Tuesday, October 21, 2014

Pse fëmijët janë më të rrezikuar se të rriturit nga ndotja e ajrit!

Tashmë të gjithë jemi të vetëdijshëm se të mbyllësh xhamin e makinës është thjesht një veprim prej struci që nuk i shërben askujt. Nëse do jetojmë a do mbijetojmë tashmë varet nga ne, unë, ti dhe atyre që i kemi dhënë mundësinë të na drejtojnë. Është koha të bëjmë tonën në rradhë të parë dhe të kërkojmë me ngulm masa dhe politika për të na mbrojtur nga ndotja e makinave. Është vërtetuar tashmë se përdorimi i bicikletës është shërim për qytetet që vuajnë nga kjo NDOTJE!


 Ekspozimi i fëmijëve ndaj ndotjes së ajrit sot përbën shqetësmin kryesor për shëndetin, pasi sistemi i tyre imunitar dhe mushkëritë nuk i janë zhvilluar plotësisht dhe ekspozimi ndaj ajrit të ndotur te të vegjëlit është tërësisht ndryshe nga të rriturit. Fëmijët shpesh kalojnë më shumë kohë jashtë, ku përqendrimet e ndotjes nga trafiku, janë përgjithësisht edhe më të larta.

Edhe pse ndotja e ajrit ka kohë që përbën faktorin kryesor në përkeqësimin e sëmundjeve edhe më të lehta, studimet e fundit dëshmojnë se ndotja e ajrit dhe veçanërisht ndotja e lidhur me trafikun, është e lidhur me vdekshmërinë foshnjore, zhvillimin e astmës dhe hiperalergjive.

Ndotja e ajrit është shkaku kryesor për bronkitin akut te fëmijët, për kollën kronike dhe sëmundjet e tjera të frymëmarrjes. Është e vërtetuar se në ato zona ku ndotja e ajrit është në nivele të ulëta, sëmundjet te fëmijët janë gjithashtu në rënie.

Pyetjes pse fëmijët janë më të rrezikuar se të rriturit nga ndotja e ajrit i përgjigjen disa fakte kryesore;

1.       Mbrojtjet natyrore te fëmijët janë më pak të zhvilluara.
2.       Filtrimi nëpërmjet hundës është më pak efektiv se te të rriturit.
3.       Lëkura e tyre është disa herë më e depërtueshme se te të rriturit.
4.       Sistemi i tretjes, rrugët metabolike, organet e veshkave dhe organet vitale janë ende në zhvillim.
5.       Sjellja dhe kontakti më i afërt i tyre me mjedisin.
6.       Fëmijët luajnë më afër tokës, duke u ulur përtokë dhe duke marrë kontakt me papastërtitë, pluhurin dhe toksinat përreth mjedisit.
7.       Fëmijët shpesh vënë duart e tyre, lodrat dhe sende të tjera në gojë duke shtuar disa herë mundësitë e infeksioneve.
8.       Fëmijët janë gjithashtu të varur nga të rriturit për të siguruar që mjedisi i tyre është i sigurt.
9.       Fëmijët marrin frymë, hajnë dhe pijnë më shumë në raport me masën e tyre trupore se sat ë rriturit.
1.       Për shkak të kohës së shpejtë të zhvillimit gjatë periudhës së paralindjes, sistemi i  organeve është veçanërisht i ndjeshëm ndaj efekteve negative që rezultojnë nga ndotja e mjedisit!


Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se 2,4 milion persona vdesin çdo vit nga shkaqe të lidhura në mënyrë direkte me ndotjen e ajrit, 1,5 milion nga këto vdekje i atribuohet ndotjes së ajrit në vende të mbylluar, që zakonisht njihen si vendet me ajër të pastër. Gjatë një viti ka më tepër vdekje nga ndotja e ajrit se sa nga aksidentet automobilistike. 310.000 Evropianë vdesin çdo vit nga ndotja e ajrit. Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit në ShBA deklaron se nëse miratohen ndryshimet e propozuara nga vetë ajo në karburantet e makinave do të ketë 12.000 vdekje të parakohshme më pak, 15.000 infrakte më pak, 6.000 vizita në dhomën e emergjencave nga fëmijë ma astmë, 8.900 shtrime në spital për problem me frymëmarrjen ose aparatin frymëmarrës çdo vit.


