(…se italianet nuk njihen vetem per pizza-n)
Sot kujtojme Alfonsa Strada, ciklisten e pare italiane, e cila guxoi te pedalonte ne “gara mashkullore” si “Xhiron e Lombasrdise” e “Xhiron e Italise”, nje nga pioneret ne rrugetimin drejt barazise gjinore ne ciklizem e jo vetem.
Ajo nisi te pedalonte para moshes 14 vjecare e kur e ema I tha se mundesia e vetme per ta vazhduar kete “cmenduri” ishte te martohej me dike e te largohej nga shtepia, ajo zgjodhi mekanikun Luigi Strada, me te cilin u shperngul ne Milano . Dhurata e marteses ishte nje dyrrotak, Ishte viti 1905.
Ne pedalimin me te rendesishem ne Itali, ne Xhiron e Italise (Giro d’Italia) te vitit 1924, ajo paraqitej me disa fitore jo te vogla: ishte shpallur ciklistja me e mire italiane, kishte fituar Xhiron e Lombardise, e mgjt e drejta e saj per te marre pjese vihej ende ne dyshim. E mes dyshimnajes, ne emrin e saj si pjesemarrese e gares ne Gazeten e Sportit , u harrua nje germe “a” , “a”-ja me e rendesishme mbase. Emri u shtyp Alfonsin Strada e vetem pak ore para gares u zbulua se behej fjale per nje femer. Vazhdimi me pas eshte nje histori e njohur per Italine e viteve 20, kur barazia gjinore tingellonte nje anektode e ku sfida ndaj meshkujve paguhej shtrenjte : Alfonsa u lejua te vazhdonte garat por kohezgjatja e pedalimit te saj nuk do te merrej parasysh.
Duke ditur kete ajo I lejoi vetes te ndalonte shpesh gjate pedalimit per te firmosur kartolina me fytyren e saj : tashme ishte shnderruar ne nje idhull te enderrimtareve e guximtareve anembane botes. Mgjt ajo numeron rreth 36 gara te fituara ndaj kolegeve te saj meshkuj dhe sot ajo eshte nje element I rendesishem I trashigimise kulturore italiane, nje element qe na sjell nder mend se e gjitha kjo qe sot kemi, eshte fryt I nje lufte te gjate njerezish te mire te cilet besuan fort se ndryshimi varet nga ne!


No comments:
Post a Comment