në qytetet tona, na kushtojnë disa vite jetë, miliarda para në sistemin shëndetësor që për dreq as nuk e kemi apo medikamente që mund ti evitonim. Të gjithë e dimë cdo të thotë të rrisësh një fëmijë në Tiranë. Asmat, bllokimet e vazhdueshme, frymëmarrja e tmerrshme që si rrallë në qytete të tjera na lë zgjuar me nafazolinën në dorë. Për të mos përmendur një qytet aspak të njerëzve sesa të makinave, me fëmijët mbyllur në shtëpi apo apartamente lojërash.

Qartaz kjo nuk është një thirrje për të bërë aktivitet fizik,as për të ngrënë më pak, për të ndërruar filtrat e makinës apo për të zgjedhur naftën më të mirë. Zgjidhjet afatshkurtra, pa vizion, sajuar për ata pak qytetarë apatik  janë thellimi i gropës ku jemi futur. Zgjidhja është para syve tanë e shohim dhe e ëndërrojmë sa herë dalim nga gropa.
Zgjidhja e tërë qyteteve të qëndrueshme, miqësore ndaj mjedisit dhe qytetarëve të vetë është te lëvizshmëria!  Në Hollandë, Danimarkë, Zvicër ku 30-40 % e lëvizjeve brenda qytetit kryhen me bicikletë, 50 % e fëmijëve shkojnë në shkolla mbi bicikletë, nuk janë duke ushtruar thjesht aktivitet fizik, por kanë revolucionizuar tashmë lëvizshmërinë, ekonominë, jetën sociale dhe mjedisin e qyteteve të tyre.
Pyet një prind sot; “A do e donte këtë për fëmijët e tij?”, Do të thotë jo? Ti do të thoje jo? Do të votoje JO, do të paguaje për të? Apo jo?

Është e vërtetë se financat janë shtrënguar por ajo që po kërkojmë është vetëm një pjesë e vogël e fondit prej 40.39 miliardë Lekë të rrugëve, në korsi bicikletash të cilat e kanë dëshmuar se na kthejnë mbrapsht më të mirën e një investimi, cilësi jetese, qytete të qëndrueshme, afërsi me ëndrrën europiane. Studimet e të gjitha qeverive europiane kanë konfirmuar se investimi në korsitë e bicikletave ka një raport unik; JEP 1 MERR 5!!! Kush formë tjetër e transportit të jep këtë lloj shpagimi???
Biçikleta është e vetmja formë e transportit të mekanizuar që siguron fitim neto për shoqërinë tonë! Ne jemi i vetmi shtet në rajon që nuk kemi një plan dhe as nuk e kemi në plan planin. Me gjithë përfitimet ekonomike, shoqërore dhe mjedisore të bicikletës, politikanët tanë janë të parët që japin shembullin e rëndomë të kapardisjes nëpër makina! Ndonëse revolucioni i makinave ka përfunduar prej dekadash, akoma lexojmë cmendurira per Benzin 7000-sh te njerit e 5000 te tjetrit.
Në 25 vite nuk kemi parë e dëgjuar një politikë a një politikan të flasi për lëvizshmërinë, për qytetet e qëndrueshme, aq më pak të planifikojnë fonde për të realizuar revolucionin e domosdoshëm të biçikletave! Nëse vetë qeveria fle mbi makina c’duhet të presim nga pushteti lokal?

Dhe unë kam një makinë dhe nuk jam fanatik i biçikletës, por jam pro logjikës dhe fakteve se mënyra se si ne zgjedhim të lëvizimi është shërimi i një qyteti të “sëmurë”, që po rrit breza po aq të sëmurë! Sado dramatike mund të tingëllojë kjo, unë  besoj se ne kemi forcën për të ndryshuar tani këtë zhvillim anormal, që nesër të ndihemi krenar para fëmijëve tanë!


Friday, November 28, 2014

Pedalet në kohë të vështira ???

Pedalet në kohë të vështira???