Disa nga sëmundjet e lidhura me ajrin e ndotur janë:

Kanceri
Sëmundje zemre
Sëmundje mushkërie
Astma
Pneumonia dhe komplikacionet e saj
Bronkiti
Alergji të lidhura me frymëmarrjen
Dhimbje koke dhe migrenë


Friday, October 17, 2014

Macho-Ciklizmi : Perëndimi i një epoke!

Macho-Ciklizmi : Perëndimi i një epoke!

Sipas autoriteteve londineze, menyra se si meshkujt e ngasin dyrrotakun, e ka rritur ndjeshëm numrin e aksidenteve, rrugëve kryeqytetase te vendit të Big Benit e mbretëreshës Elizabeth. Kjo është arsyeja për të cilën strukturat përkatëse, po përpiqen të promovojnë femrën mbi dy rrota.

Si? “Reduktim testosteroni” do ishte përgjigjja metafore e Andreë Gilligan, një nga drejtuesit më të rëndësishëm të gjithckaje ka të bëjë me ciklizmin në epiqendrën britanike. “Raporti I ciklistëve femra me ata meshkuj, qëndron në përpjestim krejt të zhdrejtë”- vazhdoi ai

‘Dëshira jonë është të promovojmë një kulturë kontinentale ciklizmi, kulturë e cila gjen mbi dyrrotak njerëz pa dallime moshe e shtrese sociale.  Ka ardhur koha që të heqim dore nga profili I ciklistit klasik :mashkull I ri në moshe.”

Në këtë sens Gilligan është i bindur se investimi për një infrastrukturë më të madhe ciklistike në kryeqytet, (si ndërtimi I korsive të bicikletave krah Tamizit) do të qe zgjidhja e duhur për të ndihmuar në rritjen e numrit të femrave mbi dy rrota.



Epoka e macho-ciklistëve po perëndon : tashmë është koha e sexy-pedalueseve. 


Yjet e Hollivudit bashkohen në luftën kundër ndryshimeve klimatike!

“Një ditë do të zgjohemi për të kuptuar se kemi ndryshuar tërësisht fytyrën e Tokës", thotë aktori Morgan Freeman në këtë video, e cila u shfaq kohët e fundit në “Samitin e Klimës” të Kombeve të Bashkuara. Mesazhi: nafta, gazi natyror dhe qymyri janë duke shkaktuar rritje të ndjeshme të temperaturës së Tokës, dhe ne nuk mund të presim akoma për burimet alternative të energjisë.
Shumë aktorë janë duke përdorur ndikimin e tyre për të rritur ndërgjegjësimin mbi ndryshimet klimaterike. Cameron Diaz ishte nga të parat aktore që përdor një makinë hibride.  Leonardo DiCaprio gjithashtu përdor një të këtillë, dhe po punon në realizimin e një filmi mbi ngrohjen globale, duke u angazhuar dhe në shumë fushata mjedisore.

Brad Pitt ka themeluar një organizatë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga stuhitë me materiale miqësore ndaj mjedisit. Harrison Ford gjithashtu udhëtoi drejt Indonezisë për të ndaluar masakrën e shpyllëzimit dhe drejton një seri televizive në lidhje me ndryshimin e klimës.

"Unë shpresoj që të përdorim ndikimin tonë, për të motivuar njerëzit dhe për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit", thotë Don Cheadle në një iniciativë të Kombeve të Bashkuara. "Unë jam i befasuar që mjedisi nuk është në krye të rendit të ditës. Ka gjë tjetër më të rëndësishme se ushqimi dhe ajri i pastër? "


Bashkë mund të bëjmë ndryshimin e madh. Bisedoni me familjen dhe rrethin tuaj të miqve në lidhje me rreziqet e ngrohjes globale, nga rreziqet e shëndetit tonë dhe ndaj kërcënimeve bujqësore. Mëso për energjitë e pastra dhe përfitimin në shtëpitë tuaja. Aktet të vogla si riciklimi i mbeturinave ose pedalimi mund të ndihmojë në luftën tonë ndaj ndryshimeve klimaterike!

