Wednesday, December 3, 2014

Po ndodh në Londrën e mbretëreshës! Kryetari Bashkisë propozon; E shtuna pushim per makinat!



Po ndodh në Londrën e mbretëreshës! Kryetari Bashkisë propozon; E shtuna pushim per makinat!

Boris Johnson ka vendosur të lehtësojë trafikun që ka pushtuar rrugët e qytetit, përmes një nisme që synon të ndalojë qarkullimin e makinave për të paktën një ditë në jave, të shtunën!

Parashikimi për trafikun nuk duket të jetë edhe aq joshës : sipas RAC mendohet se brënda 20 vitesh, Mbretëria e Bashkuar do të numerojë 7 milionë shoferë të rinj. Përballë kësaj situate Boris Johnson, avokat dhe ciklist I apasionuar, po mendon seriozisht mbi mundësinë e ndalim qarkullimit të makinave, ne Londër gjatë ditës së diel.

Duke ndjekur shembullin e Xhakartës, ku kjo ndalesë nis në oren 18:00 cdo të diel, Johnson thotë se kjo është krejtësisht e mundur në një vend si Londra : qytet ky, I cili vec vitin e fundit e ka ulur maksimumin e shpejtësisë për makinat ne 32km/ore e vazhdon të investojë në infrastrukturën dedikuar dyrrotakut me segmente të reja ciklistike.

Ndërkaq qeveria britanike pret të investoje rreth 15 bilion paund në rrugë të reja, 214 milionë nga të cilat, për të promovuar ciklizmin urban!

Tuesday, December 2, 2014

Kemi vetëm një shans për të bërë revolucionin e biçikletave!

Ndryshimi i vërtetë në lëvizshmëri do guxim, por mbi të gjitha një plan dhe një financim.  Është koha të heqim pengesat për një brez të tërë çiklistësh dhe mbi të gjitha për fëmijët të cilët nuk kanë kurkund një vënd për të mësuar dhe pedaluar biçikletën.
Kjo do të thotë një qytet ku hapësirat e biçikletës nuk janë më pak se vëndet e tjera europiane, një ambicie e qartë politike për të ndryshuar mënyrën e lëvizjes në qytet. Kush nuk do të donte që fëmijët e tyre të jetonin në një vend si Hollanda apo Danimarka, të rriteshin shëndetshëm dhe të sigurt në një qytet ku jetohet e jo mbijetohet?


Në një qytet si Tirana ku perimetri i brendshëm i punëve dhe i lëvizjes nuk i kalon 3-5 km është dëm i madh mjedisor, shëndetësor dhe ekonomik të sorrollatesh me makinë. Brezi i sotshëm mund të jetë ndoshta dhe i pari mbas shumë dekadash që të ketë jetëgjatësi më të shkurtër se prindërit  e tyre, për shkak të mungesës së aktivitetit fizik dhe cilësisë të dobët të mjedisit dhe jetesës në qytetet Shqiptare.

Kjo nuk është vetëm një e keqe për qytetarët, por mbi të gjitha për ekonominë. Të jesh më pro mjedisor sot do të thotë të jesh dhe më i thjeshtë, të lëvizësh më shumë me këmbë a biçikletë sesa me makinë, të përdorësh më shumë burimet falas të energjisë si diellin që ne e kemi me shumicë sesa të paguash faturat e kripura të energjisë pa fashë.
Të gjitha sëmundjet që shoqërojnë ndotjen e ajrit, mungesën e aktivitetit fizik dhe cilësinë e dobët të  jetesës në qytetet tona, na kushtojnë disa vite jetë, miliarda para në sistemin shëndetësor që për dreq as nuk e kemi apo medikamente që mund ti evitonim. Të gjithë e dimë cdo të thotë të rrisësh një fëmijë në Tiranë. Asmat, bllokimet e vazhdueshme, frymëmarrja e tmerrshme që si rrallë në qytete të tjera na lë zgjuar me nafazolinën në dorë. Për të mos përmendur një qytet aspak të njerëzve sesa të makinave, me fëmijët mbyllur në shtëpi apo apartamente lojërash.