Kriza e naftës më1973,  së bashku me çështjet e shëndetit dhe të sigurisë çoi vende si Hollanda dhe Danimarka drejt biçikletës. Situata e tanishme ekonomike është një mundësi e mirë edhe për Shqipërinë! 

Në fund të fundit, makinat nuk janë më moderne. Nuk janë më trend. Të gjithë fëmijët nën 35 vjeç në Shtetet e Bashkuara edhe në Evropë nuk ndihen më aq të hipnotizuar nga katër rrotat saprindërit e tyre. Kriza, e cila pengon blerjen dhe mirëmbajtjen e automjetit;Çmimi i naftës dhe benzinës,  mbipopullimit të qyteteve janë disa nga arsyet për këtë rënie. Kjo nuk është hera e parë që ndodh: Kultura masive e bicikletave filluar në vitet 70 në Evropën Qendrore e zbehu ndieshëm “seks appeal “ e makinave!

"Këtu nuk jemi në Hollandë," shprehen shumica e skpetikëve kur flitet për lëvizshmërinë. Normal pasi flasim për një vend që mendon dhe jeton mbi biçikletë. Mendësia hollandeze është një nga lojtarët e fortë në arenën globale. Suksesi i dy rrotakut aty sigurisht nuk është në dorë të fatit, apo thjesht sajë ndërgjegjësimit dhe edukimit mjedisor, por një vendim politik dhe shoqëror në kohë krize.
"Sot i fituar është ai që është më pak i varur nga nafta dhe burimet e energjisë të cilat nuk i kontrrollojmë dot”


Me shtimin e përdorimit të makinave në vitet 70 filluan dhe problemet e para. Aksidentet dhe ndotja ishin më të prekshmet. Fëmijët ishin më të prekurit nga ky ndryshim, vecanërisht në qytete. Kjo solli protesta masive në Hollandë, të cilët kërkonin siguri më të madhe për fëmijët. Aktualisht dhe pse siguria e ciklistëve në shumë shtete, përdorimi intensive i automjeteve gjeneron problem të panumërta urbane dhe mjedisore. Stresi apo ndotja e ajrit shkakton 400.000 vdekje të parakohshme në vit në Bashkimin Evropian, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Masat e para për të promovuar çiklizmin si një element që përmirëson cilësinë e jetës, filluan në Hagë në 1975, duke financuar korsitë e para të ndara për biçikletat. Udhëtimet me biçikleta në këto qytete u rrit me 60 - 75%!

Studimet më të fundit të tregut, kanë evidentuar shqetësimet e kompanive të automobilave në alarmin e tyre se mund të humbasin një brez të tërë përdoruesish. Vitet shtatëdhjetë të reagimit holandez, u përjetuan ngjashëm edhe në në vende të tjera. "Në Danimarkë, biçikleta është gjithashtu tërësisht e strukturuar.

Edhe pse revolucion model hollandez ndodhi dyzet vjet më parë, të mirat e tij qytetarët i jetojnë qartazi sot: në rrugët e Amsterdamit ose Kopenhagenit dominojnë pedalet dhe shembulli i tyre ka ndikuar shumë në pjesën tjetër të Evropës. Prandaj interesi dhe presioni i kompanive të automobilave është në kulmin e tij kudo në evropë.

"Ndërsa çmimet e naftës rritet, prodhuesit e biçikletave do të
përfitojnë", thotë një aksionar i Merida Industry, prodhuesi i dytë më i madh i biçikletave në botë. Fjalët e tij u vërtetuan edhe në Itali: vitin e kaluar 1.750.000 biçikleta janë shitur, më shumë se dy mijë makina. Shitjet e automjeteve kanë rënë ngjashëm si në 1963. Shumë përdorues të metrosë dhe autobusave tashmë kanë  kaluar te biçikleta!



