Friday, November 28, 2014

Pedalet në kohë të vështira ???

Pedalet në kohë të vështira???

Kriza e naftës më1973,  së bashku me çështjet e shëndetit dhe të sigurisë çoi vende si Hollanda dhe Danimarka drejt biçikletës. Situata e tanishme ekonomike është një mundësi e mirë edhe për Shqipërinë! 

Në fund të fundit, makinat nuk janë më moderne. Nuk janë më trend. Të gjithë fëmijët nën 35 vjeç në Shtetet e Bashkuara edhe në Evropë nuk ndihen më aq të hipnotizuar nga katër rrotat saprindërit e tyre. Kriza, e cila pengon blerjen dhe mirëmbajtjen e automjetit;Çmimi i naftës dhe benzinës,  mbipopullimit të qyteteve janë disa nga arsyet për këtë rënie. Kjo nuk është hera e parë që ndodh: Kultura masive e bicikletave filluar në vitet 70 në Evropën Qendrore e zbehu ndieshëm “seks appeal “ e makinave!

"Këtu nuk jemi në Hollandë," shprehen shumica e skpetikëve kur flitet për lëvizshmërinë. Normal pasi flasim për një vend që mendon dhe jeton mbi biçikletë. Mendësia hollandeze është një nga lojtarët e fortë në arenën globale. Suksesi i dy rrotakut aty sigurisht nuk është në dorë të fatit, apo thjesht sajë ndërgjegjësimit dhe edukimit mjedisor, por një vendim politik dhe shoqëror në kohë krize.
"Sot i fituar është ai që është më pak i varur nga nafta dhe burimet e energjisë të cilat nuk i kontrrollojmë dot”


Me shtimin e përdorimit të makinave në vitet 70 filluan dhe problemet e para. Aksidentet dhe ndotja ishin më të prekshmet. Fëmijët ishin më të prekurit nga ky ndryshim, vecanërisht në qytete. Kjo solli protesta masive në Hollandë, të cilët kërkonin siguri më të madhe për fëmijët. Aktualisht dhe pse siguria e ciklistëve në shumë shtete, përdorimi intensive i automjeteve gjeneron problem të panumërta urbane dhe mjedisore. Stresi apo ndotja e ajrit shkakton 400.000 vdekje të parakohshme në vit në Bashkimin Evropian, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Masat e para për të promovuar çiklizmin si një element që përmirëson cilësinë e jetës, filluan në Hagë në 1975, duke financuar korsitë e para të ndara për biçikletat. Udhëtimet me biçikleta në këto qytete u rrit me 60 - 75%!

Studimet më të fundit të tregut, kanë evidentuar shqetësimet e kompanive të automobilave në alarmin e tyre se mund të humbasin një brez të tërë përdoruesish. Vitet shtatëdhjetë të reagimit holandez, u përjetuan ngjashëm edhe në në vende të tjera. "Në Danimarkë, biçikleta është gjithashtu tërësisht e strukturuar.

Edhe pse revolucion model hollandez ndodhi dyzet vjet më parë, të mirat e tij qytetarët i jetojnë qartazi sot: në rrugët e Amsterdamit ose Kopenhagenit dominojnë pedalet dhe shembulli i tyre ka ndikuar shumë në pjesën tjetër të Evropës. Prandaj interesi dhe presioni i kompanive të automobilave është në kulmin e tij kudo në evropë.

"Ndërsa çmimet e naftës rritet, prodhuesit e biçikletave do të
përfitojnë", thotë një aksionar i Merida Industry, prodhuesi i dytë më i madh i biçikletave në botë. Fjalët e tij u vërtetuan edhe në Itali: vitin e kaluar 1.750.000 biçikleta janë shitur, më shumë se dy mijë makina. Shitjet e automjeteve kanë rënë ngjashëm si në 1963. Shumë përdorues të metrosë dhe autobusave tashmë kanë  kaluar te biçikleta!



Është fakt se perceptimi dhe vlerësimi i biçikletës ka ndryshuar ndieshëm, bazuar kryesisht në efikasitetin dhe kursimin. Shkaku është i njëjtë me atë të katër dekadave më parë:  kriza ekonomike, presioni shoqëror dhe mbështetja politike. Këta tre faktorë kanë qenë baza e kulturës së bicikletës në Evropë. Tani edhe Shqipëria ka një shans të mirë për të krijuar kulturën e saj të qyteteve të qëndrueshme, duke sjellë modelin e duhur në rrugët e qyteteve tona!!!

