Tashmë të gjithë jemi të vetëdijshëm se të mbyllësh
xhamin e makinës është thjesht një veprim prej struci që nuk i shërben askujt.
Nëse do jetojmë a do mbijetojmë tashmë varet nga ne, unë, ti dhe atyre që i
kemi dhënë mundësinë të na drejtojnë. Është koha të bëjmë tonën në rradhë të
parë dhe të kërkojmë me ngulm masa dhe politika për të na mbrojtur nga ndotja e
makinave. Është vërtetuar tashmë se përdorimi i bicikletës është shërim për
qytetet që vuajnë nga kjo NDOTJE!
Edhe pse ndotja e ajrit ka kohë që përbën faktorin kryesor në
përkeqësimin e sëmundjeve edhe më të lehta, studimet e fundit dëshmojnë se
ndotja e ajrit dhe veçanërisht ndotja e lidhur me trafikun, është e lidhur me
vdekshmërinë foshnjore, zhvillimin e astmës dhe hiperalergjive.
Ndotja e ajrit është shkaku kryesor për bronkitin akut te fëmijët,
për kollën kronike dhe sëmundjet e tjera të frymëmarrjes. Është e vërtetuar se
në ato zona ku ndotja e ajrit është në nivele të ulëta, sëmundjet te fëmijët
janë gjithashtu në rënie.
Pyetjes pse fëmijët janë më të rrezikuar se të rriturit nga
ndotja e ajrit i përgjigjen disa fakte kryesore;
1.
Mbrojtjet natyrore te fëmijët janë më pak të
zhvilluara.
2.
Filtrimi nëpërmjet hundës është më pak efektiv
se te të rriturit.
3.
Lëkura e tyre është disa herë më e depërtueshme
se te të rriturit.
4.
Sistemi i tretjes, rrugët metabolike, organet e
veshkave dhe organet vitale janë ende në zhvillim.
5.
Sjellja dhe kontakti më i afërt i tyre me
mjedisin.
6.
Fëmijët luajnë më afër tokës, duke u ulur përtokë
dhe duke marrë kontakt me papastërtitë, pluhurin dhe toksinat përreth mjedisit.
7.
Fëmijët shpesh vënë duart e tyre, lodrat dhe sende
të tjera në gojë duke shtuar disa herë mundësitë e infeksioneve.
8.
Fëmijët janë gjithashtu të varur nga të rriturit
për të siguruar që mjedisi i tyre është i sigurt.
9.
Fëmijët marrin frymë, hajnë dhe pijnë më shumë
në raport me masën e tyre trupore se sat ë rriturit.
1. Për shkak të kohës së shpejtë të zhvillimit
gjatë periudhës së paralindjes, sistemi i organeve është veçanërisht i ndjeshëm ndaj
efekteve negative që rezultojnë nga ndotja e mjedisit!
Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se 2,4 milion
persona vdesin çdo vit nga shkaqe të lidhura në mënyrë direkte me ndotjen e
ajrit, 1,5 milion nga këto vdekje i atribuohet ndotjes së ajrit në vende të
mbylluar, që zakonisht njihen si vendet me ajër të pastër. Gjatë një viti ka më
tepër vdekje nga ndotja e ajrit se sa nga aksidentet automobilistike. 310.000
Evropianë vdesin çdo vit nga ndotja e ajrit. Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit
në ShBA deklaron se nëse miratohen ndryshimet e propozuara nga vetë ajo në
karburantet e makinave do të ketë 12.000 vdekje të parakohshme më pak, 15.000
infrakte më pak, 6.000 vizita në dhomën e emergjencave nga fëmijë ma astmë,
8.900 shtrime në spital për problem me frymëmarrjen ose aparatin frymëmarrës
çdo vit.
Disa nga sëmundjet e lidhura me ajrin e ndotur janë:
Kanceri
Sëmundje zemre
Sëmundje mushkërie
Astma
Pneumonia dhe komplikacionet e saj
Bronkiti
Alergji të lidhura me frymëmarrjen
Dhimbje koke dhe migrenë




No comments:
Post a Comment