Biçikletat arrijnë dhe kalojnë shitjet e makinave! Anglia 1.3 milion bicikleta te shitura me shume se makina!
Biçikletat arrijnë dhe kalojnë shitjet e makinave! Anglia
1.3 milion bicikleta te shitura me shume se makina!
Ekonomia Evropiane duket se ka marrë një kthesë domethënëse. Cilat janë vendet ku bicikleta ka
lënë pas makinën?
Bicikleta vs Makina! Kush po fiton?
Lajmi se spanjollët blenë më shumë biçikleta se sa makina në
2013, mund të vijë si një e papritur, por jo! Shitjet e bicikletave tejkalojnë
ato të makinave në shumicën e vendeve evropiane, ndonëse dhe recesioni ka pasur
një efekt në vitet e fundit, në këtë kthesë.
Prestigjozia “The Guardian” nxorëi dhe krahasoi numrat nga
dy burime për të për të parë shitjet dhe shifrat: Shoqata Evropiane e Prodhimit të Automobilave dhe
ekuivalentja e saj për biçikletat “Coliped”.
Shitjet e bicikletave kanë tejkaluar shitjet e makinave
pothuajse në të gjitha vendet europiane, por studimi është detajuar në 4 prej
23 shteteve që kanë ndryshuar mënyrën e lëvizjes, (Italia, Spanja, Belgjika dhe
Irlanda) Hendeku më i madh ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku në 2011, janë
shitur 1.3 milionë bicikleta më shumë se sa makina.
Kthesa e madhe ka filluar që nga viti 2000 !
Kjo është surpriza e dytë më e madhe, pasi kjo nuk është një
prirje e re, por një trend i qendrueshëm prej vitesh. Shitjet e biçikletë kanë
tejkaluar ato të makinave çdo vit që nga viti 2000, thjesht hendeku po
zgjerohet me rritjen e shitjeve të biçikletave dhe rënien e regjistrimeve të
automjeteve.
Mendohet se hendeku është edhe më i madh në shifra, pasi të
dhënat nuk kanë llogaritur biçikletat dhe makinat e dorës së dytë, por i
referohet vetëm shitjes së produkteve të reja.
Nga një bashkëpunim i Ecovolis me Instat u nxorrën të dhënat për importin e bicikletave
ne 5 vitet e fundit në Shqipëri. Shitjet e bicikletave kanë një rritje domethënëse
edhe te ne!
A mendoni dhe ju se këto janë të habitshme?
No comments:
Post a Comment