Është fakt se perceptimi dhe vlerësimi i biçikletës ka ndryshuar ndieshëm, bazuar kryesisht në efikasitetin dhe kursimin. Shkaku është i njëjtë me atë të katër dekadave më parë:  kriza ekonomike, presioni shoqëror dhe mbështetja politike. Këta tre faktorë kanë qenë baza e kulturës së bicikletës në Evropë. Tani edhe Shqipëria ka një shans të mirë për të krijuar kulturën e saj të qyteteve të qëndrueshme, duke sjellë modelin e duhur në rrugët e qyteteve tona!!!

Tuesday, November 18, 2014

Foto e çiklistit guximtar është bërë virale në Kinë!


Një ciklist i huaj u ndal përpara një makine që udhëtonte përgjatë shtegut të biçikletës në Pekin. Foto u përhap menjëherë në rrjetet sociale në Kinë, duke u kthyer në virale.
Si të ishte i student i ri para tankut të fuqishëm për të drejtat e tyre dhe ky çiklist mori të njëjtin respekt. Foto në mënyrë të pashmangshme kujton ngjarjet e trishtuaar në sheshin Tiananmen 25 vite më parë. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse kjo foto u përhap kaq shumë në Kinë dhe pushtoi rrjetet sociale të saj!
Foto u ngarkua ditën e shtunë në Weibo, një hibrid midis Facebook dhe Twitter që është rrjeti më i populluari në Kinë. Kjo foto u shpërnda plot 43.000 herë dhe pati rreth 7000 komente. Në foto ju mund të shihni qartë se si një çiklist i huaj është vendosur para një makine që që po përdor një rrugë bicikletash për ti rënë për shkurt!
"Ne të gjithë duhet ti bllokojmë këto sjellje keqadashëse të shoferëve dhe ti raportojmë ato në polici”
"Sot u ndodha në këtë ngjarje pranë rrugës  “Yaojiayuan” – shkruan në Weibo autori i kësaj foto. "Një çiklist i huaj u përball të ndaloj këtë makinë që po kalonte në rrugën e bicikletës. Ciklisti është mëse i vendosur të kthejë mbrapsht makinën! Jam i impresionuar nga forca e këtij veprimi”

Komentet mbi fotografinë u shumëfishuan në sekonda.  "Unë shpresoj që qytetarët kinezë të marrin shëmbull nga ky akt i guximshëm” ishte një ndër komentet.  "Ne duhet ti ndalojmë dhe ti denoncojmë zakonet e këqija të shoferëve të cilët nuk respektojnë të drejtat e çiklistëve."

Monday, June 23, 2014

Permbysja e Miteve Biçiklete!

Shembje e Miteve të Kulturës së Biçikletës


Nëse ka diçka që dëgjohet shpesh, është që shtete si Hollanda dhe Danimarka kanë komunitete të stërmëdha çiklistash pasi janë mjaft të sheshta nga ana horografike. Prej vitesh dëgjohen të njëjta gjëra dhe kjo është midis tyre.

MITET DUHEN RREZUAR

Së pari, edhe pse Hollanda është disi e sheshtë, përveç disa zonave kodrinore/malore, deri dhe në himnin kombëtar krenohet për malet dhe kodrat. Pra edhe pse Kopenhageni është i sheshtë, pjesa tjetrër e vëndit nuk është. Qyteti i dytë, Aarhus është mjaft kodrinor. Si Sidnej ose Gotenburgu.

Në fakt, karakteristikat gjeografike e dy shteteve dhe dy kryeqyteteve, kanë pak lidhje me faktin e numrit të lartë të çiklistave në këto shtete.



Në Danimarkë e Hollandë, ekzistonin Unione Çiklistësh ashtu si kudo. Kur çiklizmi u bë sport – gjë që ndodhi me shpejtësi e me impakt të madh – unionet e çiklistëve në shumë vende u duhej të konkuronin me unionet sportive të çiklistëve. Në Hollandë e shikuan biçikletën si një aktivitet social për njerëzit me shumë përfitime shoqërore. Ata madje ndaluan për një kohë të caktuar garimin me biçikletë në mënyrë që të ruanin biçikletën si pjesë integrale e kulturës së tyre.

