Friday, October 3, 2014

2034 : Hamburgu pa makina!

Jo, nuk e kemi fjalën për një eksperiment rastësor në një qytet të vogël apo për festën e një dite. Hamburgu, qyteti I dytë për nga numri I banorëve në Gjermani –ME 4.7 MILION TË TILLË, 1.7 prej të cilëve jetojnë brënda bërthamës urbane, ka vendosur të ndryshojë, e për këtë është gati  të boshatisë rrugët, prej makinave.


Projekti mban emrin GREEN NETWORK/ RRJETI I GJELBËR  e parashikon “dëbimin” e makinave nga qytet, brënda vitit 2034. Si? Shumë e thjeshtë miq : duke fuqizuar transportin public, duke rritur numrin e rrugëve për këmbësorët e sigurisht duke I nxitur qytetarët të përdorin dyrrotakun në të përditshmen e tyre.

Hamburgu mbetet një nga qytetet më të “gjelbërt” në Evropë, por pavarësisht kësaj qytetarët e dinë se gjithcka është vazhdimisht në rrezik : qyteti ka një port të rëndësishëm –I dyti ne Europë- dhe ndryshimet klimaterike të viteve të fundit kanë bërë që ujrat të pësojnë një rritje prej 20 cm, pasojat e së cilës mund të jenë fatale për vendin.

Reduktimi I trafikut sigurisht që nuk mund të parandalojë ndryshimin, por përmirësimi I fizionomisë urbane, po.  Krijimi I parqeve dhe I hapësirave të gjelbërta si dhe ndërtimi I kanalizimeve të reja, mund ta bëjë shumë të lehtë problemin në raste permbytjesh apo stuhish.
Përtej arsyeve natyrore, ky project ka në themel të tij, përmirësimin e jetës së qytetarëve. Zedhënësja Angela Fritsch shpjegon se qytetarët do kenë më shumë hapësira për të praktikuar sported e ujit, shëtitjet në natyrë, si dhe pedalimin e lirë.

Ajo tha për gazeten britanike The Guardian  se projekti  do të krijojë korridore të gjelbra ndërlidhëse mes parqeve e lulishteve ; në harkun kohor të 15 apo 20 viteve në qytet të “mbretërojnë” vec këmbësorët e dyrrotakët.

Duket se qytetarët e Hamburgut janë tejet entuziastë për këtë projekt I cili do te përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetesës së tyre.

Ecovolis

No comments:

Post a Comment