Kush nuk do të dëshironte disa ditë larg zhurmës dhe rrëmujës
me bicikletën e tij dhe nga pas një shtëpi me 2 rrota?
Ky super karavan është tepër i lehtë pasi është projektuar
enkas të tërhiqet me bicikletë. Në të mund të flenë komodë dy të rritur dhe një
fëmijë, me një vëllim magazinimi prej plot 300 litrash.
Por jo vetëm kaq: në vënde të hapura karavani mund të shëndrrohet
në një shtrrat duke siguruar një hapësirë shumë më të rehatshme se tenda.
Karavani peshon 40 kg gjithses, është i pajisur me dritare të vogla dhe ka një
panel diellor lart për karikimin e pajisjeve elektronike.
Edhe pse është ende një prototip, Kamperi do të jetë në
shitje në 2015 me me çmimin përfundimtar 2500 USD!

No comments:
Post a Comment