Në Danemarkë, unionet e çiklistave ishin të mirëorganizuara dhe politikisht aktive që në fillimet e tyre përgjatë shekullit të 20-ë dhe qëndruan të tilla. Në të dyja shtetet unionet ishin të fuqishme dhe në rolin e avokatëve zanorë të biçikletës zërat e tyre dëgjoheshin fuqishëm.


Eshtë çeshtje historike dhe politike. Kur Revolucioni i Parë i Biçikletave përfshiu botën përgjatë viteve 1800 dhe 1900, gjithkush dhe gjithandej në botën e industrializuar, ngiste një biçikletë. Biçikleta çliroi gruan dhe çliroi klasën puntore.
Përtohet nga ai ndikim i atëhershëm deri dhe sot. Ndaj pedolet në ato vende, jo prej sheshtësisë së terrenit. 

HISTORIA PERSERIT VETVETEN

   Njerëzit dhe shoqëritë kanë kujtesë të shkurtër. Pjesa më e rendësihme për tu kujtuar gjatë “qaravitjeve” për maloret apo motin jo të favorshëm është që njerëzit i ngjiteshin atyre maloreve me biçikleta më të rënda se e jotja ose dhe pa një biçikletë në mot të njëjtë apo dhe më të keq. E bën për dekada e dekada.
Pra le të mos kemi si justifikim që përdorin disa për maloret.
Arsyetimi i motit është akoma dhe më qesharak. Janë arsyetime të bazuara në perceptime personale të pambështetura nga historia apo trashgimia kulturore e shoqërore.
Ekziston potencial për pedalim praktikisht kudo. E dimë pasi kishim një numër të madh pedaluesish në shumë e shumë zona. Pikë.


PER NE KODRA.

Për sa kohë po rrëzojmë mite sheshtësie, hidhini një sy listës së qyteteve më miqësore ndaj biçikletës që është krijuar nga copenhagenize.com bazuar në udhëtime të regjistruara si dhe sisteme qeradhënie biçikletash. Përveç qyteteve me topografi të sheshtë që shfaqen në listë, kemi dhe qytete mjaft kodrinore si Goteburgu, Aarhusi, Tokio, Stokholmi dhe Berni.

KODRA AJRI

Pak e çuditshme është që njerëzit nuk përmendin asnjëherë erën. Të përpiqesh të pedalosh, gjatë një stuhie me forcë sa ajo e një uragani, në një mëngjes Janari të errët. Deti i Veriut bën atë që mundet për të rrezuar çiklistët. Më kot duhet shtuar.

Ciklisti hollandez profesionist Johnny Hoogerland thekson atë që njihet në vëndlidjen e tij dhe në Danemarkë. Të pedalosh këtu në erërat që kemi këtu është thuajse njësoj si të pedalosh në Malësitë Pireneze.
Por kjo nuk i pengon çiklistët.


NUK JEMI TE VETMIT

Dhe për sa kohë jemi në temë, le të ezaurojmë dhe mitin që vetëm Amsterdami dhe Kopenhageni pedalojnë.

Përballje me realitetin.
Biçikleta përdoret gjëresisht thuajse gjithandej në Europë. Më shumë në Veri të Europës, padiskutim, por Qytetet e Reja në Pedalim si Barcelona apo Sevilia (me një verë mjaft të nxehtë) po minojnë rregullisht mitin me vepra, jo me fjalë.
Shënim, maloret e kodrat e Barcelonës nuk janë fort të negjizhueshme.
Kush po pedalon në to?
Njerëz të zakonshëm, me rroba të zakonshme, mbi biçikleta të zakonshme.

Le të hedhim një sy mbi qytetet e lëna mënjanë që gëzojnë numër të lartë pedaluesish të rregullt (krahasuar me të përgjithshmin e rajonit).

Në Parma të Italisë, 20% e të gjitha udhëtimeve bëhen mbi pedale. Për krahasim, qyteti Davis në Kaliforni të ShBA ka një përqindje prej 17% (një nga më të lartat në ShBA).

