“Një ditë do të zgjohemi për të kuptuar se kemi ndryshuar tërësisht
fytyrën e Tokës", thotë aktori Morgan Freeman në këtë video, e cila u
shfaq kohët e fundit në “Samitin e Klimës” të Kombeve të Bashkuara. Mesazhi: nafta,
gazi natyror dhe qymyri janë duke shkaktuar rritje të ndjeshme të temperaturës
së Tokës, dhe ne nuk mund të presim akoma për burimet alternative të energjisë.
Shumë aktorë janë duke përdorur ndikimin e tyre për të
rritur ndërgjegjësimin mbi ndryshimet klimaterike. Cameron Diaz ishte nga të
parat aktore që përdor një makinë hibride. Leonardo DiCaprio gjithashtu përdor një të këtillë,
dhe po punon në realizimin e një filmi mbi ngrohjen globale, duke u angazhuar
dhe në shumë fushata mjedisore.
Brad Pitt ka themeluar një organizatë për rindërtimin e
shtëpive të shkatërruara nga stuhitë me materiale miqësore ndaj mjedisit. Harrison
Ford gjithashtu udhëtoi drejt Indonezisë për të ndaluar masakrën e shpyllëzimit
dhe drejton një seri televizive në lidhje me ndryshimin e klimës.
"Unë shpresoj që të përdorim ndikimin tonë, për të
motivuar njerëzit dhe për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit", thotë
Don Cheadle në një iniciativë të Kombeve të Bashkuara. "Unë jam i befasuar
që mjedisi nuk është në krye të rendit të ditës. Ka gjë tjetër më të
rëndësishme se ushqimi dhe ajri i pastër? "
Bashkë mund të bëjmë ndryshimin e madh. Bisedoni me familjen
dhe rrethin tuaj të miqve në lidhje me rreziqet e ngrohjes globale, nga
rreziqet e shëndetit tonë dhe ndaj kërcënimeve bujqësore. Mëso për energjitë e
pastra dhe përfitimin në shtëpitë tuaja. Aktet të vogla si riciklimi i
mbeturinave ose pedalimi mund të ndihmojë në luftën tonë ndaj ndryshimeve
klimaterike!


No comments:
Post a Comment