Monday, November 24, 2014

Fluturojne gjobat ne Londer!


Fushata me e fundit ne Londer e quajtur “Rruge te sigurta” me qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore mes çiklistëve dhe shoferëve në Londër, ka arritur ne 1 milion euro gjoba nga 2013.

Pas vdekjes tragjike të gjashtë çiklistëve në nëntor të vitit të kaluar, autoritetet e Londrës vendosen që të rrisin numrin e punonjësve të policisë (2500 në 170 kryqëzimet) dhe të aplikojnë sanksione më të ashpra për ata që thyejne rregullat e trafikut .
Shkelja e nje semafori, pedalimi ne trotuar ,kane qenë “veprat penale” me te perseritura nga çiklistët.
Nje ciklist eshte penalizuar me 60 £ (rreth 75 euro)! Brenda 2 viteve gjobat kryesisht te ciklisteve por edhe vrapuesve kane arritur ne 789.300 £.
Në total, 996,000 € gjoba!!!
Në 2013, numri i gjobave ndaj ciklisteve arriti në 15.786, më shumë se dyfishi qe ishin ne vitin 2012. Por vetëm në shtatë muajt e parë të vitit 2014,  5851 cikliste dhe vrapues janë gjobitur. Shifrat kane ngjallur dyshim per qellimin e vertete te ketij operacioni I cili kishte filluar për të mbrojtur perdoruesit e bicikletave, tani duket se ka dështuar.

"Kjo nuk është për të ndëshkuar apo ndjekur penalisht çiklistët, por për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me zbatimin e ligjit," tha Robert Revill, agjent i Shërbimit Policor Metropolitan për Londër.

Saturday, November 22, 2014

Klasat e biçikletave per femije dhe te rritur!


Departamenti i Mjedisit në Murcia të Spanjës është bërë i famshëm kohët e fundit në nismën e tij për të hapur klasat e bicikletave.

Instruktorë të vërtetë shërbejnë në këto klasa duke i mësuar teorinë dhe praktikën e bicikletës të vegjëlve. Në fund të kursit fëmijët marrin një çertifikatë (tip patente). Klasa e bicikletave lindi si një ide për të kontribuar aktivisht në standardizimin dhe integrimin e plotë të biçikletave si mjet transporti.  

Qëllimi është për të plotësuar nevojat e një grupi gjithmonë e më të madh të njerëzve që duan të përdorin biçikletën si mjet të rregullt të transportit dhe për të inkurajuar përdorimin e saj, duke përdorur të gjitha entuziazmin dhe eksperiencën e njerëzve të kualifikuar.


Krijuesit e klasave te bicikletave deri tashme kane mesuar mbi 300 njerëz sidomos të rritur, por edhe fëmijë.

Thursday, November 20, 2014

Një Kamper enkas për çiklistat!



Kush nuk do të dëshironte disa ditë larg zhurmës dhe rrëmujës me bicikletën e tij dhe nga pas një shtëpi me 2 rrota?
Ky super karavan është tepër i lehtë pasi është projektuar enkas të tërhiqet me bicikletë. Në të mund të flenë komodë dy të rritur dhe një fëmijë, me një vëllim magazinimi prej plot 300 litrash.
Por jo vetëm kaq: në vënde të hapura karavani mund të shëndrrohet në një shtrrat duke siguruar një hapësirë shumë më të rehatshme se tenda. Karavani peshon 40 kg gjithses, është i pajisur me dritare të vogla dhe ka një panel diellor lart për karikimin e pajisjeve elektronike.

Edhe pse është ende një prototip, Kamperi do të jetë në shitje në 2015 me me çmimin përfundimtar 2500 USD!

Zyrihu i dyti pas Amsterdamit në "levizjen" ekologjike!



