Tuesday, November 18, 2014

Bicikleten prej Bambuje tashme mund ta ndertoni dhe vete!

Bicikleten prej Bambuje tashme mund ta ndertoni dhe vete! 

Nje kombinim perfekt i elementeve natyrore, forces, lehtesise dhe natyrisht pamjes teper te vecante. Kiti permban te gjitha tubat per montimin e bicikletes, instruksionet dhe kushton 179 USD , afersisht 130 Euro te cilat nuk jane pak, gjithsesi cmimi mendohet se do te zbresi!


Stacione vetëshërbimi për të riparuar bicikletat!



SHBA vendos stacionet e para të vetë-shërbimit për riparimin dhe mirëmbajtjen e biçikletave në qytet.

Stacionet e vetë shërbimit ofrojnë ajër për të fryrë gomat, pajisje për pastrimin dhe riparimin e zinxhirit, riparimin e frenave dhe të tjera shërbime. Këto janë disa nga problemet që çiklistët hasin në jetën e tyre të përditshme, Vendojsa e këtyre stacioneve në të gjithë qytetin do të lehtësonte shërbimet dhe mirëmbajtjen e bicikletave.

Ky është dhe qëllimi i këtij shërbimi të transportit në Atlanta, ku stacionet e shërbimit janë vendosur pranë stacioneve të autobusave, parqeve dhe zonave të tjera të frekuentuara nga ciklistet.

"Çiklizmi është në rritje dhe po ecën me hapa të shpejtë, kjo është një mënyrë për të inkurajuar edhe më shumë përdorues të bicikletës." – shprehen krijuesit e kësaj nisme. Më shumë bicikleta, më pak trafik dhe një cilësi më e mirë jetese

Bono i U2 përplaset me biçikletën e tij!



Lideri i  U2, një nga grupet më të famshëm në botë, është lënduar në njërin krah pas një aksidenti me bicikletë në Central Park, New York!

Lajmi u njoftua në faqen e grupit U2 nga shokët e grupit, Adam Clayton dhe Larry Mullen. Ndonëse nuk jepen shumë detaje se si ka ndodhur, Bono do të jetë për tu operuar dhe ka anulluar disa koncerte dhe shfaqje televizive.
"Duket se do të luajmë vetëm sonte shprehen anëtarët e grupit U2. Bono e ka krahun e lënduar gjatë një aksidenti me bicikletë dhe është për operacion” - Jemi të sigurt që do të shërohet së shpejti – shkruhet në faqen e U2.

Bono, i lindur në Dublin në 1960 (tashmë plot 54 vjeç) është i martuar që nga viti 1982 me Alison Stewart, të dashurën e tij me të cilën ka 4 fëmijë!

Friday, November 14, 2014

Shoferët e autobusave, çiklistë për një ditë!



Shoferët e autobusave, çiklistë për një ditë!
Një ndër aktivitetet e Javës me Bicikleta në kryeqytetin kolumbian, Bogota ishte dhe pedalimi i masiv i gjithë shoferëve të autobusëve.
Empatia është edukimi më i mirë qytetar! Për një ditë, shoferët e autobusëve ishin nën lëkurën e çiklistëve me një qëllim: për të kuptuar rreziqet, frikën dhe sfidat e atyre që lëvizin me bicikleta!
Turneu, i cili përfshinte dhjetëra shoferë autobuzash, zgjati 30 minuta, kohë e mjaftueshme për shumë shoferë për të ndryshuar rrënjësisht mendimin e tyre për çiklistët!.
Inisiativa ishte një përgjigje ndaj revoltës së shumë çiklistëve lokalë, të cilët pretendojnë se shumë autobusë shkelin rregullat e trafikut në dëm të komunitetit në rritje të çiklizmit.

Të dyja palët e këtij eksperimenti si çiklistët dhe shoferët përshëndetën nismën. Këto aktivitete duhet të bëhen më shpesh, pasi shoferët pothuajse kurrë nuk e konsiderojnë veten çiklistë, u shpreh një nga organizatorët. 

Thursday, November 13, 2014

Industria e biçikletave në Evropë krijon 650.000 vënde pune!


Rrugës drejt 1 milion vënde pune!

Një studim nga Federata e çiklistëve evropianë, publikuar nga The Guardian, paraqet shifrat ekonomike të industrisë së biçikletave. Në 2020 kjo industri mund të arrijë 1 milion vende pune!
Biçikleta është qëndrueshmëri, ekonomi e gjelbërt, shëndet, lumturi ... por gjithashtu një motorr i fuqishëm i ekonomisë. Kjo është vërtetuar nga një studim i kohëve të fundit nga Çiklistët e Federatës Evropiane (ECF), të dhënat e të cilit janë publikuar nga gazeta britanike Guardian. Të dhënat janë inkurajuese: biçikleta punëson 650,000 njerëz në Evropë, duke përfshirë prodhimin, turizmin, tregtinë, infrastrukturë dhe shërbime.

Ekonomia e lidhur me biçikletat po rritet dy herë më shpejt se sektorë të tjerë si çelik, dhe më shpejt se industritë tradicionale të tilla si miniera. Në fakt, sipas studimit rritja e përdorimit të bicikletës si formë transporti coi edhe në rritjen e punësimeve në këtë sektor, nga (3%), u rrit me 6%, dhe në 2020 synon në 1 milion vënde pune.

"Investimi në biçikleta gjeneron përfitime më të mëdha ekonomike se çdo mjet tjetër transporti"
"Qeveritë duhet të jenë të vetëdijshme se investimi në ciklizëm është tërësisht i justifikuar për arsye të transportit, ndryshimeve klimatike dhe shpenzimeve shëndetësore”. "Tani ne mund të themi me plotë gojë dhe të tregojmë në mënyrë të qartë se çdo shteg biçikletë që është ndërtuar, ka kontribuar dhe ka gjeneruar vënde pune në ekonominë e gjelbërt”  Investimi në çiklizëm qëndron superior ndaj çdo përfitimi tjetër ekonomik të transportit. Prandaj, duhet të jetë opsioni i parë."


