Tuesday, November 11, 2014

1 Karikaturë sa 1000 fjalë! (Ndaje dhe ti rrugen me trenin)



Bicikleta tashmë njihet si forma më praktike e transportit. Megjithëse si e tillë shumë qytete të Shqipërisë nuk kanë asnjë infrastrukturë  biçikletë. Me mangësi është edhe qyteti ynë, Tirana. Dhe pse dhjetëfish më e lirë krahasuar me investimet në infrastrukturën e automjeteve, bicikleta nuk gëzon ende vëndin e duhur në rrugët tona.

Gjëja më e trishtuar është se shumë politikëbërës në qytete dhe qarqe në të gjithë vendin mendojnë se është krejtësisht e pranueshme që të ketë një korsi biçiklete pak këtu dhe pak aty, duke i detyruar ciklistet të akrobatojnë në trafikun e makinave. Një infrastrukturë e këtillë përvec se e rrezikshme është një shaka e hidhur që mund të marri jetë ciklistësh.

Steve Patrick Adams ka vizatuar një karikaturë e cila nxjerr në pah këtë absurditet, në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme nga kushdo. Karikatura mund të duket paksa gallatë por në të vërtetë është e trishtë. Ajo ngre problemin për të gjitha qytetet që mendohen si miqësore me mjedisin dhe bicikletën, duke vizatuar korsi të bukura tek-tuk, në të cilat ciklistët gjejnë pak strehim në mes trafikut, por jo një rrjet të mirëfilltë dhe të lidhur që mbron dhe siguron ciklistët.  

Fatkeqësisht ndodh shpesh që të vetëkënaqur me segmente korsish nuk janë vetëm politikbërësit por edhe vetë çiklistët. “Kjo është më e mira që Bashkia mund të bëjë”, ose “Shikoni sa korsi po shtohen” janë shprehje që fatkeqësisht i flasim dhe mes nesh. Që bicikleta të ketë vëndin e duhur në rrugë dhe ciklistët të jenë vërtet të sigurt, njerëzit, ciklistët dhe politikbërësit nuk duhet të pranojnë një infrastrukturë bicikletë si kjo në këtë karikaturë.


(Rruga mbaroi sërish, tani me duhet ta ndaj rrugën me trenin)

No comments:

Post a Comment