Zyrihu  është qyteti i dytë pas Amsterdamit, i cili po kthehet në një shembull të shkëlqyer per qarkullimin rrugor ekologjik e miqësor. Ishte dekreti “the great comprromise’ i vitit 1990 ai që kufizoi numrin e automobilëve, duke i dhënë një tjetër fytyrë  infrastrukturës ciklistike, hapësirave të dedikuara këmbësirëve si dhe transportit public në përgithësi.
Një politikë kjo tejet e vyer e cila u jep mundësinë qytetarëve të qarkullojë në rrugët e qytetit të tyre qetësisht e kendshëm. Kjo jo vetëm për shkak të sensorëve ( plot 4500) të cilët kontrollojnë numrin e automobilave, por edhe për sistemin e transportit rrugor (trena, autobusa e tramvaj) system ky, I cili i mbulon më së miri nevojat e qytetarëve.
Rritja e numrit të hapësirave të gjelbra për këmbësorë, si dhe infrastruktura dedikuar dyrrotakut, ka bërë qe numri i përdoruesve të këtij të fundit, të rritet ndjeshëm.

Ky model i planifikimit urban është i këshillueshëm , për të gjithë ato qytete që duan të ecin para me motin “ Aty ku mirëpresim njerëzit, nuk mirëpresim makinat”


Wednesday, November 19, 2014

Qyteti i dorezohet makinave!


Ky ilustrim i shkëlqyer na tregon se sa hapësirë publike i kemi dorëzuar makinave!

Shumica e rrugëve në SHBA por edhe në Shqipëri janë ndërtuar për makinat dhe jo për këmbësorët. Disa janë të kënaqur me këtë situatë, ashtu siç ka dhe shumë të tjerë që janë të pakënaqur  por e rëndësishme është se të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa hapësirë i kemi dhënë makinave, për pasojë dhe ndotjes.

Ky ilustrim, nga Claes Tingvall, specialist i Administratës Rrugore Suedeze, tregon se sa ekstreme është   situata në të vërtetë. Kjo vlen edhe për bizneset lokale të vogla të cilat janë projektuar për këmbësorët.  

Duke përshkruar rrugët dhe kryqëzimet si hendeqe, Tingvall tregon se sa të njëanshme nga përmasat e janë në të vërtetë rrugët urbane.

Të gjithë jemi dëshmimtarë se dhe në rrugët e qytetit tonë madje edhe në trotuare apo hapësira të gjelbërta shpeshherë makinat marrin hapësira jetësore për zhvillimin normal të komuniteteve, duke lënë zero hapësira çlodhje, loje apo edhe thjesht kalimi, pa shkuar deri te pedalimi.

Kjo është ajo që kemi quajtur shpeshherë në protestat tona Liro Korsitë, një qytet në funksion të  makinave dhe jo të njerëzve.


Tuesday, November 18, 2014

Një martesë ekologjike! Solange Knowles martohet mbi biçikletë!



Një martesë ekologjike! Solange Knowles martohet mbi biçikletë!
Këto janë fotot e para të Solange dhe Alan Ferguson duke pedaluar drejt kishës!
Solange Knowles dhe  Alan Ferguson u lidhën zyrtarisht të dielën në Kishën e New Orleans, në prezencë të rreth 100 miqve të familjes!
Jay Z dhe Beyonce ishin gjithashtu dëshmimtarë në këtë martesë mbi pedale! E veshur sportive edhe për shkak të bicikletës Solange tërhoqi vemendjen e shumë fotografëve dhe mediave me mbërritjen e saj me bicikletë në Kishë!

Foto e çiklistit guximtar është bërë virale në Kinë!


Një ciklist i huaj u ndal përpara një makine që udhëtonte përgjatë shtegut të biçikletës në Pekin. Foto u përhap menjëherë në rrjetet sociale në Kinë, duke u kthyer në virale.
Si të ishte i student i ri para tankut të fuqishëm për të drejtat e tyre dhe ky çiklist mori të njëjtin respekt. Foto në mënyrë të pashmangshme kujton ngjarjet e trishtuaar në sheshin Tiananmen 25 vite më parë. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse kjo foto u përhap kaq shumë në Kinë dhe pushtoi rrjetet sociale të saj!
Foto u ngarkua ditën e shtunë në Weibo, një hibrid midis Facebook dhe Twitter që është rrjeti më i populluari në Kinë. Kjo foto u shpërnda plot 43.000 herë dhe pati rreth 7000 komente. Në foto ju mund të shihni qartë se si një çiklist i huaj është vendosur para një makine që që po përdor një rrugë bicikletash për ti rënë për shkurt!
"Ne të gjithë duhet ti bllokojmë këto sjellje keqadashëse të shoferëve dhe ti raportojmë ato në polici”
"Sot u ndodha në këtë ngjarje pranë rrugës  “Yaojiayuan” – shkruan në Weibo autori i kësaj foto. "Një çiklist i huaj u përball të ndaloj këtë makinë që po kalonte në rrugën e bicikletës. Ciklisti është mëse i vendosur të kthejë mbrapsht makinën! Jam i impresionuar nga forca e këtij veprimi”