Në vijim kemi qytetin e Ferrara, Itali rreth 50km nga Bolonja. Këtu 31% e udhëtimeve kryhen me biçikletë.

Qyteti i rradhës, Vasteras në Suedinë qëndrore. I ftohtë i akullt në dimër, por megjithatë 33% e udhëtimeve kryhen dhe këyu me biçikletë.

Shpesh bie shi në qytetin e Kembrixhit në Britani. Kjo nuk i ndalon banorët e saj të përshkojnë 27% të distancave të tyre mbi dy rrotave të lëvizura me muskuj këmbësh.

Shumë qytete Gjerman shijojnë kulturën e dy rrotave. Në Munster 30% e të gjithave udhëtimeve bëhen me biçikletë.

Tani që një listë e gjatë qytetesh me Parisin, Berlinin, Barcelonën  e shumë të tjera, po investojnë në infrastructure, përdorimi i biçikletës në Europë është në një rritje të pandalshme.

Mbi 60 qytete kanë programe qiramarje biçikletash, numër ky që rritet cdo tremujor të vëzhguar dhe jemi krenarë që dhe Tirana është prej vitesh midis tyre me anë të programit EcoVolis.



MADHESIA NUK KA RENDESI

Kopenhageni është i treti qytet europian në renditjen e qyteteve me rritje në madhësi. Njerëzit ngasin automjete deri dhe për 90 minuta që të arrijnë në qendër.

Zgjidhja vjen me kombinim.
Pedalohet deri në stacionin e trenit – merret treni – pedalohet për në punë distancën e mbetur. Treni/metroja me pavarësinë e tij/saj nga trafiku i automjeteve, shpejtësinë dhe shpeshtësinë e tij/saj janë mjete ideale për të mos u demotivuar nga pedalimi i përditshëm.

Për të krijuar pak impakt me shifra, rreth 40% e europianëve nuk banojnë më larg se 10km nga puna e tyre… Ky është një numër i madh pedaluesish të rrgullt.  - ЄК


Saturday, June 21, 2014

Biçikleta në ndihmë të bizneseve të vogla!

Biçikleta në ndihmë të bizneseve të vogla!
Studimet më të fundit dëshmojnë se biçikleta luan një rol kyç në zhvillimin e bizneseve lokale, ndryshe bizneset e vogla. Rasti me i fundit është në “Magnolia Street”.
Në vitin 2008, kjo rrugë ishte vetëm për makina. Rruga kishte dy korsi në çdo drejtim, dy prej të cilave përdoreshin kryesisht nga makina, plus disa çiklistëve guximtarë.
Në 2009 u rikonstruktua me 4 korsi, 2 për makina dhe 2 për bicikleta. U kthye në një rrugë ne dietë për makinat dhe ishte një sukses i vërtetë – shprehet Kevin Buchanan, një muzikant lokal dhe banor i lagjes.
Suksesi i këtij riorganizimi të rrugës ishte korsia e bicikletës, menjëherë të ardhurat e restoranteve përgjatë rrugës u rritën në një total prej 179 %.
"Kjo nuk ishte rastesi," shton Buchanan, "duke hequr 1 korsi makinash dhe zëvendësimi i tyre me 1 korsi për biçikleta pati efekte mahnitëse për bizneset. Natyrisht një rrugë më e sigurt, me lëvizje më të ngadaltë dhe mjedis më të mirë për çiklistët/ndihmoi biznesin. "
Përpjekjet për të rigjallëruar rrugën e makinave çuan në shtimin e parkimeve të reja. Kështu në mes të komunitetit u ngrit një parking me plot 320 vënde makinash; ndërkohë që vetë bizneset lokale morën menjëherë masa, duke siguruar parking për rreth 160 biçikleta.
Kostoja totale për parkingun ishte mbi 5 milionë dollarë. Ndërsa totali për blerjen dhe instalimin e parkimeve të biçikletave ishte vetëm $ 12,000 më pak se kostoja e një hapësire të vetme parkimi për makinën.


