Bashkohu me ne në një pedalim proteste ti themi Stop Trafikut vrasës! Të mbrojmë jetën tonë! - Bashkohemi të mbrojmë korsitë tona, jetën tonë, të shpëtojmë qytetin tone nga trafiku vrasës! - Ndotja dhe trafiku po na rrezikon jetën të gjithëve! - Bashkohemi të fitojmë respekt në rrugë!
Tuesday, November 18, 2014
Stacione vetëshërbimi për të riparuar bicikletat!
SHBA vendos stacionet e para të vetë-shërbimit për riparimin dhe mirëmbajtjen e biçikletave në qytet.
Stacionet e vetë shërbimit ofrojnë ajër për të fryrë gomat, pajisje për pastrimin dhe riparimin e zinxhirit, riparimin e frenave dhe të tjera shërbime. Këto janë disa nga problemet që çiklistët hasin në jetën e tyre të përditshme, Vendojsa e këtyre stacioneve në të gjithë qytetin do të lehtësonte shërbimet dhe mirëmbajtjen e bicikletave.
Ky është dhe qëllimi i këtij shërbimi të transportit në Atlanta, ku stacionet e shërbimit janë vendosur pranë stacioneve të autobusave, parqeve dhe zonave të tjera të frekuentuara nga ciklistet.
"Çiklizmi është në rritje dhe po ecën me hapa të shpejtë, kjo është një mënyrë për të inkurajuar edhe më shumë përdorues të bicikletës." – shprehen krijuesit e kësaj nisme. Më shumë bicikleta, më pak trafik dhe një cilësi më e mirë jetese
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment