Friday, October 3, 2014

2034 : Hamburgu pa makina!

Jo, nuk e kemi fjalën për një eksperiment rastësor në një qytet të vogël apo për festën e një dite. Hamburgu, qyteti I dytë për nga numri I banorëve në Gjermani –ME 4.7 MILION TË TILLË, 1.7 prej të cilëve jetojnë brënda bërthamës urbane, ka vendosur të ndryshojë, e për këtë është gati  të boshatisë rrugët, prej makinave.


Projekti mban emrin GREEN NETWORK/ RRJETI I GJELBËR  e parashikon “dëbimin” e makinave nga qytet, brënda vitit 2034. Si? Shumë e thjeshtë miq : duke fuqizuar transportin public, duke rritur numrin e rrugëve për këmbësorët e sigurisht duke I nxitur qytetarët të përdorin dyrrotakun në të përditshmen e tyre.

Hamburgu mbetet një nga qytetet më të “gjelbërt” në Evropë, por pavarësisht kësaj qytetarët e dinë se gjithcka është vazhdimisht në rrezik : qyteti ka një port të rëndësishëm –I dyti ne Europë- dhe ndryshimet klimaterike të viteve të fundit kanë bërë që ujrat të pësojnë një rritje prej 20 cm, pasojat e së cilës mund të jenë fatale për vendin.

Reduktimi I trafikut sigurisht që nuk mund të parandalojë ndryshimin, por përmirësimi I fizionomisë urbane, po.  Krijimi I parqeve dhe I hapësirave të gjelbërta si dhe ndërtimi I kanalizimeve të reja, mund ta bëjë shumë të lehtë problemin në raste permbytjesh apo stuhish.
Përtej arsyeve natyrore, ky project ka në themel të tij, përmirësimin e jetës së qytetarëve. Zedhënësja Angela Fritsch shpjegon se qytetarët do kenë më shumë hapësira për të praktikuar sported e ujit, shëtitjet në natyrë, si dhe pedalimin e lirë.

Ajo tha për gazeten britanike The Guardian  se projekti  do të krijojë korridore të gjelbra ndërlidhëse mes parqeve e lulishteve ; në harkun kohor të 15 apo 20 viteve në qytet të “mbretërojnë” vec këmbësorët e dyrrotakët.

Duket se qytetarët e Hamburgut janë tejet entuziastë për këtë projekt I cili do te përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetesës së tyre.

Ecovolis

Disa këshilla për tu mbrojtur nga tymi dhe ajri ndotur gjatë pedalimit!


Si të marrësh frymë mbi bicikletë!


BikePortland.org: pas një hulumtimi gati 7 vjeçar, ka publikuar një studim interesant se si ndotja prek mushkëritë e çiklistëve. Provat janë bërë nëpër lagje ku ajri është relativisht i ndotur. Trafiku, afërsia e fabrikave dhe mungesa e gjelbërimit janë një kombinim fatal i ndotjes.

Sipas studiuesve të këtij raporti më shumë se nga ky kombinim ndotës i ajrit përreth çiklistët rrezikohen nga shpejtësia e pedalimit dhe për rrjedhojë e frymëmarrjes. Sa më shpejt pedalojmë aq më shumë ajër të ndotur do të thithim. Sipas “ekuacionit” të dalë nga ky studim shpejtësia optimal që na mbron disi nga ajri i ndotur në zona urbane është 17 kilometra në orë.

Po ashtu, edhe pse shumë e kundërshtojnë, biçikletat elektrike në raportin ndalesa-nisje, vënë më pak në përdorim mushkëritë, duke mbrojtur nga ajri ndotës.

Megjithatë shpejtësia e përkryer minimale në raportin ndotje-frymëmarrja ngelet 17km / h .

Kjo është një nga masat që mund të marrim për tu mbrojtur në rrugët plot makina dhe tym. Sipas studiuesve ky ndryshim shpejtësie është i rëndësishëm në mënyrë që mos thithim 3-5 herë më shumë ajrin e ndotur. Një rekomandim që japin ata në lidhje me korsite e bicikletave është për faktin që ato mos ndertohen në rrugët kryesore plot makina, porn ë rrugë dytësore të qeta nga trafiku.