Qartaz kjo nuk është një thirrje për të bërë aktivitet fizik,as për të ngrënë më pak, për të ndërruar filtrat e makinës apo për të zgjedhur naftën më të mirë. Zgjidhjet afatshkurtra, pa vizion, sajuar për ata pak qytetarë apatik  janë thellimi i gropës ku jemi futur. Zgjidhja është para syve tanë e shohim dhe e ëndërrojmë sa herë dalim nga gropa.
Zgjidhja e tërë qyteteve të qëndrueshme, miqësore ndaj mjedisit dhe qytetarëve të vetë është te lëvizshmëria!  Në Hollandë, Danimarkë, Zvicër ku 30-40 % e lëvizjeve brenda qytetit kryhen me bicikletë, 50 % e fëmijëve shkojnë në shkolla mbi bicikletë, nuk janë duke ushtruar thjesht aktivitet fizik, por kanë revolucionizuar tashmë lëvizshmërinë, ekonominë, jetën sociale dhe mjedisin e qyteteve të tyre.
Pyet një prind sot; “A do e donte këtë për fëmijët e tij?”, Do të thotë jo? Ti do të thoje jo? Do të votoje JO, do të paguaje për të? Apo jo?

Është e vërtetë se financat janë shtrënguar por ajo që po kërkojmë është vetëm një pjesë e vogël e fondit prej 40.39 miliardë Lekë të rrugëve, në korsi bicikletash të cilat e kanë dëshmuar se na kthejnë mbrapsht më të mirën e një investimi, cilësi jetese, qytete të qëndrueshme, afërsi me ëndrrën europiane. Studimet e të gjitha qeverive europiane kanë konfirmuar se investimi në korsitë e bicikletave ka një raport unik; JEP 1 MERR 5!!! Kush formë tjetër e transportit të jep këtë lloj shpagimi???
Biçikleta është e vetmja formë e transportit të mekanizuar që siguron fitim neto për shoqërinë tonë! Ne jemi i vetmi shtet në rajon që nuk kemi një plan dhe as nuk e kemi në plan planin. Me gjithë përfitimet ekonomike, shoqërore dhe mjedisore të bicikletës, politikanët tanë janë të parët që japin shembullin e rëndomë të kapardisjes nëpër makina! Ndonëse revolucioni i makinave ka përfunduar prej dekadash, akoma lexojmë cmendurira per Benzin 7000-sh te njerit e 5000 te tjetrit.
Në 25 vite nuk kemi parë e dëgjuar një politikë a një politikan të flasi për lëvizshmërinë, për qytetet e qëndrueshme, aq më pak të planifikojnë fonde për të realizuar revolucionin e domosdoshëm të biçikletave! Nëse vetë qeveria fle mbi makina c’duhet të presim nga pushteti lokal?

Dhe unë kam një makinë dhe nuk jam fanatik i biçikletës, por jam pro logjikës dhe fakteve se mënyra se si ne zgjedhim të lëvizimi është shërimi i një qyteti të “sëmurë”, që po rrit breza po aq të sëmurë! Sado dramatike mund të tingëllojë kjo, unë  besoj se ne kemi forcën për të ndryshuar tani këtë zhvillim anormal, që nesër të ndihemi krenar para fëmijëve tanë!


B si Biçikleta! Libri plot vizatime dhe udhetime me bicikleta!

"B si Biçikleta ": libri më i veçantë për fëmijët!

B-ja është për biçikletat!
Dy qentë dhe një biçikletë janë yjet e këtij libri mjaft interesant për fëmijët i cili përmes shkronjave të alfabetit ka qëllim promovimin e bicikletës te fëmijët.
Libri plot vizatime dhe udhëtime me bicikleta i fton fëmijët në disa aventura mbi bicikletë. Një udhëtim i ri për çdo shkronje të alfabetit, kombinuar mes dy personazheve dhe bicikletës së tyre.
Përgjegjësit e këtij projekti janë pronarët e një dyqani bicikletash, të cilët donin ti dhuronin fëmijës së tyre një libër që kishte bicikletën si protagonist.  Dy qentë protagonist të këtij libri janë gjithashtu kafshët  më të dashura për pronarin e dyqanit dhe inisiatorin e këtij projekti.

“B si biçikleta”
"Ne duam të tregojmë përfitimet e mëdha të çiklizmit: shëndetin, lirinë, pavarësinë, vetë-mbështetjen, besimin dhe respektin për mjedisin", shpjegojnë botuesit e këtij libri të rrallë. "Ne duam që prindërit dhe fëmijët bashkë të bien në dashuri me këto karaktere dhe ta vlerësojmë si duhet këtë mjet të jashtëzakonshëm të lëvizjes.



