Bashkohu me ne në një pedalim proteste ti themi Stop Trafikut vrasës! Të mbrojmë jetën tonë! - Bashkohemi të mbrojmë korsitë tona, jetën tonë, të shpëtojmë qytetin tone nga trafiku vrasës! - Ndotja dhe trafiku po na rrezikon jetën të gjithëve! - Bashkohemi të fitojmë respekt në rrugë!
Thursday, September 28, 2017
Eshte e vertetuar: Qytetarët që pedalojnë drejt punës reduktojnë stresin deri në 52%!
Eshte e vertetuar: Qytetarët që pedalojnë drejt punës reduktojnë stresin deri në 52%!
Nëse jeni pjesë e këtij numri në rritje të qytetarëve që pedalojnë drejt punes, ju nuk duhet të vazhdoni të lexoni. Ju e keni vertetuar tashmë atë që ne do ju themi: bicikleta redukton ndieshem stresin. Ky është një studim I vërtetuar në rast se dikush kishte ndonjë dyshim.
Sipas një studimi të Institutit Global të Shëndetit të Barcelonës (ISGlobal), një qendër e promovuar nga Puna Sociale “La Caixa”, njerëzit që udhëtojnë me biçikletë për të punuar ose studiuar të paktën një herë në javë kanë një rrezik 20% më të ulët të vuajtjes së stresit sesa ato që lëvizin përmes një mjeti tjetër transporti. Hulumtimi, i botuar në revistën mjekësore BMJ Open, zbulon se njerëzit që ngasin biçikleta katër ditë në javë zvogëlojnë rrezikun e stresit në 52%, krahasuar me ata që kurrë nuk pedalojnë.
800 të anketuar të të gjitha moshave
Studimi gjithashtu konfirmon se rreziku i stresit është më i ulët kur mjedisi urban është më miqësor për çiklizmin, për shembull kur ka stacione publike aty pranë dhe korsi biçikletash. Projekti, i cili është pjesë e projektit Tapas dhe që ka anketuar 800 njerëz në moshën 18 dhe 69 vjeç, konkludon se një dizajn urban që merr parasysh biçikletën mund të nxisë përdorimin e këtij mjeti transporti dhe të zvogëlojë rrezikun e stresit.
"Ky është studimi i parë që fokusohet në marrëdhëniet midis çiklizmit dhe stresit të vetëvlerësuar," shpjegoi studiuesi i ISGlobal dhe autori i parë i studimit, Ione Avila-Palencia, në një deklaratë nga Europa Press.
"Politikëbërësit duhet të promovojnë çiklizmin dhete bejne prioritet planifikimin urban"
"Ne kemi një shoqëri mjaft të stresuar dhe gjetjet e këtij studimi tregojnë se çiklizmi mund të ndihmojë në reduktimin e niveleve të stresit në popullsi", shton hulumtuesi. Drejtori i ISGlobal-it për Planifikimin Urban, Mjedis dhe Shëndetësi, Mark J. Nieuwenhuijsen, shtoi se "këto rezultate sugjerojnë që politikëbërësit duhet të promovojnë çiklizmin dhe ta japin prioritet në planifikimin urban dhe të transportit për të ulur nivelet e stresit dhe për të përmirësuar shëndetin publik dhe mirëqenien".
Rrugët nuk janë bërë për makina: bicikletat erdhën këtu të parat!
Carlton Reid, redaktor i revistës
britanike 'Bike Biz', është autori i 'Rrugëve nuk janë ndërtuar për makina'.
Një libër emocionues që kujton ato kohë kur gjurmët u kryqëzuan nga biçikleta
dhe jo nga automjetet private.
Është puna e fundit që ka ngjallur interesin tonë dhe atë të një pjese të mirë të komunitetit çiklizues ndërkombëtar, i cili ka lavdëruar punën e tij. Rrugët nuk janë ndërtuar për makina, ka kërkuar pesë vite të gjata kërkimore, gjatë të cilave Reid u zhyt në historinë e infrastrukturës së vendit të tij për të arritur në përfundimin që i jep titull punës së tij: jo, rrugët nuk janë ndërtuar duke menduar për makinat që i ngopen ato sot.