Në vitin 2012 kthehemi sërish në rrugën “Magnolia”, garazhdi ishte pothuajse bosh, ndërsa vendparkimet e biçikletave para restoranteeve dhe bareve të lagjes i gjejmë të tejmbushura. Shumë bar- kafe buzë rruge, kanë nevojë për akoma më shumë vende parkimi për bicikletat, dikush tek tuk kishte hapur vend dhe brenda lokalit për të akomoduar bicikletat e shumta. Hapësirat në lagjen tonë ishin dyfishuar dhe kjo ishte fitore e madhe për tërë komunitetin.

Nga të gjitha drejtimet, ky  përmirësime ishte një investim i shkëlqyer. Tashmë të gjitha rrugët e tjera të kësaj lagje kishin në plan të zhvillonin të njëjtin projekt për akomodimin e bicikletave.  

Rasti i kësaj rruge tregon, se përmirësime specifike për ti bërë rrugët më miqësore për bicikletat kthehet në një mrekulli për bizneset e lagjes. Pronarët e bizneseve tashmë janë më të interesuar se kurrë për këtë ndërhyrje të domosdoshme.

Pjesë e këtij përfitimi vjen dhe nga fakti i thjeshtë se bicikletat dhe korsitë e biçikletave kanë një efekt qetësues në trafikun e makinave. Kur trafiku në rrugët e qytetit ulet sadopak, edhe në qoftë se numri i makinave është i njëjtë, rrugët bëhen gjithsesi më të qeta dhe më të këndshme për të lëvizur. Më shumë njerëz lëvizin të sigurt qoftë duke ecur dhe pedaluar. 

Në këtë mënyrë rritet niveli dhe cilësia e jetesës në komunitet, rriten investimet lokale, dendësia e bizneseve  dhe vlerat e pronave. Ka më pak aksidente, më shumë siguri për fëmijët.  Këto janë të gjitha të matshme dhe të vërtetuara nga eksperienca e qindra komuniteteve që e kanë përqafuar këtë ndryshim. Përveç bizneseve edhte një shpëtim dhe  për vetë banorët.
Por kur korsitë e biçikletave, parkimet e biçikletave dhe “dietat” rrugore për makinat hasin kundërshitimin e bizneseve lokaleve dhe pushtetit lokal ky zhvillim bëhet i pamundur, duke sjell kundërshti, vështirësi dhe në ato rrugë ku ka vërtet fluks të lëvizjes me bicikleta. Kjo ndodh shpesh se pronarët apo biznesmenët janë skeptic në faktin se ata që lëvizin me bicikleta do të shpenzojnë para në bizneset e tyre.


Një rast i ngjashëm për shembull ndodhi në “Polk” Street në San Francisko, ku një plan për të bërë një korsi për biçikleta u luftua më shumë nga tregtarët lokalë, pasi do të reduktonte vendparkimet e bicikletave. 

Një gjë të ngjashme vërejmë edhe në Tiranë. Mungesa e parkimit, pluhuri dhe zhurmat e makinave nuk na krijojnë asnjëherë mundësinë të ulemi të qetë të shijojmë kafen buzë rrugës. Të gjithë ata që kanë makina pazarin e kryejnë më lehtë pranë Qendrave Tregtare jashte Tirane ku kanë të siguruar dhe parkingun, duke çuar drejt falimentimit bizneset e vogla të lagjeve. Parkimet gjithashtu zënë pothuajse të gjitha hapësirat brenda lagjeve, shpesh dhe trotuaret duke e bërë tërësisht të pakëndshme një shëtitje rreth e rrotull lagjes. Asnjë biznes, restorant apo bar-kafe nuk mund të sigurojë më shumë se 2-3 vënde parkimi për makinat, duke reduktuar ndieshëm klientët. Janë të shumta arsyet që komuniteti dhe biznesi duhet të mbështesin korsitë e biçikletave, por mbi të gjitha duhet mbështetur revolucioni i biçikletave që tashmë ka filluar. #LiroKorsite