Ky ilustrim i shkëlqyer na tregon se sa hapësirë publike i kemi dorëzuar makinave!
Shumica e rrugëve në SHBA por edhe në Shqipëri janë ndërtuar për makinat dhe jo për këmbësorët. Disa janë të kënaqur me këtë situatë, ashtu siç ka dhe shumë të tjerë që janë të pakënaqur por e rëndësishme është se të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa hapësirë i kemi dhënë makinave, për pasojë dhe ndotjes.
Ky ilustrim, nga Claes Tingvall, specialist i Administratës Rrugore Suedeze, tregon se sa ekstreme është situata në të vërtetë. Kjo vlen edhe për bizneset lokale të vogla të cilat janë projektuar për këmbësorët.
Duke përshkruar rrugët dhe kryqëzimet si hendeqe, Tingvall tregon se sa të njëanshme nga përmasat e janë në të vërtetë rrugët urbane.
Të gjithë jemi dëshmimtarë se dhe në rrugët e qytetit tonë madje edhe në trotuare apo hapësira të gjelbërta shpeshherë makinat marrin hapësira jetësore për zhvillimin normal të komuniteteve, duke lënë zero hapësira çlodhje, loje apo edhe thjesht kalimi, pa shkuar deri te pedalimi.
Kjo është ajo që kemi quajtur shpeshherë në protestat tona Liro Korsitë, një qytet në funksion të makinave dhe jo të njerëzve.

No comments:
Post a Comment