Është puna e fundit që ka ngjallur interesin tonë dhe atë të një pjese të mirë të komunitetit çiklizues ndërkombëtar, i cili ka lavdëruar punën e tij. Rrugët nuk janë ndërtuar për makina, ka kërkuar pesë vite të gjata kërkimore, gjatë të cilave Reid u zhyt në historinë e infrastrukturës së vendit të tij për të arritur në përfundimin që i jep titull punës së tij: jo, rrugët nuk janë ndërtuar duke menduar për makinat që i ngopen ato sot.
"Origjinat e
rrugëve janë të shumta dhe të ndryshme, duke përfshirë ato shtigje të
udhëhequra nga kafshët", thotë Reid Ciclosfera. "Në shekullin e
19-të, çiklistët e klasës së mesme të Britanisë së Madhe dhe më vonë SHBA-të u
shtynë për shtigje më të mira të pedalimit. Ka pasur fushata të tjera të
ngjashme në pjesën tjetër të botës, por ato nuk ishin aq të suksesshme sa
britanikët dhe amerikanët".
Fara e Shkatërrimit
Por makinat nuk morën shume kohe per te arritur dhe, me to, shume nga problemet aktuale. Sipas Reid, automjeti privat ka pushtuar hapësirën publike në dëm të jetës së qytetarëve. "Një ose dy makina janë në rregull, por miliona prej tyre shkaktojnë mbingarkesë dhe konflikte serioze. Përdorimi masiv i automjetit privat ka sjellë fara të veta të shkatërrimit." Nuk është për t'u habitur që libri i Reid nuk u bëri thirrje shumë vetave, sidomos të dashuruarve pas makinave.
Reid, megjithatë, preferon të përqëndrohet në ata që e kanë përhapur atë, madje edhe brenda vetë botës motorike. Ka disa: "Edhe artikujt rreth librit janë shfaqur në revistat motorike akademike," vëren ai me pak krenari.
Duke parë të ardhmen, Reid ka një vizion të qartë: bicikletat do të rifitojnë hapësirën e tyre. Ato do ta bëjnë atë "ngadalë", por ata do të jenë atje "ditën kur qarkullimi i shumicës së makinave brenda qyteteve është i ndaluar". Dhe, pak a shumë, qytetet po bëhen "hapësira për njerëzit, dhe jo vetëm për njerëzit që ngasin." Një ndryshim modeli në të cilin këmbësorët dhe çiklistët do të luajnë një rol udhëheqës
Fara e Shkatërrimit
Por makinat nuk morën shume kohe per te arritur dhe, me to, shume nga problemet aktuale. Sipas Reid, automjeti privat ka pushtuar hapësirën publike në dëm të jetës së qytetarëve. "Një ose dy makina janë në rregull, por miliona prej tyre shkaktojnë mbingarkesë dhe konflikte serioze. Përdorimi masiv i automjetit privat ka sjellë fara të veta të shkatërrimit." Nuk është për t'u habitur që libri i Reid nuk u bëri thirrje shumë vetave, sidomos të dashuruarve pas makinave.
Reid, megjithatë, preferon të përqëndrohet në ata që e kanë përhapur atë, madje edhe brenda vetë botës motorike. Ka disa: "Edhe artikujt rreth librit janë shfaqur në revistat motorike akademike," vëren ai me pak krenari.
