Kriza e naftës më1973,
së bashku me çështjet e shëndetit dhe të
sigurisë çoi vende si Hollanda dhe Danimarka drejt biçikletës. Situata e
tanishme ekonomike është një mundësi e mirë edhe për Shqipërinë!
Në fund të fundit,
makinat nuk janë më moderne. Nuk janë më trend. Të gjithë fëmijët nën 35 vjeç
në Shtetet e Bashkuara edhe në Evropë nuk ndihen më aq të hipnotizuar nga katër
rrotat saprindërit e tyre. Kriza, e cila pengon blerjen dhe mirëmbajtjen e
automjetit;Çmimi i naftës dhe benzinës, mbipopullimit
të qyteteve janë disa nga arsyet për këtë rënie. Kjo nuk është hera e parë që
ndodh: Kultura masive e bicikletave filluar në vitet 70 në Evropën Qendrore e
zbehu ndieshëm “seks appeal “ e makinave!
"Këtu nuk jemi në
Hollandë," shprehen shumica e skpetikëve kur flitet për lëvizshmërinë.
Normal pasi flasim për një vend që mendon dhe jeton mbi biçikletë. Mendësia hollandeze
është një nga lojtarët e fortë në arenën globale. Suksesi i dy rrotakut aty
sigurisht nuk është në dorë të fatit, apo thjesht sajë ndërgjegjësimit dhe
edukimit mjedisor, por një vendim politik dhe shoqëror në kohë krize.
"Sot i fituar është
ai që është më pak i varur nga nafta dhe burimet e energjisë të cilat nuk i
kontrrollojmë dot”
Me shtimin e
përdorimit të makinave në vitet 70 filluan dhe problemet e para. Aksidentet dhe
ndotja ishin më të prekshmet. Fëmijët ishin më të prekurit nga ky ndryshim,
vecanërisht në qytete. Kjo solli protesta masive në Hollandë, të cilët kërkonin
siguri më të madhe për fëmijët. Aktualisht dhe pse siguria e ciklistëve në shumë
shtete, përdorimi intensive i automjeteve gjeneron problem të panumërta urbane
dhe mjedisore. Stresi apo ndotja e ajrit shkakton 400.000 vdekje të parakohshme
në vit në Bashkimin Evropian, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Masat e para për të
promovuar çiklizmin si një element që përmirëson cilësinë e jetës, filluan në Hagë
në 1975, duke financuar korsitë e para të ndara për biçikletat. Udhëtimet me
biçikleta në këto qytete u rrit me 60 - 75%!
Studimet më të fundit
të tregut, kanë evidentuar shqetësimet e kompanive të automobilave në alarmin e
tyre se mund të humbasin një brez të tërë përdoruesish. Vitet shtatëdhjetë të
reagimit holandez, u përjetuan ngjashëm edhe në në vende të tjera. "Në
Danimarkë, biçikleta është gjithashtu tërësisht e strukturuar.
Edhe pse revolucion model
hollandez ndodhi dyzet vjet më parë, të mirat e tij qytetarët i jetojnë qartazi
sot: në rrugët e Amsterdamit ose Kopenhagenit dominojnë pedalet dhe shembulli i
tyre ka ndikuar shumë në pjesën tjetër të Evropës. Prandaj interesi dhe
presioni i kompanive të automobilave është në kulmin e tij kudo në evropë.
"Ndërsa çmimet e
naftës rritet, prodhuesit e biçikletave do të
përfitojnë", thotë një aksionar i Merida Industry, prodhuesi i dytë më i madh i biçikletave në botë. Fjalët e tij u vërtetuan edhe në Itali: vitin e kaluar 1.750.000 biçikleta janë shitur, më shumë se dy mijë makina. Shitjet e automjeteve kanë rënë ngjashëm si në 1963. Shumë përdorues të metrosë dhe autobusave tashmë kanë kaluar te biçikleta!
përfitojnë", thotë një aksionar i Merida Industry, prodhuesi i dytë më i madh i biçikletave në botë. Fjalët e tij u vërtetuan edhe në Itali: vitin e kaluar 1.750.000 biçikleta janë shitur, më shumë se dy mijë makina. Shitjet e automjeteve kanë rënë ngjashëm si në 1963. Shumë përdorues të metrosë dhe autobusave tashmë kanë kaluar te biçikleta!
Është fakt se perceptimi
dhe vlerësimi i biçikletës ka ndryshuar ndieshëm, bazuar kryesisht në
efikasitetin dhe kursimin. Shkaku është i njëjtë me atë të katër dekadave më
parë: kriza ekonomike, presioni shoqëror
dhe mbështetja politike. Këta tre faktorë kanë qenë baza e kulturës së bicikletës
në Evropë. Tani edhe Shqipëria ka një shans të mirë për të krijuar kulturën e
saj të qyteteve të qëndrueshme, duke sjellë modelin e duhur në rrugët e
qyteteve tona!!!




No comments:
Post a Comment