Thursday, October 23, 2014

Biçikletat arrijnë dhe kalojnë shitjet e makinave! Anglia 1.3 milion bicikleta te shitura me shume se makina!

Biçikletat arrijnë dhe kalojnë shitjet e makinave! Anglia 1.3 milion bicikleta te shitura me shume se makina!

Ekonomia Evropiane duket se ka marrë një kthesë  domethënëse. Cilat janë vendet ku bicikleta ka lënë pas makinën?


Bicikleta vs Makina! Kush po fiton?


Lajmi se spanjollët blenë më shumë biçikleta se sa makina në 2013, mund të vijë si një e papritur, por jo! Shitjet e bicikletave tejkalojnë ato të makinave në shumicën e vendeve evropiane, ndonëse dhe recesioni ka pasur një efekt në vitet e fundit, në këtë kthesë.


Prestigjozia “The Guardian” nxorëi dhe krahasoi numrat nga dy burime për të për të parë shitjet dhe shifrat:  Shoqata Evropiane e Prodhimit të Automobilave dhe ekuivalentja e saj për biçikletat “Coliped”.


Shitjet e bicikletave kanë tejkaluar shitjet e makinave pothuajse në të gjitha vendet europiane, por studimi është detajuar në 4 prej 23 shteteve që kanë ndryshuar mënyrën e lëvizjes, (Italia, Spanja, Belgjika dhe Irlanda) Hendeku më i madh ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku në 2011, janë shitur 1.3 milionë bicikleta më shumë se sa makina.


Kthesa e madhe ka filluar që nga viti 2000 !


Kjo është surpriza e dytë më e madhe, pasi kjo nuk është një prirje e re, por një trend i qendrueshëm prej vitesh. Shitjet e biçikletë kanë tejkaluar ato të makinave çdo vit që nga viti 2000, thjesht hendeku po zgjerohet me rritjen e shitjeve të biçikletave dhe rënien e regjistrimeve të automjeteve.


Mendohet se hendeku është edhe më i madh në shifra, pasi të dhënat nuk kanë llogaritur biçikletat dhe makinat e dorës së dytë, por i referohet vetëm shitjes së produkteve të reja.


Nga një bashkëpunim i Ecovolis me Instat u nxorrën të dhënat për importin e bicikletave ne 5 vitet e fundit në Shqipëri. Shitjet e bicikletave kanë një rritje domethënëse edhe te ne!


A mendoni dhe ju se këto janë të habitshme? 

Wednesday, October 22, 2014

Stili De la Riva “Ha pi pedalo”!


E cuditshme por e vertetë : një vend ku shijohet ushqim I shkëlqyer tradicional dhe kremtohet pasioni për dyrrotakun !!! E nese je një klient ciklist, të ftojnë për të gjerbur verë të bërë vetë!!! Është e mundur???
Pesë vite më parë, Pepe Moran, pronari I restorantit De la Riva – adresa Rruga Cochabamba 13- Madrid- u bëri punonjësve të tij një ofertë tejet joshëse “ Nese vini në punë me bicikletë do të keni një rritje rroge prej 10 %”
E besoni dot qe askush prej tyre nuk e pranoi këtë “kusht” ? Ata I thanë “jo” qetësisht parave : vec njëri, më I riu, pohoi nën zë, se kishte ndërmend të blinte një bicikletë në ditët në vijim. Pepe Moran nuk po u besonte, veshëve e syve.
Kjo anekdotë shërben për të krijuar idenë e dashurisë për dyrrotakun, që dallon 57 vjecarin Moran, nga pronarët e zakonshëm të bizneseve e jo vetëm, dashuri e cila bëhet konkrete me pedalimin e gjatë e të përditshëm që ai bën cdo dite nga lagjja e tij e largët Puerta de Hierro drejt restorantit të tij, restorant I cili mban tashmë mbi supe plot 10 vite.
“Bëhet fjale për një biznes TEJET TË NGROHTË E INTIM- shton ai- Unë kam fatin të njoh personalisht, cdo klient qe zgjedh të shijojë ushqimin e atmosferën që mban emrin Dela Riva. “
Pasioni I tij për pedalet dallohet lehtë : mjaft të hedhesh një sy mureve ku qëndron një numër I papërcaktuar, dyrrotakësh të jashtëzaknshëm, e të përzgjedhur me kujdes. Përmendim këtu bicikletën historike me të cilën Fabian Cancellara pedaloi ne “Tour de France”, për të vazhduar me relike të rralla të viteve 30 e për ta mbyllur me bicikleta shumëngjyrëshe për te vegjlit.
 Qëllimi I tij është një dhe I vetëm : të percojë tek klienti dashurinë e tij per dy rrotat.

