Lideri i U2, një nga
grupet më të famshëm në botë, është lënduar në njërin krah pas një aksidenti me
bicikletë në Central Park, New York!
Lajmi u njoftua në faqen e grupit U2 nga shokët e grupit,
Adam Clayton dhe Larry Mullen. Ndonëse nuk jepen shumë detaje se si ka ndodhur,
Bono do të jetë për tu operuar dhe ka anulluar disa koncerte dhe shfaqje
televizive.
"Duket se do të luajmë vetëm sonte shprehen anëtarët e
grupit U2. Bono e ka krahun e lënduar gjatë një aksidenti me bicikletë dhe është
për operacion” - Jemi të sigurt që do të shërohet së shpejti – shkruhet në
faqen e U2.
Bono, i lindur në Dublin në 1960 (tashmë plot 54 vjeç) është
i martuar që nga viti 1982 me Alison Stewart, të dashurën e tij me të cilën ka
4 fëmijë!

No comments:
Post a Comment