Por më shumë se një mjet transporti, biçikletën e shohim si një mënyrë tejet të shëndetshme të jetesës që promovon ushtrim fizik (pasi obeziteti te fëmijët në SHBA është trefishuar në tri dekadat e fundit), aktivitet fizik i domosdoshëm në shoqërinë e sotshme,  ku teknologjia duket se i ka marrë të gjithë kohën fëmijëve duke i lënë pak mundësi për bicikletën.


Friday, November 28, 2014

Pedalet në kohë të vështira ???

Pedalet në kohë të vështira???

Kriza e naftës më1973,  së bashku me çështjet e shëndetit dhe të sigurisë çoi vende si Hollanda dhe Danimarka drejt biçikletës. Situata e tanishme ekonomike është një mundësi e mirë edhe për Shqipërinë! 

Në fund të fundit, makinat nuk janë më moderne. Nuk janë më trend. Të gjithë fëmijët nën 35 vjeç në Shtetet e Bashkuara edhe në Evropë nuk ndihen më aq të hipnotizuar nga katër rrotat saprindërit e tyre. Kriza, e cila pengon blerjen dhe mirëmbajtjen e automjetit;Çmimi i naftës dhe benzinës,  mbipopullimit të qyteteve janë disa nga arsyet për këtë rënie. Kjo nuk është hera e parë që ndodh: Kultura masive e bicikletave filluar në vitet 70 në Evropën Qendrore e zbehu ndieshëm “seks appeal “ e makinave!

"Këtu nuk jemi në Hollandë," shprehen shumica e skpetikëve kur flitet për lëvizshmërinë. Normal pasi flasim për një vend që mendon dhe jeton mbi biçikletë. Mendësia hollandeze është një nga lojtarët e fortë në arenën globale. Suksesi i dy rrotakut aty sigurisht nuk është në dorë të fatit, apo thjesht sajë ndërgjegjësimit dhe edukimit mjedisor, por një vendim politik dhe shoqëror në kohë krize.
"Sot i fituar është ai që është më pak i varur nga nafta dhe burimet e energjisë të cilat nuk i kontrrollojmë dot”


Me shtimin e përdorimit të makinave në vitet 70 filluan dhe problemet e para. Aksidentet dhe ndotja ishin më të prekshmet. Fëmijët ishin më të prekurit nga ky ndryshim, vecanërisht në qytete. Kjo solli protesta masive në Hollandë, të cilët kërkonin siguri më të madhe për fëmijët. Aktualisht dhe pse siguria e ciklistëve në shumë shtete, përdorimi intensive i automjeteve gjeneron problem të panumërta urbane dhe mjedisore. Stresi apo ndotja e ajrit shkakton 400.000 vdekje të parakohshme në vit në Bashkimin Evropian, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Masat e para për të promovuar çiklizmin si një element që përmirëson cilësinë e jetës, filluan në Hagë në 1975, duke financuar korsitë e para të ndara për biçikletat. Udhëtimet me biçikleta në këto qytete u rrit me 60 - 75%!

Studimet më të fundit të tregut, kanë evidentuar shqetësimet e kompanive të automobilave në alarmin e tyre se mund të humbasin një brez të tërë përdoruesish. Vitet shtatëdhjetë të reagimit holandez, u përjetuan ngjashëm edhe në në vende të tjera. "Në Danimarkë, biçikleta është gjithashtu tërësisht e strukturuar.

Edhe pse revolucion model hollandez ndodhi dyzet vjet më parë, të mirat e tij qytetarët i jetojnë qartazi sot: në rrugët e Amsterdamit ose Kopenhagenit dominojnë pedalet dhe shembulli i tyre ka ndikuar shumë në pjesën tjetër të Evropës. Prandaj interesi dhe presioni i kompanive të automobilave është në kulmin e tij kudo në evropë.

"Ndërsa çmimet e naftës rritet, prodhuesit e biçikletave do të
përfitojnë", thotë një aksionar i Merida Industry, prodhuesi i dytë më i madh i biçikletave në botë. Fjalët e tij u vërtetuan edhe në Itali: vitin e kaluar 1.750.000 biçikleta janë shitur, më shumë se dy mijë makina. Shitjet e automjeteve kanë rënë ngjashëm si në 1963. Shumë përdorues të metrosë dhe autobusave tashmë kanë  kaluar te biçikleta!