Por jo vetëm kaq : për ata klientë që zgjedhin të vijnë ne restorantin De la Riva duke pedaluar, verën e ofron shtëpia.

7 Arsye për tu çuar nga sedilja makines, për të pedaluar!

7 Arsye për tu çuar nga sedilja makines, për të pedaluar!


Biçikleta nuk është vetëm një mjet i transportit të gjelbërt dhe argëtimit, por ajo është gjithashtu një nga alternativat më të mira për të qëndruar në formë dita ditës. Por në detaje, kush janë përfitimet e të pedaluarit? Më poshtë janë disa nga përfitimet që urojmë t’ju nxisin të coheni nga sediljet e makinës dhe të filloni një jetë aktive dhe më të shëndetshme.


1.       Biçikleta është efikase për të reduktuar kolesterolin në gjak dhe për të mbrojtur zemrën tonë. Pedalimi i përditshëm zvogëlon çdo mundësi për atak në zemër.
2.       Pedalimi ndihmon për të forcuar muskujt e këmbëve, për të humbur në peshë dhe nëse nuk keni kohë për të praktikuar bicikletën si sport, ju mund ta përdorni për të shkuar në punë apo për lëvizjet e përditshme duke përfituar të njëjtat të mira.
3.       Për dhimbjet e shpinës është zgjidhja ideale! Pjesa e kurrizit, muskujt dhe kockat e pasme përfitojnë nga pedalimi duke u forcuar ndieshëm.4.       Gjunjtë tona stërviten në një mënyrë tepër të butë duke i mbrojtur afatgjatë nga cdo lloj dëmtimi.

    5.       Stresi dhe tensioni , janë një tjetër meritë e madhe e biçikletave që nëpërmjet ushtrimit dhe  veprimtarisë së përditshme na lirojnë nga stresi dhe tensioni. Përveç kësaj biçikleta nxit të menduarit, çlodhjen duke lënë pas ndërhyrjet negative.6.       Ashtu si shumë aktivitete të tjera fizike, çiklizmi forcon sistemin tonë imunitar, çliron endorfinën e cila na bën të ndihemi më aktiv, përmirëson vetë-respektin dhe ul depresionin.
7.       Nëse keni nevojë për më shumë arsye motivuese mbi përfitimet e biçikletës, pyesni një doctor, një ambientalist apo thjesht kërkoni “përfitimet e bicikletës” dhe menjëherë do ju shfaqen dhe dhjetëra ndikime të tjera pozitive të biçikletës.

Tuesday, October 21, 2014

Pse fëmijët janë më të rrezikuar se të rriturit nga ndotja e ajrit!

Tashmë të gjithë jemi të vetëdijshëm se të mbyllësh xhamin e makinës është thjesht një veprim prej struci që nuk i shërben askujt. Nëse do jetojmë a do mbijetojmë tashmë varet nga ne, unë, ti dhe atyre që i kemi dhënë mundësinë të na drejtojnë. Është koha të bëjmë tonën në rradhë të parë dhe të kërkojmë me ngulm masa dhe politika për të na mbrojtur nga ndotja e makinave. Është vërtetuar tashmë se përdorimi i bicikletës është shërim për qytetet që vuajnë nga kjo NDOTJE!


 Ekspozimi i fëmijëve ndaj ndotjes së ajrit sot përbën shqetësmin kryesor për shëndetin, pasi sistemi i tyre imunitar dhe mushkëritë nuk i janë zhvilluar plotësisht dhe ekspozimi ndaj ajrit të ndotur te të vegjëlit është tërësisht ndryshe nga të rriturit. Fëmijët shpesh kalojnë më shumë kohë jashtë, ku përqendrimet e ndotjes nga trafiku, janë përgjithësisht edhe më të larta.

Edhe pse ndotja e ajrit ka kohë që përbën faktorin kryesor në përkeqësimin e sëmundjeve edhe më të lehta, studimet e fundit dëshmojnë se ndotja e ajrit dhe veçanërisht ndotja e lidhur me trafikun, është e lidhur me vdekshmërinë foshnjore, zhvillimin e astmës dhe hiperalergjive.

Ndotja e ajrit është shkaku kryesor për bronkitin akut te fëmijët, për kollën kronike dhe sëmundjet e tjera të frymëmarrjes. Është e vërtetuar se në ato zona ku ndotja e ajrit është në nivele të ulëta, sëmundjet te fëmijët janë gjithashtu në rënie.