Në përfundim, 1 gjë është e qartë: problemet e ndotjes së shkaktuar nga pedalimi janë minimale krahasuar me përfitimet e biçikletës. Studiues, çiklist urban, e pranojnë që këmbësorët dhe çiklistët janë më të ekspozuar më shumë ndaj ndotje se sa shoferët që mbyllen në makinat e tyre, por ushtrimi fizik mbi biçikletë e kompeson disa herë rrezik.


Ecovolis

Thursday, October 2, 2014

Kopenhagen : 6 arsye per ta dashuruar e per ta patur zili ne te njejten kohe!

Ky është nje “udhetim” drejt te ashtuquajturit “qyteti me i pershtatshem ne bote per te jetuar”, titull per te cilin dyrrotaku ka nje pjese te mire te merites. Kopenhagen : gjashte arsye per ta dashuruar e per ta patur zili ne te njejten kohe.

Vizita në Kopenhagen, qoftë si ciklist, qoftë si këmbësor, ngjason me kalimin në një tjetër realitet thuajse magjik. Për turistët evropianë ky qytet mbart dicka hipnotike I cili jo vetëm të mrekullon por edhe të nxit një ndjenjë të shëndetshme zilie. Per gjashte arsye :

1    1.       Dyrrotaku. Të pedalosh përmes qytetit është një pervojë e rralle . Qe nga lagjet Frederiksberg Ostebro apo Norrebro për te vazhduar një ndër parqet më të hershëm si Tivoli apo parku I Dyrehaven pergjatë të cilit përjetohet një ndjesi e pashpjegueshme lirie.  Terreni I rrafshët I ndihmon danezët të pedalojnë gjer ne 1.000 km në vit. Një vëmendje e vecantë shkon edhe për 400 km korsi bicikletash. Një fitore kjo, për dyrrotakun I cili mori përdorim të gjerë në vitet 70 si përgjigje ndaj krizës së naftës. Rezultati : sot numërohen mijra bicikleta, miliona më saktë. Numri I tyre është më I madh se I banorëve. Pedalojnë të rriturit, të vegjlit, të moshuarit.

     2.       Pasuria e deklaruar. Në Danimarke askush nuk u shmanget taksave. Të pasurit e bëjnë për një cështje patriotizmi, e në pot ë njëjtën mënyre u besojnë institucioneve e klasës politike në vend. Kjo e bën Danimarken një ndëe vendet më të sigurtë në botë me të ardhura mujore jo më pak se 2000 euro. Mgjs në këtë vend mund të jetohet mjaft kënaqshem edhe pa punuar, askush nuk zgjedh të mos bëjë asgjë. Ky fakt flet sa për mijra fjalë.

3.       Dëshira për të shijuar jetën. Me ardhjen e stinës së ngrohtë rrugët e Kopenhagenit gjallërohen. Pas largimit të dimrit gjatë të cilit dielli ngroh vec tre orë në ditë duke I nxitur banorët të shijojnë  restorantet dimerore dhe shtëpitë e ngrohta të mobiluara tërësisht me dru, vjen vera e cila ndez atmosferën ne natyrë. Koncerte në rrugë, tavolina të vendosura në tarraca, njerëz që shijojnë birrat Riverfront apo shëtitje parqeve.  Kjo shkon Për të gjithë ata që apriori mendojnë se danezët janë një popull I ftohtë.Perkundrazi : në stinën e nxehtë danezët janë gjithnjë të buzëqeshur.



      Ndërgjegjësimi qëndrueshmëria dhe ekologjia. Pavarësisht burimeve të pafundme te naftës Danimarka është një vend leader në energjinë e rinovueshme : një e treta e energjisë në vend përftohet prej turbinave te erës. Qytetarët konsumojnë ushqim organik më shumë se  cdo vend tjetër i Bashkimit Europian.

5.  Oraret. Duket e cuditshme por ja që danezët drekojnë ne 11 e 30 dhe darkojnë ne 18 e 30. Përvecse kjo është e lidhur ngushtësisht me dimrin e gjatë që bën atje, është ë lidhur edhe me familjen. Është tejet e vështire që një biznes të vazhdojë punen pas ores 17 e 30 : tregtaret kthehn në shtëpi për të ndenjur me familjarët. Mbase danezët nuk punojne gjatë, por jane sigurisht shumë më productivë në atë që bëjnë.