Është fakt se perceptimi dhe vlerësimi i biçikletës ka ndryshuar ndieshëm, bazuar kryesisht në efikasitetin dhe kursimin. Shkaku është i njëjtë me atë të katër dekadave më parë:  kriza ekonomike, presioni shoqëror dhe mbështetja politike. Këta tre faktorë kanë qenë baza e kulturës së bicikletës në Evropë. Tani edhe Shqipëria ka një shans të mirë për të krijuar kulturën e saj të qyteteve të qëndrueshme, duke sjellë modelin e duhur në rrugët e qyteteve tona!!!

Monday, November 24, 2014

Fluturojne gjobat ne Londer!


Fushata me e fundit ne Londer e quajtur “Rruge te sigurta” me qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore mes çiklistëve dhe shoferëve në Londër, ka arritur ne 1 milion euro gjoba nga 2013.

Pas vdekjes tragjike të gjashtë çiklistëve në nëntor të vitit të kaluar, autoritetet e Londrës vendosen që të rrisin numrin e punonjësve të policisë (2500 në 170 kryqëzimet) dhe të aplikojnë sanksione më të ashpra për ata që thyejne rregullat e trafikut .
Shkelja e nje semafori, pedalimi ne trotuar ,kane qenë “veprat penale” me te perseritura nga çiklistët.
Nje ciklist eshte penalizuar me 60 £ (rreth 75 euro)! Brenda 2 viteve gjobat kryesisht te ciklisteve por edhe vrapuesve kane arritur ne 789.300 £.
Në total, 996,000 € gjoba!!!
Në 2013, numri i gjobave ndaj ciklisteve arriti në 15.786, më shumë se dyfishi qe ishin ne vitin 2012. Por vetëm në shtatë muajt e parë të vitit 2014,  5851 cikliste dhe vrapues janë gjobitur. Shifrat kane ngjallur dyshim per qellimin e vertete te ketij operacioni I cili kishte filluar për të mbrojtur perdoruesit e bicikletave, tani duket se ka dështuar.

"Kjo nuk është për të ndëshkuar apo ndjekur penalisht çiklistët, por për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me zbatimin e ligjit," tha Robert Revill, agjent i Shërbimit Policor Metropolitan për Londër.

Saturday, November 22, 2014

Klasat e biçikletave per femije dhe te rritur!


Departamenti i Mjedisit në Murcia të Spanjës është bërë i famshëm kohët e fundit në nismën e tij për të hapur klasat e bicikletave.

Instruktorë të vërtetë shërbejnë në këto klasa duke i mësuar teorinë dhe praktikën e bicikletës të vegjëlve. Në fund të kursit fëmijët marrin një çertifikatë (tip patente). Klasa e bicikletave lindi si një ide për të kontribuar aktivisht në standardizimin dhe integrimin e plotë të biçikletave si mjet transporti.  

Qëllimi është për të plotësuar nevojat e një grupi gjithmonë e më të madh të njerëzve që duan të përdorin biçikletën si mjet të rregullt të transportit dhe për të inkurajuar përdorimin e saj, duke përdorur të gjitha entuziazmin dhe eksperiencën e njerëzve të kualifikuar.


Krijuesit e klasave te bicikletave deri tashme kane mesuar mbi 300 njerëz sidomos të rritur, por edhe fëmijë.

Thursday, November 20, 2014

Një Kamper enkas për çiklistat!



Kush nuk do të dëshironte disa ditë larg zhurmës dhe rrëmujës me bicikletën e tij dhe nga pas një shtëpi me 2 rrota?
Ky super karavan është tepër i lehtë pasi është projektuar enkas të tërhiqet me bicikletë. Në të mund të flenë komodë dy të rritur dhe një fëmijë, me një vëllim magazinimi prej plot 300 litrash.
Por jo vetëm kaq: në vënde të hapura karavani mund të shëndrrohet në një shtrrat duke siguruar një hapësirë shumë më të rehatshme se tenda. Karavani peshon 40 kg gjithses, është i pajisur me dritare të vogla dhe ka një panel diellor lart për karikimin e pajisjeve elektronike.

Edhe pse është ende një prototip, Kamperi do të jetë në shitje në 2015 me me çmimin përfundimtar 2500 USD!