Komentet mbi fotografinë u shumëfishuan në sekonda.  "Unë shpresoj që qytetarët kinezë të marrin shëmbull nga ky akt i guximshëm” ishte një ndër komentet.  "Ne duhet ti ndalojmë dhe ti denoncojmë zakonet e këqija të shoferëve të cilët nuk respektojnë të drejtat e çiklistëve."

Bicikleten prej Bambuje tashme mund ta ndertoni dhe vete!

Bicikleten prej Bambuje tashme mund ta ndertoni dhe vete! 

Nje kombinim perfekt i elementeve natyrore, forces, lehtesise dhe natyrisht pamjes teper te vecante. Kiti permban te gjitha tubat per montimin e bicikletes, instruksionet dhe kushton 179 USD , afersisht 130 Euro te cilat nuk jane pak, gjithsesi cmimi mendohet se do te zbresi!


Stacione vetëshërbimi për të riparuar bicikletat!



SHBA vendos stacionet e para të vetë-shërbimit për riparimin dhe mirëmbajtjen e biçikletave në qytet.

Stacionet e vetë shërbimit ofrojnë ajër për të fryrë gomat, pajisje për pastrimin dhe riparimin e zinxhirit, riparimin e frenave dhe të tjera shërbime. Këto janë disa nga problemet që çiklistët hasin në jetën e tyre të përditshme, Vendojsa e këtyre stacioneve në të gjithë qytetin do të lehtësonte shërbimet dhe mirëmbajtjen e bicikletave.

Ky është dhe qëllimi i këtij shërbimi të transportit në Atlanta, ku stacionet e shërbimit janë vendosur pranë stacioneve të autobusave, parqeve dhe zonave të tjera të frekuentuara nga ciklistet.

"Çiklizmi është në rritje dhe po ecën me hapa të shpejtë, kjo është një mënyrë për të inkurajuar edhe më shumë përdorues të bicikletës." – shprehen krijuesit e kësaj nisme. Më shumë bicikleta, më pak trafik dhe një cilësi më e mirë jetese

Bono i U2 përplaset me biçikletën e tij!



Lideri i  U2, një nga grupet më të famshëm në botë, është lënduar në njërin krah pas një aksidenti me bicikletë në Central Park, New York!

Lajmi u njoftua në faqen e grupit U2 nga shokët e grupit, Adam Clayton dhe Larry Mullen. Ndonëse nuk jepen shumë detaje se si ka ndodhur, Bono do të jetë për tu operuar dhe ka anulluar disa koncerte dhe shfaqje televizive.
"Duket se do të luajmë vetëm sonte shprehen anëtarët e grupit U2. Bono e ka krahun e lënduar gjatë një aksidenti me bicikletë dhe është për operacion” - Jemi të sigurt që do të shërohet së shpejti – shkruhet në faqen e U2.

Bono, i lindur në Dublin në 1960 (tashmë plot 54 vjeç) është i martuar që nga viti 1982 me Alison Stewart, të dashurën e tij me të cilën ka 4 fëmijë!

Friday, November 14, 2014

Shoferët e autobusave, çiklistë për një ditë!