6.      
Liria dhe siguria. Në nje vend tejet të civilizuar , liria ka tjetër aromë, tjetër perceptim. Mjaft të mendosh që lagjja e Christianias, e themeluar nga nje familje e vjetër hippie në vitet 70, mban statusin e shtetit të pavarur dhe mbrohet nga një ligj I vecantë që lejon përdorimin e marihuanes. Barazia mes gjinive, është gjithashtu një tjetër element I rëndësishëm : Kopenhageni numëron numrin më te madh të grave të punësuara.


Siguria? Le të themi që nqs lë bicikletën tënde në trotuar, e largohesh, kur kthehesh, ajo është gjithnjë aty. 

Tuesday, September 30, 2014

ARKEOLOGJIA E AKSESOREVE TE BICIKLETES


Ekziston një pafundesi zgjedhjesh praktike ne ndihme te personalizimit te biçikletave, të trashëguara nga një shekull kulture biçikete.

Shumë elemente të cilat ishin pjesë normale në çdo biçikletë, me kalimin e kohës janë lënë në harresë. Arsyeja është e njohur. Ndërkohë që qytetet zhvilloheshin duke lehtësuar gjithmonë e më shumë transportin me automjete, biçkleta marxhinalizohej drejt përdorimit sportiv dhe atij për kënaqësi dhe jo si mjet pune. Të “çmëndurit pas peshave të lehta” eliminuan shume aksesorë me qëllim arritjen e shpejtësive të mëdha.

Me këto në mendje, kryem një kërkim për 10 elementet që përgjithësisht janë dashuruar dhe që do donim të riktheheshin në biçikletat tona tani që biçikleta rikthehet në jetët tona.

Këta janë aksesorë bazë që janë standartë në qytete me kulturë çiklizmi dhe edhe pse disa janë ende prezentë I kemi përfshirë në listë pasi shumë shtete të tjera I kanë humbur si elemente.



 Në vënd të parë kemi Grepin e Zgarës së Pasme. Një ndër detajet më të thjeshta dhe me imagjinatë. Për dekada ka shërbyer në transportimin e cantave të krahut si dhe qeseve. Nuk shikohet shpesh sot, veç nëpër katallogje biçikletash të shekullit të kaluar. Jetojnë fuqishëm në Danimarkë, ku shumë dyqane shitje biçikletash e kanë element standart të përfshirë thuajse në çdo shitje. Me shitjet në rritje të kompjuterave portabël, dikush mund të mendojë që do shërbenin mjaft mirë…







 Sigurisht, thuajse çdo biçikletë në Danimarkë dhe Hollandë apo në qytete ku çiklizmi ka peshë të lartë ka një Mbulesë Zinxhiri. Eshtë elementi më logjik pas Mbulesave të Rrotave. Stilistika e këtyre mbulesave është një temë tjetër. Eshtë vënë re një rëne interesi, por dikur cilido prodhues me rrespekt ndaj vetes përkushtohej me dashuri ndaj këtij elementi.







Biçikleta ime e vjetër kishtë një Dorezë Ngritje që e balanconte mrekullisht dhe e bënte ngritjen e saj shumë të lehtë. Shumë biçikjleta Suedeze sot e zotërojnë këtë elemen, por  për një kohë të gjatë ai ishte shtesë nevoje që përdorej në masë. Nëse trupi I biçikletës suaj nuk një dorezë të tillë që në prodhim, gjithmonë mund të shtoni një duke mos cënuar aspak pamjen e saj.






Ah, Dinamoja.  E rëndë, e çuditshme por plot magji. Pjesa më e madhe në qarkullim janë të një prodhimi mjaft të vjetër, por prodhohen ende. Një motor I vogël I vendosur pranë gomës suaj që lëshon një zhurmë të lehtë dhe ju siguron ndihmë në pedalimet tuaja në mbrëmje. Me gjasa dinamoja do të përfundojë në muzeu e biçikletës pasi prej kohësh po arrihet që dritat të funksionojnë pa nevojë fijesh pra me anë të magneteve.





 Mbrojtëset e Fustaneve kanë rezistuar dhe nuk tregojnë shënja dobësimi. Një tjetër aksesor I thjeshtë dhe efikas, nevojë për çdo pedaluese qyteti. Origjina e emrit është angleze. Në Danimarkë, quhen Mbrojtëse Palltoje, pasi palltot e gjata me copa të shtrenjta ishin norma në kohën e shpikjes së aksesorit. Mbrojtëset e thurura ishin shumë në modë në shekullin e kaluar. Elastike apo prej gome janë shumë të lira si dhe lehtësisht të gjetshme në shumë shtete. Stili I aksesorit mund të vendoset që të na përfaqësojë. Le ta kthejmë në jetë.