Pyetjes pse fëmijët janë më të rrezikuar se të rriturit nga ndotja e ajrit i përgjigjen disa fakte kryesore;

1.       Mbrojtjet natyrore te fëmijët janë më pak të zhvilluara.
2.       Filtrimi nëpërmjet hundës është më pak efektiv se te të rriturit.
3.       Lëkura e tyre është disa herë më e depërtueshme se te të rriturit.
4.       Sistemi i tretjes, rrugët metabolike, organet e veshkave dhe organet vitale janë ende në zhvillim.
5.       Sjellja dhe kontakti më i afërt i tyre me mjedisin.
6.       Fëmijët luajnë më afër tokës, duke u ulur përtokë dhe duke marrë kontakt me papastërtitë, pluhurin dhe toksinat përreth mjedisit.
7.       Fëmijët shpesh vënë duart e tyre, lodrat dhe sende të tjera në gojë duke shtuar disa herë mundësitë e infeksioneve.
8.       Fëmijët janë gjithashtu të varur nga të rriturit për të siguruar që mjedisi i tyre është i sigurt.
9.       Fëmijët marrin frymë, hajnë dhe pijnë më shumë në raport me masën e tyre trupore se sat ë rriturit.
1.       Për shkak të kohës së shpejtë të zhvillimit gjatë periudhës së paralindjes, sistemi i  organeve është veçanërisht i ndjeshëm ndaj efekteve negative që rezultojnë nga ndotja e mjedisit!


Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se 2,4 milion persona vdesin çdo vit nga shkaqe të lidhura në mënyrë direkte me ndotjen e ajrit, 1,5 milion nga këto vdekje i atribuohet ndotjes së ajrit në vende të mbylluar, që zakonisht njihen si vendet me ajër të pastër. Gjatë një viti ka më tepër vdekje nga ndotja e ajrit se sa nga aksidentet automobilistike. 310.000 Evropianë vdesin çdo vit nga ndotja e ajrit. Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit në ShBA deklaron se nëse miratohen ndryshimet e propozuara nga vetë ajo në karburantet e makinave do të ketë 12.000 vdekje të parakohshme më pak, 15.000 infrakte më pak, 6.000 vizita në dhomën e emergjencave nga fëmijë ma astmë, 8.900 shtrime në spital për problem me frymëmarrjen ose aparatin frymëmarrës çdo vit.


Disa nga sëmundjet e lidhura me ajrin e ndotur janë:

Kanceri
Sëmundje zemre
Sëmundje mushkërie
Astma
Pneumonia dhe komplikacionet e saj
Bronkiti
Alergji të lidhura me frymëmarrjen
Dhimbje koke dhe migrenë


Friday, October 17, 2014

Macho-Ciklizmi : Perëndimi i një epoke!

Macho-Ciklizmi : Perëndimi i një epoke!

Sipas autoriteteve londineze, menyra se si meshkujt e ngasin dyrrotakun, e ka rritur ndjeshëm numrin e aksidenteve, rrugëve kryeqytetase te vendit të Big Benit e mbretëreshës Elizabeth. Kjo është arsyeja për të cilën strukturat përkatëse, po përpiqen të promovojnë femrën mbi dy rrota.

Si? “Reduktim testosteroni” do ishte përgjigjja metafore e Andreë Gilligan, një nga drejtuesit më të rëndësishëm të gjithckaje ka të bëjë me ciklizmin në epiqendrën britanike. “Raporti I ciklistëve femra me ata meshkuj, qëndron në përpjestim krejt të zhdrejtë”- vazhdoi ai

‘Dëshira jonë është të promovojmë një kulturë kontinentale ciklizmi, kulturë e cila gjen mbi dyrrotak njerëz pa dallime moshe e shtrese sociale.  Ka ardhur koha që të heqim dore nga profili I ciklistit klasik :mashkull I ri në moshe.”

Në këtë sens Gilligan është i bindur se investimi për një infrastrukturë më të madhe ciklistike në kryeqytet, (si ndërtimi I korsive të bicikletave krah Tamizit) do të qe zgjidhja e duhur për të ndihmuar në rritjen e numrit të femrave mbi dy rrota.



Epoka e macho-ciklistëve po perëndon : tashmë është koha e sexy-pedalueseve. 


Yjet e Hollivudit bashkohen në luftën kundër ndryshimeve klimatike!