Shoferët e autobusave, çiklistë për një ditë!
Një ndër aktivitetet e Javës me Bicikleta në kryeqytetin kolumbian, Bogota ishte dhe pedalimi i masiv i gjithë shoferëve të autobusëve.
Empatia është edukimi më i mirë qytetar! Për një ditë, shoferët e autobusëve ishin nën lëkurën e çiklistëve me një qëllim: për të kuptuar rreziqet, frikën dhe sfidat e atyre që lëvizin me bicikleta!
Turneu, i cili përfshinte dhjetëra shoferë autobuzash, zgjati 30 minuta, kohë e mjaftueshme për shumë shoferë për të ndryshuar rrënjësisht mendimin e tyre për çiklistët!.
Inisiativa ishte një përgjigje ndaj revoltës së shumë çiklistëve lokalë, të cilët pretendojnë se shumë autobusë shkelin rregullat e trafikut në dëm të komunitetit në rritje të çiklizmit.

Të dyja palët e këtij eksperimenti si çiklistët dhe shoferët përshëndetën nismën. Këto aktivitete duhet të bëhen më shpesh, pasi shoferët pothuajse kurrë nuk e konsiderojnë veten çiklistë, u shpreh një nga organizatorët. 

Thursday, November 13, 2014

Industria e biçikletave në Evropë krijon 650.000 vënde pune!


Rrugës drejt 1 milion vënde pune!

Një studim nga Federata e çiklistëve evropianë, publikuar nga The Guardian, paraqet shifrat ekonomike të industrisë së biçikletave. Në 2020 kjo industri mund të arrijë 1 milion vende pune!
Biçikleta është qëndrueshmëri, ekonomi e gjelbërt, shëndet, lumturi ... por gjithashtu një motorr i fuqishëm i ekonomisë. Kjo është vërtetuar nga një studim i kohëve të fundit nga Çiklistët e Federatës Evropiane (ECF), të dhënat e të cilit janë publikuar nga gazeta britanike Guardian. Të dhënat janë inkurajuese: biçikleta punëson 650,000 njerëz në Evropë, duke përfshirë prodhimin, turizmin, tregtinë, infrastrukturë dhe shërbime.

Ekonomia e lidhur me biçikletat po rritet dy herë më shpejt se sektorë të tjerë si çelik, dhe më shpejt se industritë tradicionale të tilla si miniera. Në fakt, sipas studimit rritja e përdorimit të bicikletës si formë transporti coi edhe në rritjen e punësimeve në këtë sektor, nga (3%), u rrit me 6%, dhe në 2020 synon në 1 milion vënde pune.

"Investimi në biçikleta gjeneron përfitime më të mëdha ekonomike se çdo mjet tjetër transporti"
"Qeveritë duhet të jenë të vetëdijshme se investimi në ciklizëm është tërësisht i justifikuar për arsye të transportit, ndryshimeve klimatike dhe shpenzimeve shëndetësore”. "Tani ne mund të themi me plotë gojë dhe të tregojmë në mënyrë të qartë se çdo shteg biçikletë që është ndërtuar, ka kontribuar dhe ka gjeneruar vënde pune në ekonominë e gjelbërt”  Investimi në çiklizëm qëndron superior ndaj çdo përfitimi tjetër ekonomik të transportit. Prandaj, duhet të jetë opsioni i parë."


Studimi gjithashtu thekson se bicikleta ka sjellë përfitime shumë herë më të mëdha për bizneset e vogla lokale, si dyqane, kafene dhe restorante, si rrjedhojë e mundësive të pakufizuara të ciklistëve për të ndaluar, për ti vizituar dhe konsumuar në këto biznese.

230 metra shteg bicikletash tërësisht me panele diellore!

230 metra shteg bicikletash tërësisht me panele diellore!

Hollanda të mërkurën zbuloi të ashtuquajturën "SolaRoad" korsi biçikletash e cila është ndërtuar nga   panele diellore të mbuluara me xham rezistues.

Për të parandaluar aksidentet, xhami ka një sipërfaqje të ashpër, jo të rrëshqitshme.
Panelet fotovoltaike aktualisht e depozitojnë energjinë në rrjetin kombëtar, por planet e ardhshme janë që nëpërmjet tyre të ndricohen rruga dhe semaforët.

Bicikletat dhe makinat elektrike një ditë nëpërmjet këtij sistemi do të jenë në gjëndje të furnizohen direkt nga rruga – shprehet Sten de Ëit, fizikanti që ndihmoi zbatimin e këtij projekti.
"Ideja është që në Holandë ne kemi rreth 140,000 kilometra rrugë e cila është shumë herë më e madhe se të gjitha çatitë të vëna së bashku," thotë De Ëit.