Studimi gjithashtu thekson se bicikleta ka sjellë përfitime shumë herë më të mëdha për bizneset e vogla lokale, si dyqane, kafene dhe restorante, si rrjedhojë e mundësive të pakufizuara të ciklistëve për të ndaluar, për ti vizituar dhe konsumuar në këto biznese.

230 metra shteg bicikletash tërësisht me panele diellore!

230 metra shteg bicikletash tërësisht me panele diellore!

Hollanda të mërkurën zbuloi të ashtuquajturën "SolaRoad" korsi biçikletash e cila është ndërtuar nga   panele diellore të mbuluara me xham rezistues.

Për të parandaluar aksidentet, xhami ka një sipërfaqje të ashpër, jo të rrëshqitshme.
Panelet fotovoltaike aktualisht e depozitojnë energjinë në rrjetin kombëtar, por planet e ardhshme janë që nëpërmjet tyre të ndricohen rruga dhe semaforët.

Bicikletat dhe makinat elektrike një ditë nëpërmjet këtij sistemi do të jenë në gjëndje të furnizohen direkt nga rruga – shprehet Sten de Ëit, fizikanti që ndihmoi zbatimin e këtij projekti.
"Ideja është që në Holandë ne kemi rreth 140,000 kilometra rrugë e cila është shumë herë më e madhe se të gjitha çatitë të vëna së bashku," thotë De Ëit.


"Kemi 25.000 kilometra shtigje biçikletash në Hollandë, të cilat duam ti shfrytëzojmë për energji të pastër, ndricimin e rrugëve dhe semaforëve."

"Potenciali i vërtetë i kësaj nisme do të jetë kur ne ta aplikojmë jo vetëm për shtigjet e bicikletave por edhe në rrugët e makinave," shtoi De Ëit.

Rruga e parë me panele diellore filloi punimet para 16 ditësh. Deri tashmë janë gjeneruar 140 kilovat energji elektrike, të barazvlefshme me rreth 140 cikle të lavatrices, thotë zëdhënësja e SolaRoad Jannemieke van Dieren.

Projekti ka kushtuar deri tani 3.000.000 € ($ 3,7 milionë USD), kryesisht për faktin se është projekt pilot dhe hera e parë që aplikohet.


Ministri holandez i Ekonomisë, Z. Henk Kamp ishte i pari që pedaloi 70 metrat nga 230 metrat e korsisë pilot me panele, në very të Amsterdamit ditën e mërkurë.

"Holanda është mjaft ambicioze kur flitet për energjitë e qëndrueshme. Kjo risi është pjesë e rëndësishme e investimeve në energjitë e pastra" shprehet Kamp.

Vend i vogël prej 17 milionë njerëz - dhe rreth 18 milionë biçikleta - shpreson të trefishojë përdorimin e energjisë të qëndrueshme nga 2020 dhe të ketë "energji neutrale" nga 2050, thotë Kamp.
SolaRoad do të testohet gjatë dy viteve të ardhshme në një rrugë që mbart rreth 2.000 çiklistëve në ditë, tha De Ëit.





Qëllimi është që të kemi sa më shumë shtigje dhe rrugë diellore në mënyrë që të shtojmë dhe makinat elektrike. 

Tuesday, November 11, 2014

1 Karikaturë sa 1000 fjalë! (Ndaje dhe ti rrugen me trenin)



Bicikleta tashmë njihet si forma më praktike e transportit. Megjithëse si e tillë shumë qytete të Shqipërisë nuk kanë asnjë infrastrukturë  biçikletë. Me mangësi është edhe qyteti ynë, Tirana. Dhe pse dhjetëfish më e lirë krahasuar me investimet në infrastrukturën e automjeteve, bicikleta nuk gëzon ende vëndin e duhur në rrugët tona.

Gjëja më e trishtuar është se shumë politikëbërës në qytete dhe qarqe në të gjithë vendin mendojnë se është krejtësisht e pranueshme që të ketë një korsi biçiklete pak këtu dhe pak aty, duke i detyruar ciklistet të akrobatojnë në trafikun e makinave. Një infrastrukturë e këtillë përvec se e rrezikshme është një shaka e hidhur që mund të marri jetë ciklistësh.

Steve Patrick Adams ka vizatuar një karikaturë e cila nxjerr në pah këtë absurditet, në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme nga kushdo. Karikatura mund të duket paksa gallatë por në të vërtetë është e trishtë. Ajo ngre problemin për të gjitha qytetet që mendohen si miqësore me mjedisin dhe bicikletën, duke vizatuar korsi të bukura tek-tuk, në të cilat ciklistët gjejnë pak strehim në mes trafikut, por jo një rrjet të mirëfilltë dhe të lidhur që mbron dhe siguron ciklistët.  

Fatkeqësisht ndodh shpesh që të vetëkënaqur me segmente korsish nuk janë vetëm politikbërësit por edhe vetë çiklistët. “Kjo është më e mira që Bashkia mund të bëjë”, ose “Shikoni sa korsi po shtohen” janë shprehje që fatkeqësisht i flasim dhe mes nesh. Që bicikleta të ketë vëndin e duhur në rrugë dhe ciklistët të jenë vërtet të sigurt, njerëzit, ciklistët dhe politikbërësit nuk duhet të pranojnë një infrastrukturë bicikletë si kjo në këtë karikaturë.


(Rruga mbaroi sërish, tani me duhet ta ndaj rrugën me trenin)