“Një ditë do të zgjohemi për të kuptuar se kemi ndryshuar tërësisht fytyrën e Tokës", thotë aktori Morgan Freeman në këtë video, e cila u shfaq kohët e fundit në “Samitin e Klimës” të Kombeve të Bashkuara. Mesazhi: nafta, gazi natyror dhe qymyri janë duke shkaktuar rritje të ndjeshme të temperaturës së Tokës, dhe ne nuk mund të presim akoma për burimet alternative të energjisë.
Shumë aktorë janë duke përdorur ndikimin e tyre për të rritur ndërgjegjësimin mbi ndryshimet klimaterike. Cameron Diaz ishte nga të parat aktore që përdor një makinë hibride.  Leonardo DiCaprio gjithashtu përdor një të këtillë, dhe po punon në realizimin e një filmi mbi ngrohjen globale, duke u angazhuar dhe në shumë fushata mjedisore.

Brad Pitt ka themeluar një organizatë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga stuhitë me materiale miqësore ndaj mjedisit. Harrison Ford gjithashtu udhëtoi drejt Indonezisë për të ndaluar masakrën e shpyllëzimit dhe drejton një seri televizive në lidhje me ndryshimin e klimës.

"Unë shpresoj që të përdorim ndikimin tonë, për të motivuar njerëzit dhe për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit", thotë Don Cheadle në një iniciativë të Kombeve të Bashkuara. "Unë jam i befasuar që mjedisi nuk është në krye të rendit të ditës. Ka gjë tjetër më të rëndësishme se ushqimi dhe ajri i pastër? "


Bashkë mund të bëjmë ndryshimin e madh. Bisedoni me familjen dhe rrethin tuaj të miqve në lidhje me rreziqet e ngrohjes globale, nga rreziqet e shëndetit tonë dhe ndaj kërcënimeve bujqësore. Mëso për energjitë e pastra dhe përfitimin në shtëpitë tuaja. Aktet të vogla si riciklimi i mbeturinave ose pedalimi mund të ndihmojë në luftën tonë ndaj ndryshimeve klimaterike!

Wednesday, October 8, 2014

ISHTE KOHA KUR DUHEJ GUXIM PER TE PEDALUAR

(…se italianet nuk njihen vetem per pizza-n)

Sot kujtojme Alfonsa Strada, ciklisten e pare italiane, e cila guxoi te pedalonte ne “gara mashkullore” si “Xhiron e Lombasrdise” e “Xhiron e  Italise”, nje nga pioneret ne rrugetimin drejt barazise gjinore ne ciklizem e jo vetem.

Ajo nisi te pedalonte para moshes 14 vjecare e kur e ema I tha se mundesia e vetme per ta vazhduar kete “cmenduri” ishte te martohej me dike e te largohej nga shtepia, ajo zgjodhi mekanikun Luigi Strada, me te cilin u shperngul ne Milano . Dhurata e marteses ishte nje dyrrotak,  Ishte viti 1905.

Ne pedalimin me te  rendesishem ne Itali, ne Xhiron e Italise (Giro d’Italia)  te vitit 1924, ajo paraqitej me disa fitore jo te vogla: ishte shpallur ciklistja me e mire italiane, kishte fituar Xhiron e Lombardise, e mgjt e drejta e saj per te marre pjese vihej ende ne dyshim. E mes dyshimnajes, ne emrin e saj si pjesemarrese e gares ne Gazeten e Sportit , u harrua nje germe “a” ,  “a”-ja me e rendesishme mbase. Emri u shtyp Alfonsin Strada e vetem pak ore para gares u zbulua se behej fjale per nje femer. Vazhdimi me pas eshte nje histori e njohur per Italine e viteve 20, kur barazia gjinore tingellonte nje anektode e ku sfida ndaj meshkujve paguhej shtrenjte : Alfonsa u lejua te vazhdonte garat por kohezgjatja e pedalimit te saj nuk do te merrej parasysh.

Duke ditur kete ajo I lejoi vetes te ndalonte shpesh gjate pedalimit per te firmosur kartolina me fytyren e saj : tashme ishte shnderruar ne nje idhull te enderrimtareve e guximtareve anembane botes. Mgjt ajo numeron rreth 36 gara te fituara ndaj kolegeve te saj meshkuj dhe sot ajo eshte nje element I rendesishem I trashigimise kulturore italiane, nje element qe na sjell nder mend se e gjitha kjo qe sot kemi, eshte fryt I nje lufte te gjate njerezish te mire te cilet besuan fort se ndryshimi varet nga ne!