Këto shtesa të thjeshta prej gome për timonat tanë shërbejnë për një arsye të vetme. Mbrojnë timonin si dhe muret në të cilat mbështetet gjatë parkimit afatgjatë apo afatshkurtër. I kam parë nga afër vetëm në Itali dhe jam kurioz në cilin shtet janë ende në përdorim. Një element me rëndësi në dukje të vogël por që në kohën e mungesës së vëndparkimeve apostafat për biçikleta krijonte lehtësi dhe efekt.






…për ata që ankohen për çiklistët që dëgjojnë muzikë gjatë pedalimit apo kontrollojnë telefonin (por që nuk nervozohen njësoj kur shoferët bëjnë të njëjtën gjë), ky është një makth I vërtetë. Mbajtëset e Gazetave ishin shumë në modë në shumë shtete. Në pamje kemi dhe një modifikim të lehtë që ju lejon palosjen dhe leximin e artikullit të preferuar. Dhe duke qenë se ishte një aktivitet I zakonshëm dikur, për shkak të telasheve të mundëshme, u krijua dhe sinjalizimi rrugor I nevojshëm në zona të caktuara. Në foto, një sinjalizim I hasur në Hollandë.







Dikur e hasur gjithandej, furça e përulur e aksit tashmë jeton vetën në Kopenhagen dhe në Hollandë. Ajo qëndron aty e heshtur, duke u rrotulluar rreth aksit dhe duke mabjtur aksin të pastër nga grasoja dhe papastërtitë e tjera.










Dikur, elementi që tërhiqte pjesën më të madhe të vëmëndjes dhe krijonte garën kryesore midis prodhuesve. Stampat Ballore. Numërohen me mijëra në këto 125 vite të fundit dhe pjesa më e madhe janë totalisht të adhurueshme. Cilido prodhues me peshë kishte disa logo historike dhe ato bëheshin stampat ballore që do adhurohen për dekada të tëra.






Zilet janë ende në qarkullim dhe nuk tregojnë shënja dobësimi. Shumë prej nesh duan stilet e vjetra të zileve pasi ato mbartin krenarinë dhe aftësinë e artizanalitetit të prodhuesit. Një pjesë preferojnë numrat e pafundme të zileve të prodhuara në Kinë çdo ditë. E mira është që tregu jep alternativë për cilindo sot. Për fat të keq një pjesë mjaft e vogël janë të prodhuara tërësisht prej metali për të lëshuar atë tingull kërkues dhe të këndshëm.





Kjo është 10-shja jonë. Kemi harruar ndonjë?- ЄК
 

Thursday, September 25, 2014

Fuqizo pedalimin tend!

Biçikleta me fenerë të integruar, sistem anti-vjedhje dhe karakteristika të tjera të ngjashme me automjetet, janë duke e bërë biçikletën më të sigurt-dhe një kënaqësi më të madhe, (për disa J). Një përshkrim i 3 bicikletave më inovative Stromer ST2, Trek Lync dhe Denny!


Bicikletat, te cilat nuk i nderrojne marshet automatikisht, nje dite, do te duken si makina loder. Dhe te ndertosh nje model te tille pa nje sistem ndricimi, do ishte nje cmenduri e vertete; thua se po nget makinen ne erresire te plote. Por ja qe e ardhmja eshte shume me prane nga se e mendoni. Baterite qe e bejne te mundur kete permiresim jane bere gjithnje e me te lehta, me te vogla, e me te qendrueshme, duke ndihmuar keshtu ndertuesit e bicikletave te projektojne modele te pajisura me elemente te ngjashem me automobilat. Kjo permireson jo vetem sigurine por edhe performancen. Synimi nuk eshte vetem perkedhelja e te apasionuarve por edhe nxitja ndaj skeptikeve per te bere pjese te perditshemerise se tyre, dy rrotat.

The High-Performance Hybrid | Stromer ST2 (6990 USD) NJE MODEL ELEKTRIK me "kombesi" zviceriane por i gatshem per t'u bere pjese e transportit mbi dy rrota ne mbare boten. E pajisur me nje boost mood qe jep fuqi pedaluese deri ne 30 km/h si dhe me nje sistem qe ushqen baterine ne itineraret kodrinore.