Wednesday, October 8, 2014

ISHTE KOHA KUR DUHEJ GUXIM PER TE PEDALUAR

(…se italianet nuk njihen vetem per pizza-n)

Sot kujtojme Alfonsa Strada, ciklisten e pare italiane, e cila guxoi te pedalonte ne “gara mashkullore” si “Xhiron e Lombasrdise” e “Xhiron e  Italise”, nje nga pioneret ne rrugetimin drejt barazise gjinore ne ciklizem e jo vetem.

Ajo nisi te pedalonte para moshes 14 vjecare e kur e ema I tha se mundesia e vetme per ta vazhduar kete “cmenduri” ishte te martohej me dike e te largohej nga shtepia, ajo zgjodhi mekanikun Luigi Strada, me te cilin u shperngul ne Milano . Dhurata e marteses ishte nje dyrrotak,  Ishte viti 1905.

Ne pedalimin me te  rendesishem ne Itali, ne Xhiron e Italise (Giro d’Italia)  te vitit 1924, ajo paraqitej me disa fitore jo te vogla: ishte shpallur ciklistja me e mire italiane, kishte fituar Xhiron e Lombardise, e mgjt e drejta e saj per te marre pjese vihej ende ne dyshim. E mes dyshimnajes, ne emrin e saj si pjesemarrese e gares ne Gazeten e Sportit , u harrua nje germe “a” ,  “a”-ja me e rendesishme mbase. Emri u shtyp Alfonsin Strada e vetem pak ore para gares u zbulua se behej fjale per nje femer. Vazhdimi me pas eshte nje histori e njohur per Italine e viteve 20, kur barazia gjinore tingellonte nje anektode e ku sfida ndaj meshkujve paguhej shtrenjte : Alfonsa u lejua te vazhdonte garat por kohezgjatja e pedalimit te saj nuk do te merrej parasysh.

Duke ditur kete ajo I lejoi vetes te ndalonte shpesh gjate pedalimit per te firmosur kartolina me fytyren e saj : tashme ishte shnderruar ne nje idhull te enderrimtareve e guximtareve anembane botes. Mgjt ajo numeron rreth 36 gara te fituara ndaj kolegeve te saj meshkuj dhe sot ajo eshte nje element I rendesishem I trashigimise kulturore italiane, nje element qe na sjell nder mend se e gjitha kjo qe sot kemi, eshte fryt I nje lufte te gjate njerezish te mire te cilet besuan fort se ndryshimi varet nga ne!

Friday, October 3, 2014

2034 : Hamburgu pa makina!

Jo, nuk e kemi fjalën për një eksperiment rastësor në një qytet të vogël apo për festën e një dite. Hamburgu, qyteti I dytë për nga numri I banorëve në Gjermani –ME 4.7 MILION TË TILLË, 1.7 prej të cilëve jetojnë brënda bërthamës urbane, ka vendosur të ndryshojë, e për këtë është gati  të boshatisë rrugët, prej makinave.


Projekti mban emrin GREEN NETWORK/ RRJETI I GJELBËR  e parashikon “dëbimin” e makinave nga qytet, brënda vitit 2034. Si? Shumë e thjeshtë miq : duke fuqizuar transportin public, duke rritur numrin e rrugëve për këmbësorët e sigurisht duke I nxitur qytetarët të përdorin dyrrotakun në të përditshmen e tyre.

Hamburgu mbetet një nga qytetet më të “gjelbërt” në Evropë, por pavarësisht kësaj qytetarët e dinë se gjithcka është vazhdimisht në rrezik : qyteti ka një port të rëndësishëm –I dyti ne Europë- dhe ndryshimet klimaterike të viteve të fundit kanë bërë që ujrat të pësojnë një rritje prej 20 cm, pasojat e së cilës mund të jenë fatale për vendin.