Duke parë të ardhmen, Reid ka një vizion të qartë: bicikletat do të rifitojnë hapësirën e tyre. Ato do ta bëjnë atë "ngadalë", por ata do të jenë atje "ditën kur qarkullimi i shumicës së makinave brenda qyteteve është i ndaluar". Dhe, pak a shumë, qytetet po bëhen "hapësira për njerëzit, dhe jo vetëm për njerëzit që ngasin." Një ndryshim modeli në të cilin këmbësorët dhe çiklistët do të luajnë një rol udhëheqës
Vënja në jetë e rrugëve të vjetra
Për ta bërë këtë ndryshim të vijë së shpejti, vetë Reid ka udhëhequr një projekt unik në të cilin ai ka nisur të rimarrë shtigjet e vjetra të biçikletave që në vitet 1930 kaluan shtetin e tij, 450 kilometra gjurmë të fshira nga harta dhe të fshehura me kalimin e kohës. "Në atë dekadë," thotë ai, "ka pasur 12 milionë çiklistë në Britani të Madhe, dy herë më shumë se në vitet 1920." Miliona njerëz në biçikleta Hercules, lider absolut i tregut britanik (sidomos në mesin e klasës punëtore) , dhe që më vonë do t'i jepte rrugë Raleigh-it, nënshkrim që do t'i blinte Hercules-it. "Pika më e lartë ndodhi në vitin 1949, kur 25% e rrugëve ishin çiklizuar", shpjegon Reid. "Që atëherë, rënia: në vitin 1973 vetëm një në çdo qind udhëtime ishte pedalim."
Reid dhe planifikuesi urban John Dales kanë nisur
një fushatë, e cila ka befasuar vetë Reid. "Po shkon shumë më mirë sesa
prisnim", thotë ai. "Ajo ka ngritur tashmë më shumë se 22,000 paundë
(rreth 26,000 euro). Me këto para do të vazhdojmë të hulumtojmë me një objektiv
të vetëm: të krijojmë kushte më të mira për çiklistët".
Wednesday, May 20, 2015
Një këndvështrim nga të dyja anët e xhamit ballor.
Të ndash rrugën me përdoruesit
e tjerë ka rreziqe, dhe diçka që bashkon pedalues të rinj e të vjetër është
frika e goditjes nga një automjet. Por, çfarë ndodh nëse jo vetëm njëri nga të
implikuarit është pedalues? Një studim I bërë gjatë vitit 2014 ka treguar që
88% e pedaluesve të rregullt janë dhe drejtues automjetesh ndaj dhe është e
pashmangshme që vet ata (shoferet) të përfshihen në një aksident ndërkohë që
janë duke pedaluar. Historia në vijim është një e tillë, një pedaluese e
rregullt që goditi një çiklist me automjetin e saj. Emrat janë ndryshuar për tu
ruajtur privacia e individëve por historia vlen të prezantohet që të kuptohet që
kur vjen situate në ktë pikë midis automjeteve dhe biçikletave, nuk mund të jetë “ne kundër
atyre”.
- - Shoferja
Mikesha jonë, le ta quajmë
Veronika, jeton në një lagje të Boston dhe të gjithë miqtë e njohin si
pedaluese të përditshme. Pedalon për dhe nga puna e saj që ndodhet 5 kilometra
larg, si dhe një pjesë të mirë të detyrimeve shtëpiake I plotëson mbi pedale.
Boston ka bërë shumë hapa pozitivë vitet e fundit për tu bërë një qytet ku
pedalohet me kenaqësi, por Veronika ende shprehet e shqetësuar në lidhje me përplasjet.
“Thuajse çdo ditë mendoj situata ku jeta ime vendoset në rrezik” thotë ajo. Edhe
të ngasësh makinën në Boston nuk është e lehtë për shkak të trafikut. Shumë shoferë
kanë braktisur makinat që ti shpëtojnë këtyre kushteve por edhe mbi biçikletë
kanë të njëjta probleme për shkak të mungesës së vigjilencës së shoferëve. “Kur
pedalon vet ke më shumë kujdes” thote ajo, “nëse jam e ndaluar në rrugë
gjithmonë kontrolloj pasqyrat përpara se të nisem dhe asnjëherë nuk I bie borisë
kur kam përpara një biçikletë”.