Ekrani Touch ju jep mundesine te permiresoni performancen si dhe te bllokoni rroten e pasme per te parandaluar vjedhjen. Nese kjo e fundit ndodh ju vjen ne ndihme GPS,pasi Stromeri mund te pikaset permes rrjetit tuaj celular (pak a shume si Bluetooth) ASHTU SIKURSE MUND ta kycni e ckycni permes smartphone-t tuaj.
CEO i Stromerit ve ne dukje rendesine e pajisjes se dyrrotakut me elemente te tille. 'Ne SHBA njerezit i kane zevendesuar kater rrotat me dy te tilla-vazhdoi ai- e ne Evrope kjo mendohet te ndodhe ne harkun kohor te pese viteve"

The Everyman Ride | Trek Lync (1320 USD)  NJE MODEL i ndertuar paster me sistemin e ndricimit LED te integruar ne pjesen e parme te bicikletes. sISTEMI I BATERIVE- ME PERMASAT E NJE iPHONE, ndodhet brenda skeletit te dyrrotakut.
"Disa vite me pare nje sistem i tille ndricimi, do te ishte i pamundur per shkak te kostos se kripur" u shpreh menaxheri i Trek-ut.



The Next-Gen Auto Bike | The Fuji Denny Nderkohe Fuji po punon per te debutuar veren e ardhme ne treg me nje model i cili do te jete ne gjendje t'a zevendesoje plotesisht automobilin : modeli Denny . Modeli, fitues i Oregon Manifest Bike-Design Project, ka qasje jo te vogla me automobilin : sistem anti-vjedhje , sistem ndricimi, bateri te cilat lehtesojne pedalimin, mundesine per te perdorur sinjalet etj.

Friday, August 22, 2014

Biçikleta Inovative Miilo ‘Rritet’ së bashku me fëmijën.


Fëmijët rriten shpejt, ndonjëherë shumë shpejt
Vetëm pas disa muajsh, rrobat nuk u bëjnë më, këpucët janë të ngushta dhe biçikletat u rrinë të vogla.
Me kujdesin ndaj shpenzimeve familjare në mëndje, Andreas Bhend, një projektues nga Zvicra erdhi me idenë ekonomike: një biçikletë prej druri dhe alumini e cila “rritet” me fëmijën duke evituar kështu këmbimin me një apo dhe blerjen e një mjeti më të madh.





Miilo, një biçikletë e kompletuar me të gjitha pajimet e nevojshme, jo vetëm shërben vogëlushëve e vogëlusheve për argëtim, por edhe I shoqëron ata përgjatë fëmijërisë së tyre, faktor I rëndësishëm ky në moshat e vogla.







Me një mekanizëm inovativ të vendosur në trup, ai ndryshon gjatë kohës që vogëlushët rriten.
Normalisht timoni dhe shala e këtij mjeti janë të zhvendosëshme për një përputhje me nevojat e trupit të fëmijës.







Biçikleta është e përshtatshme për fëmijët e moshës 2 vjeç dhe mund të modifikohet që të përdoret nga ata deri dhe 7 vjeç.










Me ndihmën e një sistemi balancimi, Miilo eviton nevojën e rrotave ndihmëse dhe e bën më të lehtë proçesin e të mësuarit të biçikletës.






Biçikleta ndryshon me një ndryshim të vogël në trupin prej druri; çmontojeni, rrotullojeni dhe rivendoseni në pozicion mbyllje.
Me Millo, fëmija nuk do humbasi shoqëruesin et tij besnik në pedalim dhe prindërit nuk do kenë nevojë të zëvëndësojnë shpesh lodrën më të preferuar të fëmijës së tyre.
Videoja në vijim, na tregon mbi funksionimin e saktë të konceptit.  - ЄК




Saturday, July 26, 2014

18 Tregues që ti jeton në një qytet me kulturë çiklizmi

18 Tregues që ti jeton në një qytet me kulturë çiklizmi 


E pregatitëm. I thjeshtë, I përpiktë dhe I saktë… udhëzuesi që dëshmon për rëndësinë dhe peshën e biçikletës në qytetin ku ti jeton.