Reduktimi I trafikut sigurisht që nuk mund të parandalojë ndryshimin, por përmirësimi I fizionomisë urbane, po.  Krijimi I parqeve dhe I hapësirave të gjelbërta si dhe ndërtimi I kanalizimeve të reja, mund ta bëjë shumë të lehtë problemin në raste permbytjesh apo stuhish.
Përtej arsyeve natyrore, ky project ka në themel të tij, përmirësimin e jetës së qytetarëve. Zedhënësja Angela Fritsch shpjegon se qytetarët do kenë më shumë hapësira për të praktikuar sported e ujit, shëtitjet në natyrë, si dhe pedalimin e lirë.

Ajo tha për gazeten britanike The Guardian  se projekti  do të krijojë korridore të gjelbra ndërlidhëse mes parqeve e lulishteve ; në harkun kohor të 15 apo 20 viteve në qytet të “mbretërojnë” vec këmbësorët e dyrrotakët.

Duket se qytetarët e Hamburgut janë tejet entuziastë për këtë projekt I cili do te përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetesës së tyre.

Ecovolis

Disa këshilla për tu mbrojtur nga tymi dhe ajri ndotur gjatë pedalimit!


Si të marrësh frymë mbi bicikletë!


BikePortland.org: pas një hulumtimi gati 7 vjeçar, ka publikuar një studim interesant se si ndotja prek mushkëritë e çiklistëve. Provat janë bërë nëpër lagje ku ajri është relativisht i ndotur. Trafiku, afërsia e fabrikave dhe mungesa e gjelbërimit janë një kombinim fatal i ndotjes.

Sipas studiuesve të këtij raporti më shumë se nga ky kombinim ndotës i ajrit përreth çiklistët rrezikohen nga shpejtësia e pedalimit dhe për rrjedhojë e frymëmarrjes. Sa më shpejt pedalojmë aq më shumë ajër të ndotur do të thithim. Sipas “ekuacionit” të dalë nga ky studim shpejtësia optimal që na mbron disi nga ajri i ndotur në zona urbane është 17 kilometra në orë.

Po ashtu, edhe pse shumë e kundërshtojnë, biçikletat elektrike në raportin ndalesa-nisje, vënë më pak në përdorim mushkëritë, duke mbrojtur nga ajri ndotës.

Megjithatë shpejtësia e përkryer minimale në raportin ndotje-frymëmarrja ngelet 17km / h .

Kjo është një nga masat që mund të marrim për tu mbrojtur në rrugët plot makina dhe tym. Sipas studiuesve ky ndryshim shpejtësie është i rëndësishëm në mënyrë që mos thithim 3-5 herë më shumë ajrin e ndotur. Një rekomandim që japin ata në lidhje me korsite e bicikletave është për faktin që ato mos ndertohen në rrugët kryesore plot makina, porn ë rrugë dytësore të qeta nga trafiku.

Në përfundim, 1 gjë është e qartë: problemet e ndotjes së shkaktuar nga pedalimi janë minimale krahasuar me përfitimet e biçikletës. Studiues, çiklist urban, e pranojnë që këmbësorët dhe çiklistët janë më të ekspozuar më shumë ndaj ndotje se sa shoferët që mbyllen në makinat e tyre, por ushtrimi fizik mbi biçikletë e kompeson disa herë rrezik.


Ecovolis

Thursday, October 2, 2014

Kopenhagen : 6 arsye per ta dashuruar e per ta patur zili ne te njejten kohe!

Ky është nje “udhetim” drejt te ashtuquajturit “qyteti me i pershtatshem ne bote per te jetuar”, titull per te cilin dyrrotaku ka nje pjese te mire te merites. Kopenhagen : gjashte arsye per ta dashuruar e per ta patur zili ne te njejten kohe.