- - Përplasja
Gjatë një dimri posaçërisht të
vështirë në Boston, pedalimi Ishte I vështirë, dhe duke mos pasur goma por dhe
pajimet e duhura për atë mot, Veronika e gjeti veten duke I dhënë makinës përgjatë
Shkurtit dhe Marsit. Në një ditë të tillë marsi, ndodhi aksidenti. Ajo po ecte
në rrugët e ngushta të lagjes së saj dhe në një kryqezim ndali për të
kontrolluar trafikun në ardhje. Sipas edhe raportit të policisë, një makinë e
parkuar jashtë rregullit, I pengonte shumë fushëpamjen në kryqëzim dhe për
pasojë ajo duhej të futej mjaft brënda tij për të kontrolluar për makina në
ardhje. “Ndërkohë që po ecja për tu futur në kryqëzim, çiklisti u pengua me anësoren
e pjesës së përparme të makinës dhe pas një përplasje në kofano përfundoi në
asfalt”. Çiklisti ishte duke zbritur një kodrinë dhe e njëjta makinë që
pengonte Veronikën të shikonte rrugën, pengonte dhe çiklistin të shikonte makinën
që po futej në kryqëzim. Djali mbi biçikletë që e kishte vendosur një kaskë në
kokë, kishte gjakderdhje nga hundët por dukej I padëmtuar. Arriti të ngrihej
menjëherë dhe ajo që mbizotëronte ishte shokimi nga ngjarja. Veronika doli menjëherë
nga automjeti për të parë nëse ishte mirë dhe lajmëroi menjëherë ambulancën. Gjatë
pritjes për policinë dhe ambulancën kërkoi ndjesë me dhjetëra herë duke pranuar
që si person që pedalon, ky ishte një gabim kryekëput I saj. Pasi djali u
vendos në ambulancë për të bërë kontrolle të mëtejshme, Veronika kërkoi të shoqërohet
pasi nuk ishte në gjendje të ngiste automjetin e saj.
- - Pas përplasje
Gjatë pedalimit, Veronika
identifikohet si një person me një reagim të fortë ndaj shoferëve neglizhent,
ata që hapin dyert dhe ata që e përdorin borinë pa hesap. Duke menduar shpesh që
mund të goditet ajo vet, dhe si do vijonte nëse do goditej, ajo u habit tej
mase kur pa që djali të cilin ajo aksidentoi, po tregonte një mungesë të madhe
nervozizmi. Ata nuk u konfliktuan aspak madje në ditët në vijim ata mbetën në
kontakt të vazhdueshëm në lidhje me shëndetin e djalit. Pas aksidentit edhe
dimri lejoi Bostonin të rrisi temperaturat, dhe Veronika la sediljen e makinës
për shalën e biçikletës së saj. Pavarësisht aksidentit ajo shprehet aspak e
frikësuar për veten e vet në trafik por edhe më të kujdesshme se më parë.
Wednesday, May 13, 2015
2015 – Bristol... Kryeqyteti i Gjelbër i Europës
Bristol është I vendosur
në JugPerëndim të Anglisë, dhe ka një popullsi prej 441,300 banorësh (2011). Eshtë
qyteti I gjashtë në Angli dhe I teti në Mbretërinë e Bashkuar në renditjen e dëndësisë.
Bristol, habiti jurinë e konkursit me planet e investimit në transport dhe
energji.
Qyteti ka marrë përsipër të shpenzoje një buxhet prej 500 milionë Euro
në 3 vite në transport dhe 300 milionë Euro në 5 vite në sektorët e efiçensës
energjitike dhe energjive të rinovueshme. Vlen të përmendet që në 10 vite zhvillim
të vazhdueshëm që Bristol ka pasur, çdo vit që nga viti 2005 emetimet e
dioksidit të karbonit CO2 kanë qenë gjithmonë në rënie. Bristol
gjithashtu ka shprehur fuqishëm planifikim e tij për transformimin në një bërthamë
jokarbonike e Europës duke gjeneruar mbi 17.000 vende pune në industry miqësore
ndaj mjedisit deri në vitin 2030. Qyteti ka dhënë prova që do ja dali pasi
mbylli vitin 2012 me rritje rreth 5% të ekonomisë së gjelbër.
