Një ciklist i huaj u ndal përpara një makine që udhëtonte
përgjatë shtegut të biçikletës në Pekin. Foto u përhap menjëherë në rrjetet
sociale në Kinë, duke u kthyer në virale.
Si të ishte i student i ri para tankut të fuqishëm për të
drejtat e tyre dhe ky çiklist mori të njëjtin respekt. Foto në mënyrë të
pashmangshme kujton ngjarjet e trishtuaar në sheshin Tiananmen 25 vite më parë.
Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse kjo foto u përhap kaq shumë në Kinë dhe
pushtoi rrjetet sociale të saj!
Foto u ngarkua ditën e shtunë në Weibo, një hibrid midis
Facebook dhe Twitter që është rrjeti më i populluari në Kinë. Kjo foto u shpërnda
plot 43.000 herë dhe pati rreth 7000 komente. Në foto ju mund të shihni qartë se
si një çiklist i huaj është vendosur para një makine që që po përdor një rrugë
bicikletash për ti rënë për shkurt!
"Ne të gjithë duhet ti bllokojmë këto sjellje keqadashëse
të shoferëve dhe ti raportojmë ato në polici”
"Sot u ndodha në këtë ngjarje pranë rrugës “Yaojiayuan” – shkruan në Weibo autori i kësaj
foto. "Një çiklist i huaj u përball të ndaloj këtë makinë që po kalonte në
rrugën e bicikletës. Ciklisti është mëse i vendosur të kthejë mbrapsht makinën!
Jam i impresionuar nga forca e këtij veprimi”
Komentet mbi fotografinë u shumëfishuan në sekonda. "Unë shpresoj që qytetarët kinezë të
marrin shëmbull nga ky akt i guximshëm” ishte një ndër komentet. "Ne duhet ti ndalojmë dhe ti denoncojmë zakonet
e këqija të shoferëve të cilët nuk respektojnë të drejtat e çiklistëve."

No comments:
Post a Comment