Vizita në Kopenhagen, qoftë si ciklist, qoftë si këmbësor, ngjason me kalimin në një tjetër realitet thuajse magjik. Për turistët evropianë ky qytet mbart dicka hipnotike I cili jo vetëm të mrekullon por edhe të nxit një ndjenjë të shëndetshme zilie. Per gjashte arsye :

1    1.       Dyrrotaku. Të pedalosh përmes qytetit është një pervojë e rralle . Qe nga lagjet Frederiksberg Ostebro apo Norrebro për te vazhduar një ndër parqet më të hershëm si Tivoli apo parku I Dyrehaven pergjatë të cilit përjetohet një ndjesi e pashpjegueshme lirie.  Terreni I rrafshët I ndihmon danezët të pedalojnë gjer ne 1.000 km në vit. Një vëmendje e vecantë shkon edhe për 400 km korsi bicikletash. Një fitore kjo, për dyrrotakun I cili mori përdorim të gjerë në vitet 70 si përgjigje ndaj krizës së naftës. Rezultati : sot numërohen mijra bicikleta, miliona më saktë. Numri I tyre është më I madh se I banorëve. Pedalojnë të rriturit, të vegjlit, të moshuarit.

     2.       Pasuria e deklaruar. Në Danimarke askush nuk u shmanget taksave. Të pasurit e bëjnë për një cështje patriotizmi, e në pot ë njëjtën mënyre u besojnë institucioneve e klasës politike në vend. Kjo e bën Danimarken një ndëe vendet më të sigurtë në botë me të ardhura mujore jo më pak se 2000 euro. Mgjs në këtë vend mund të jetohet mjaft kënaqshem edhe pa punuar, askush nuk zgjedh të mos bëjë asgjë. Ky fakt flet sa për mijra fjalë.

3.       Dëshira për të shijuar jetën. Me ardhjen e stinës së ngrohtë rrugët e Kopenhagenit gjallërohen. Pas largimit të dimrit gjatë të cilit dielli ngroh vec tre orë në ditë duke I nxitur banorët të shijojnë  restorantet dimerore dhe shtëpitë e ngrohta të mobiluara tërësisht me dru, vjen vera e cila ndez atmosferën ne natyrë. Koncerte në rrugë, tavolina të vendosura në tarraca, njerëz që shijojnë birrat Riverfront apo shëtitje parqeve.  Kjo shkon Për të gjithë ata që apriori mendojnë se danezët janë një popull I ftohtë.Perkundrazi : në stinën e nxehtë danezët janë gjithnjë të buzëqeshur.



      Ndërgjegjësimi qëndrueshmëria dhe ekologjia. Pavarësisht burimeve të pafundme te naftës Danimarka është një vend leader në energjinë e rinovueshme : një e treta e energjisë në vend përftohet prej turbinave te erës. Qytetarët konsumojnë ushqim organik më shumë se  cdo vend tjetër i Bashkimit Europian.

5.  Oraret. Duket e cuditshme por ja që danezët drekojnë ne 11 e 30 dhe darkojnë ne 18 e 30. Përvecse kjo është e lidhur ngushtësisht me dimrin e gjatë që bën atje, është ë lidhur edhe me familjen. Është tejet e vështire që një biznes të vazhdojë punen pas ores 17 e 30 : tregtaret kthehn në shtëpi për të ndenjur me familjarët. Mbase danezët nuk punojne gjatë, por jane sigurisht shumë më productivë në atë që bëjnë.

6.      
Liria dhe siguria. Në nje vend tejet të civilizuar , liria ka tjetër aromë, tjetër perceptim. Mjaft të mendosh që lagjja e Christianias, e themeluar nga nje familje e vjetër hippie në vitet 70, mban statusin e shtetit të pavarur dhe mbrohet nga një ligj I vecantë që lejon përdorimin e marihuanes. Barazia mes gjinive, është gjithashtu një tjetër element I rëndësishëm : Kopenhageni numëron numrin më te madh të grave të punësuara.


Siguria? Le të themi që nqs lë bicikletën tënde në trotuar, e largohesh, kur kthehesh, ajo është gjithnjë aty.