Përveç të qënurit një
qytet efiçent me një ekonomi të gjelbër në rritje, Bristol është dhe qyteti më I
gjelbër në Mbretërinë e Bashkuar ku cilësia e ajrit është në nivele shumë të
larta. Në 3 vitet ka dyfishuar numrin total të pedaluesve të përditshëm dhe ka
marrë përsipër katërfishimin e numrit të sotëm në 5 vitet e ardhshme. Qyteti ka
potencialin për tu kthyer në një model për Anglinë por dhe për më gjerë.
Një marrëveshje
midis qytetit dhe zyres se marredhenieve me jashtë ka për qëllim promovimin e çmimit
të marrë për të rritur ndërgjësimin dhe pjesëmarrjen. Motivimi kryesor “Laboratori
I Ndryshimit” bazohet në inovacion, udhëheqje dhe mësim. Rrjetet sociale dhe
laboratoi I inovacionit doe bëjnë qytetin e Bristol të disponueshëm në të gjithë
botën për konferenca dhe seminare online. Juria vendosi që Bristol ka treguar
arritje në të gjitha kriteret e vendosura. Bristol njihet innovator në aspekte
si ekonomia e gjelbër, strategjitë e fuqishme të komunikimit, dhe përkushtimit
dhe entusiazmit të nevojshëm për tu kthyer në një model për Europën.
Ndryshimet Klimaterike
Bristol ka
implementuar një angazhim afatgjatë në përmirësimin e ambjentit të qytetit dhe
ka punuar për uljen e kontributit të qytetit në ndryshimet klimaterike që në
vitin 2000. Gjithashtu ka programuar dhe vënë në zbatim një seri strategjish
dhe planesh aksioni si Strategjia e Energjive të Qëndrueshme dhe Mbrojtjes së
klimës së Bristol, Plani I Transportit Lokal që do vahdojë deri në vitin 2026
si dhe Sondazhin e Cilësisë së Jetës që do bazohet në pjesmarrjen aktive të
qytetarëve në deklarimin e aspekteve si perceptimi I zhurmës.
Efektshmëria
Energjitike
Në Bristol përdorimi I
energjisë në shtëpi tashmë është ulur me 16% përgjatë viteve 2005 – 2010 dhe
rendimenti energjitik në shtëpi është rritur me 25% në vitet 2000 – 2010). Si një
nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Kryebashkiakëve në vitin 2009, qyteti ka
vendosur qëllime ambicioze për të ulur konsumin e energjisë me 30% dhe emetimet
e CO2 me 40% brënda 2020 dhe me 80% brënda 2050. Këto qëllime janë
inkorporuar në Strategjinë Rregullatore të Ndryshimeve Klimaterike dhe Sigurisë
Energjitike të përditësuar në vitin 2012. Edhe pse momentalish nuk ekziston një
përgjegjësi legjislative, për menaxhimin e përzier të energjisë në qytet, po
punohet dhe për të rritur sasinë e prodhuar në burime të rinovueshme
Një nga elementët që po promovohet gjërësisht pas marrjes së
çmimit është dhe një video falenderimi për qytetarët e Bristol që ndihmuan
gjithë këto vite që qyteti I tyre të fitojë këtë çmim të rëndësishëm dhe
motivimi për qindra mijëra të tjerë ti bashkohen kësaj mënyre të re mendimi.
Tuesday, March 31, 2015
Udhëzuesi I Blerësit: Zgjedhja e biçikletës së parë
Dhe nëse spo blini biçikletë për veten tuaj, por vogëlushët
tuaj janë në kërkim ky artikull mund tju vijë në ndihmë…
Udhëzuesi
I Blerësit: Zgjedhja e biçikletës së parë.
Keshilla e parë që mund tju japim, dyqanet e biçikletave janë
aty për tju ndihmuar. Përndryshe do ishte e pamundur të zgjidhje diçka në gamën
gjigande të dyrrotakëve.