1. Nuk e ke problem të pedalosh me “marsh fiks” ndërkohë që je në kërkim të një riparuesi që të marri përsipër sistemin tënd të ndrimit të marsheve që ka hequr dorë momentalisht.

2. Nëse një makinë në trafik I bie borisë, zakonisht I jep rëndësi minimale. Në fakt të kujton që ka kaluar mjaft kohë që ske vizituar kopshtin zoologjik me vogëlushët e tu për të ushqyer patat….mbase të Djelën do ishte perfekte?

3. Nuk të duket çudi të pedalosh në 35C me një 4vjeçar të siguruar në ndënjësen pas teje, dy trasta plot me pazaret e kuzhinës në koshin e përparmë ose të varura në doreza, ndërkohë që po diskuton me partnerin në telefon me kufje për mbrëmjen që do organizoni me miqtë… duke mos harruar të informosh pedaluesit turistë në qytetin tënd për pika interesi dhe kurioziteti që mund të vizitojnë.


4. Kur e ndjen që po mbinxehesh gjatë pedalimit për në punë… pedalon më ngadalë. Dhe nëse parashikimi I motit flet për një mot të nxehtë për nesër, planifikon për një nisje pak më të hershme për në punë që të mos djersish gjatë një pedalimi të shepjtë të mëngjesit.


5. I vetmi rast që shikon Lycra apo Spandex janë disa regjistrime të vjetra seancash stërvitore në emisione mëngjesi ose mbi vrapuesa në park.

6. …në vijim të arsyes pararendëse, emri GoreTex të jep përshtypjen të një lojtari të SpVgg Unterhaching të Mynihut.

7. Kur diçka nuk shkon mire me biçikletën tënde dhe e ke lënë në servis, merr të dytën që ken ë shtëpi për të shkuar në punë, ose atobuzin. Edhe pse makinën e ke të parkuar përpara shtëpisë.

8. Shumë çiklistë rreth teje vendosin helmeta dhe asnjë prej tyre nuk e neglizhon vendosjen e saj mbi kokën e ndonjë vogëlushi apo vogulusheje që pedalon përkrahë apo mbartet në ndënjëse të posaçme.

9. Më I çuditshmi në grupin tënd të miqësisë është ai I cili nuk ka është rrëzuar asnjëherë nga biçikleta… Të gjithë e shikojnë me dyshim dhe e kontrollojnë për dëmtime që mund të mos tregojë. 


10. Minimalisht 3 herë në javë ndryshon atë që ke veshur pasi nuk shkon me biçikletën tënde.


11. Bisedon çdo javë me miqtë apo kolegët e tu çdo javë për servise biçikletash të reja që ofrojnë çmime apo shërbim më të mire dhe paralajmëroni për ato të cilat kanë mangësi në shërbim apo çmime të larta.

12. Kur shikon dikë me pantallonat brënda çorapeve, mendon “…a I ka folur vallë dikush për lidhëset e pantallonave?”. Madje matesh 3 herë të pedalosh deri sa ta arrish dhe ti thuash ku shiten dhe sa kushtojnë.



13. Nuk e di që jeton brënda kulturës së biçikletave dhe nuk e përdor si shprehje. Ti thjesht pedalon.





14. Koha e qëndrimit në pritje të semaforit shpenzohet më së miri në vëzhgim të zgjedhjeve stilistike të çiklistëve rreth teje. Këpucë, çanta, syze madje deri dhe çadra apo dhe mbulesa shiu. Mundësitë janë të pafundme.

15. E gjithë garderoba jote mund të klasifikohet si “e përshtatshme për pedalim”, duke përfshirë takat 12cm të blera përpara 2 javësh si dhe palltoja dopiopetë që do i dhurosh motrës për ditëlindje në Dhjetor.

16. Kur një shofer i marrë të pret rrugën keq, i hedh një vështrim të akullt, shkund pak kokën me keqardhje... dhe e harron komplet situatën pas 50 metrave pedalim.


17. Një sasi e vogël ndryshku mbi biçilketë të duket estetike sepse të flet për përdorim dhe jetë. Biçikletat e reja fringo të japin iden e diçkaje plasike pa jetë.


18. Të duhen mbi 15 minuta për të gjetur biçikletën tënde në parkimin e fakultetit nëse ishe me nxitim kur e parkove dhe nuk e kishe mendjen aty.


                                                                                                                                                          - ЄК