Shoferët e autobusave, çiklistë për një ditë!
Një ndër aktivitetet e Javës me Bicikleta në kryeqytetin
kolumbian, Bogota ishte dhe pedalimi i masiv i gjithë shoferëve të autobusëve.
Empatia është edukimi më i mirë qytetar! Për një ditë,
shoferët e autobusëve ishin nën lëkurën e çiklistëve me një qëllim: për të
kuptuar rreziqet, frikën dhe sfidat e atyre që lëvizin me bicikleta!
Turneu, i cili përfshinte dhjetëra shoferë autobuzash,
zgjati 30 minuta, kohë e mjaftueshme për shumë shoferë për të ndryshuar
rrënjësisht mendimin e tyre për çiklistët!.
Inisiativa ishte një përgjigje ndaj revoltës së shumë
çiklistëve lokalë, të cilët pretendojnë se shumë autobusë shkelin rregullat e
trafikut në dëm të komunitetit në rritje të çiklizmit.
Të dyja palët e këtij eksperimenti si çiklistët dhe shoferët
përshëndetën nismën. Këto aktivitete duhet të bëhen më shpesh, pasi shoferët pothuajse
kurrë nuk e konsiderojnë veten çiklistë, u shpreh një nga organizatorët.

No comments:
Post a Comment