Blerja e një biçiklete duhet të jetë një eksperiencë e
bukur. Po blini diçka që ka gjasa nesër të ndryshojë mënyrën e mendimit për çeshtje
të mëdha e të vogla. Ndaj, nuk duhet marrë lehtazi duke kryer një blerje të
shpejtë dhe të gabuar duke cunguar kënaqesinë e pedalimit dhe duke ulur kështu
gjasat që pedalimi të kthehet në përditshmëri. Kështu, duke kaluar nëpër
dyqanet e biçikletave duhet të kërkoni atë I cili do përshtasi nevojat e
pedaluesit me mjetin. Kjo mbetet një vlerë në cilëndo moshë. Është ai I cili do
përqëndrohet në blerje më shumë se në çmimin e biçikletës dhe në kryerjen e
blerjes së shpejtë. Është ai I cili do ju japë një eksperiencë të lehtë dhe të
këndshme blerje.
Si hap I parë përzgjedhës, nga eksperienca, nëse brënda 20
sekondash nga momenti që futeni në dyqan nuk keni një sinjalizim miqësor që
dikush do ju shërbejë shumë shpejt, provoni një tjetër dyqan. Mirëkuptimi dhe përqasja
me blerësin janë dy vlera madhore të shërbimit të klientit. Nëse nuk ndodhin në
fillim të transaksionit, ka gjasa te mos ndodhin fare. Sigurisht mund të duhet
të provohet në disa dyqane derisa të gjëjdet ai I cili do prezantojë jo vetëm
mallin por dhe shërbimin, por në fund do shikoni që këmbëngulja juaj do shpërblehet.
1. Qëllimet në pedalim
Është shumë e shpeshtë të blihet pa arsyetim në biçikletën e
parë. Shpesh njerëzit blejnë me mendimin që të shikojnë nëse do u pëlqejë të
pedalojnë. Postulati, “po e blej, që të shikoj nëse do më pëlqejë” dëgjohet
spesh dhe po aq shpesh godet llogjikën si çekan I inatosur. Ky lloj blerje
bazohet tërësisht në çmim, në vënd të përshtatshmërisë. Kështu, dy gjëra
ndodhin: ndalojnë së pedaluari pasi kanë zgjedhur një biçikletë shumë të rëndë
apo shumë të vogël ose pasi shumë shpejt tejkalojnë performancën e biçikletës
dhe detyrohen të rishpenzojnë në një biçikletë që mund të kishin konsideruar që
në fillim.
Mendoni se çfarë qëllimesh keni për biçikletën tuaj. Nëse kërkoni
diçka sportive, synoni në materiale të lehta dhe paksa të shtrenjta. Nëse kerkoni
pedalim relaksues në park, një hybrid me çmim mesatar është ajo që do ju kënaqi.
Mendoni veten në këto dy ikona dhe ajo e cila ju ngjit më shumë është edhe përgjigja
kur shitësi tju pyesë se çfarë pedalimi dëshironi të bëni.
2. Miti I “një biçikletë për të gjitha përdorimet”
Një ndodhi tjetër e shpeshtë në dyqanet e biçikletave është
mendimi që të kërkohet një biçikletë e cila bën çdo gjë nga pak. Ky koncept është
hutues dhe vjen nga të gjithë ata të cilët, si në rastin e parë, skanë vendosur
për qëllimet e tyre mbi pedale. Nuk ekziston një biçikletë universale për pedalim
në qytet, pedalim sportiv dhe për pedalim në mal. Ekzistojnë modele të cilat
janë disi të përshtatshme për pedalim të përzier, por asnjëherë nuk duhen pasur
në mendje kur ke një target pedalimi të qartë pasi asnjëherë nuk do performojnë
ashtu siç dëshironi. Edhe pse shpesh
mund të pedalosh në disa terrene me një biçikletë, vihet re që njerëzit edhe
pse duan fleksibilitet në variantet e zgjedhjes më pas nuk pedalojnë në disa
terrene por preferojnë një. Ndaj mirë është të jemi të qartë cili është ky
terren dhe të blejmë diçka që I përshtatet plotësisht jo pjesërisht.
