230 metra shteg bicikletash tërësisht me panele diellore!
Hollanda të mërkurën zbuloi të ashtuquajturën
"SolaRoad" korsi biçikletash e cila është ndërtuar nga panele
diellore të mbuluara me xham rezistues.
Për të parandaluar aksidentet, xhami ka një sipërfaqje të
ashpër, jo të rrëshqitshme.
Panelet fotovoltaike aktualisht e depozitojnë energjinë në
rrjetin kombëtar, por planet e ardhshme janë që nëpërmjet tyre të ndricohen
rruga dhe semaforët.
Bicikletat dhe makinat elektrike një ditë nëpërmjet këtij
sistemi do të jenë në gjëndje të furnizohen direkt nga rruga – shprehet Sten de
Ëit, fizikanti që ndihmoi zbatimin e këtij projekti.
"Ideja është që në Holandë ne kemi rreth 140,000
kilometra rrugë e cila është shumë herë më e madhe se të gjitha çatitë të vëna
së bashku," thotë De Ëit.
"Kemi 25.000 kilometra shtigje biçikletash në Hollandë,
të cilat duam ti shfrytëzojmë për energji të pastër, ndricimin e rrugëve dhe
semaforëve."
"Potenciali i vërtetë i kësaj nisme do të jetë kur ne
ta aplikojmë jo vetëm për shtigjet e bicikletave por edhe në rrugët e makinave,"
shtoi De Ëit.
Rruga e parë me panele diellore filloi punimet para 16 ditësh.
Deri tashmë janë gjeneruar 140 kilovat energji elektrike, të barazvlefshme me
rreth 140 cikle të lavatrices, thotë zëdhënësja e SolaRoad Jannemieke van
Dieren.
Projekti ka kushtuar deri tani 3.000.000 € ($ 3,7 milionë USD),
kryesisht për faktin se është projekt pilot dhe hera e parë që aplikohet.
Ministri holandez i Ekonomisë, Z. Henk Kamp ishte i pari që
pedaloi 70 metrat nga 230 metrat e korsisë pilot me panele, në very të
Amsterdamit ditën e mërkurë.
"Holanda është mjaft ambicioze kur flitet për energjitë
e qëndrueshme. Kjo risi është pjesë e rëndësishme e investimeve në energjitë e
pastra" shprehet Kamp.
Vend i vogël prej 17 milionë njerëz - dhe rreth 18 milionë
biçikleta - shpreson të trefishojë përdorimin e energjisë të qëndrueshme nga
2020 dhe të ketë "energji neutrale" nga 2050, thotë Kamp.
SolaRoad do të testohet gjatë dy viteve të ardhshme në një
rrugë që mbart rreth 2.000 çiklistëve në ditë, tha De Ëit.
Qëllimi është që të kemi sa më shumë shtigje dhe rrugë
diellore në mënyrë që të shtojmë dhe makinat elektrike.




No comments:
Post a Comment