"Kemi 25.000 kilometra shtigje biçikletash në Hollandë, të cilat duam ti shfrytëzojmë për energji të pastër, ndricimin e rrugëve dhe semaforëve."

"Potenciali i vërtetë i kësaj nisme do të jetë kur ne ta aplikojmë jo vetëm për shtigjet e bicikletave por edhe në rrugët e makinave," shtoi De Ëit.

Rruga e parë me panele diellore filloi punimet para 16 ditësh. Deri tashmë janë gjeneruar 140 kilovat energji elektrike, të barazvlefshme me rreth 140 cikle të lavatrices, thotë zëdhënësja e SolaRoad Jannemieke van Dieren.

Projekti ka kushtuar deri tani 3.000.000 € ($ 3,7 milionë USD), kryesisht për faktin se është projekt pilot dhe hera e parë që aplikohet.


Ministri holandez i Ekonomisë, Z. Henk Kamp ishte i pari që pedaloi 70 metrat nga 230 metrat e korsisë pilot me panele, në very të Amsterdamit ditën e mërkurë.

"Holanda është mjaft ambicioze kur flitet për energjitë e qëndrueshme. Kjo risi është pjesë e rëndësishme e investimeve në energjitë e pastra" shprehet Kamp.

Vend i vogël prej 17 milionë njerëz - dhe rreth 18 milionë biçikleta - shpreson të trefishojë përdorimin e energjisë të qëndrueshme nga 2020 dhe të ketë "energji neutrale" nga 2050, thotë Kamp.
SolaRoad do të testohet gjatë dy viteve të ardhshme në një rrugë që mbart rreth 2.000 çiklistëve në ditë, tha De Ëit.





Qëllimi është që të kemi sa më shumë shtigje dhe rrugë diellore në mënyrë që të shtojmë dhe makinat elektrike. 

Tuesday, November 11, 2014

1 Karikaturë sa 1000 fjalë! (Ndaje dhe ti rrugen me trenin)



Bicikleta tashmë njihet si forma më praktike e transportit. Megjithëse si e tillë shumë qytete të Shqipërisë nuk kanë asnjë infrastrukturë  biçikletë. Me mangësi është edhe qyteti ynë, Tirana. Dhe pse dhjetëfish më e lirë krahasuar me investimet në infrastrukturën e automjeteve, bicikleta nuk gëzon ende vëndin e duhur në rrugët tona.

Gjëja më e trishtuar është se shumë politikëbërës në qytete dhe qarqe në të gjithë vendin mendojnë se është krejtësisht e pranueshme që të ketë një korsi biçiklete pak këtu dhe pak aty, duke i detyruar ciklistet të akrobatojnë në trafikun e makinave. Një infrastrukturë e këtillë përvec se e rrezikshme është një shaka e hidhur që mund të marri jetë ciklistësh.

Steve Patrick Adams ka vizatuar një karikaturë e cila nxjerr në pah këtë absurditet, në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme nga kushdo. Karikatura mund të duket paksa gallatë por në të vërtetë është e trishtë. Ajo ngre problemin për të gjitha qytetet që mendohen si miqësore me mjedisin dhe bicikletën, duke vizatuar korsi të bukura tek-tuk, në të cilat ciklistët gjejnë pak strehim në mes trafikut, por jo një rrjet të mirëfilltë dhe të lidhur që mbron dhe siguron ciklistët.  

Fatkeqësisht ndodh shpesh që të vetëkënaqur me segmente korsish nuk janë vetëm politikbërësit por edhe vetë çiklistët. “Kjo është më e mira që Bashkia mund të bëjë”, ose “Shikoni sa korsi po shtohen” janë shprehje që fatkeqësisht i flasim dhe mes nesh. Që bicikleta të ketë vëndin e duhur në rrugë dhe ciklistët të jenë vërtet të sigurt, njerëzit, ciklistët dhe politikbërësit nuk duhet të pranojnë një infrastrukturë bicikletë si kjo në këtë karikaturë.


(Rruga mbaroi sërish, tani me duhet ta ndaj rrugën me trenin)