3. Mos shikoni ngjyrat
Të gjithëve na tërheq moda, sigurisht, por një nga rastet ku
pamja sduhet tju udhëheqë është gjatë blerjes së një biçiklete. Ajo e cila do
ju tërheqi syrin, jo domosdoshmërisht është ajo e cila funksionon për ju. Mendoni
fillimisht nevojat dhe rehatinë tuaj në përdorim dhe në nivel të dytë, pasi të
shikoni çfarë ju ofron tregu, zgjidhni ofertën e cila ju kënaq dhe vizualisht.
Pra, çfarë tipi jeni?
Biseda që duhet të kryeni me veten tuaj do përqëndorhet në
tre kategori të mëdha që shpesh japin ndihmën kryesore në përzgjedhje.
Urban / Hybrid
Kjo kategori përkët atyre që po I bashkohen efektit ortek që
po përfshin qytetarët e botës për të pedaluar në qytete. Shumë prej tyre skanë
pedaluar që kur ishin fëmijë, shumë të tjerë duan të pedalojnë ato 5-6 km për në
punë/shkollë që çdo ditë I bëjnë me makinë apo këmbësorë. Në këtë katëgori
shpenzohet për siguri dhe rehati në pedalim. Nuk është e nevojshme të
orientoheni në trupa karboni apo sisteme frenimi shumë të ndërlikuara. Modelet hollandeze
mund tju japin një ide të qartë të asaj që do ju shërbejë në funksionalitet,
shpejtësi, siguri dhe rehati.
Biçikleta Kursi
Nëse ju pelqen jeta sportive intensive dhe e gjeni veten
shpesh të mërzitur me biçikleta me pesha të mëdha dhe performancë që lë për të
dëshiruar. Vlen të vihet në dukje që kjo kategori ka çmime pak më të kripura
dhe se çmimet mund të variojnë shumë nha modeli në model për shkak të
materialeve dhe teknologjive të përdorura. Çmimet këtu duhen analizuar me kusht
parësor ambicjen dhe dëshirën tuaj për të marr maksimumin nga blerja juaj dhe
efektivisht nga përdorimi I mëtejshëm. Nëse bashkëbisedoni me stafin e dyqanit
mund të merrni shumë informacione kyçe që do ju vlejën në përzgjedhje. Sistemet
e frenimit, ato të marrsheve, konstruksioni I trupit (gjeometria dhe
materialet) janë faktorë që duhet ti përzgjidhni në mënyrë shumë të
personalizuar që çdo qindarkë që do shpenzoni të vlejë.
Mountain Bike
Nëse ju pëlqen të bëni ngjitje malore apo dhe udhëtime nëpër
shtigje pyjore, kjo kategori du ju përshtatet më shumë. Përgjithësisht në këtë
kategori do shikoni një varietet të gjërë zgjedhjesh pasi ekziston një varietet
terrenesh të çregullta që mund të pedalohen. Tre nëndarje të mëdha: Rigid (pa
amortizatorë); Hardtail (amortizator përpara) dhe Full Suspension (me dy
amortizatorë). Këto nëndarje kanë kontroll në ndryshim mbi terren, më shumë
kontroll jep çmim më të lartë. Edhe në këtë kategori kemi një specifikim të
lartë të materialeve dhe teknologjive që japin kombinime të ndryshme dhe për
pasojë çmime të ndryshme.
Sigurisht që ekzistojnë më shumë se 3 tipe pedaluesish, por
të gjithë ndahen në këto 3 kategori të mëdha. Krijoni një mendim tuajin bindës
dhe kërkoni bashkëpunim me dyqanet që të informoheni në blerjen tuaj të parë
por edhe të dytë…
Thursday, March 12, 2015
Provinciali I vonuar I Inovacionit Urban...
Ku I vendosin të gjitha qytetet biçikletat e tyre. Mbi tokë. Në nivelin e sistemit rrugor. Të ndërthuren dhe ato në kolazhin e bukur të qytetit. Epo, jo të gjitha qytetet….
Të gjithëve na rastis të njihemi me njerëz të mrekullueshëm, inspirues që I
hasim në udhëtime pune apo argëtuese. Gjithashtu na rastis të shikojmë shumë gjëra
në qytetet që vizitojmë. Dhe midis tyre është e pashmangshme të shikojmë dhe
çudira që na lën pa fjalë dhe na irritojnë. Sidomos në infrastrukturë. Mbetem I
shtangur nga inspirimi I krijuesve të korsive që vendosen në anën e gabuar të vëndparkimeve
të automjeteve, ose që vendosen në zonën e hapjes së dyerve të këtyre
automjeteve. Mashtrimet më të mëdha të infrastrukturës së biçikletave. Ujku nën
lëkurë deleje.
Pavarësist dekadave të funksionimit të mbarë të rrjetave
rrugore të dedikuara për pedalues, ku dhjetëra mijëra çdo ditë krijojnë lehtësim
të rëndësishëm të trafikut në qytete, në vënde të tjera ndodhin ende gabime të
mëdha. Shikojmë ide që hidhen në tavolinë nga inxhinierë dhe planifikues urbanë
të cilët qartazi nuk pedalojnë në qytetet e tyre. Krijime
Frankenstainfrastrukturore të gatuara në laboratorin e ndonjë doktori të
çmendur.
Rrugët e qyteteve tona, disa prej tyre me një histori 7000 vjeçare, janë hapësirat më demokratike në historinë e Homo Sapiens. Kur automjeti u prezantua në përditshmërinë e qyteteve tona, nisi një diktaturë urbane ende e parrëzuar që krijon kushte të njëanëshme. Sigurisht të gjithë jemi dëshmitar të shpërthimev revolucionare që kanë ndodhur dhe kanë krijuar kushte pak më të favorshme për pedaluesit urbanë. Avokatura pasionante e biçikletave, në çdo ditë e më shumë qytete, mblidhet dhe rekruton mëndje dhe zemra që rrahin nën ritmin e një zinxhiri biçiklete të papengueshme. Nga njerëz të mëdhenj janë dëgjuar deklarata të jashtëzakonshme. Një që do doja të veçoja, deklarata e ish-kryebashkiakut të Parisit, Delanoe : “Fakt është që makinat nuk kanë më vënd në qytetet e kohës sonë”. Ai mbështeti mendimin me aksion duke transformuar Parisin në 13 vite mandatesh të pandërprera. Puna e tij vërtetë fryëzuese përfshiu infrastukturë për pedaluesit, rregulim gjithëpërfshirës të trafikut dhe shumë elemente të nevojshme.
Nga ana tjetër regjimi motorristik vazhdon të diktojë shumë qytete që vujanë dhe kërkojnë rrugëdalje. Bashkë me shpresën që ekziston, shpesh përballemi me koncepte që na bëjnë të habitemi me nivelin e ulët të mendimit që është hedhur në to. Shpesh herë këto koncepte ngjajnë pashmangshmërisht me atë fëmijën që në çdo orë mësimi se ka vëmëndjen dhe bezdis gjithë klasën me sjelljen e pamatur dhe shakatë pa sens që vetëm rrespekt nuk mbledhin. Në hapësirën e modernizimit të qyteteve tona, duket qartazi që ky fëmi është Londra.
Rrugët e qyteteve tona, disa prej tyre me një histori 7000 vjeçare, janë hapësirat më demokratike në historinë e Homo Sapiens. Kur automjeti u prezantua në përditshmërinë e qyteteve tona, nisi një diktaturë urbane ende e parrëzuar që krijon kushte të njëanëshme. Sigurisht të gjithë jemi dëshmitar të shpërthimev revolucionare që kanë ndodhur dhe kanë krijuar kushte pak më të favorshme për pedaluesit urbanë. Avokatura pasionante e biçikletave, në çdo ditë e më shumë qytete, mblidhet dhe rekruton mëndje dhe zemra që rrahin nën ritmin e një zinxhiri biçiklete të papengueshme. Nga njerëz të mëdhenj janë dëgjuar deklarata të jashtëzakonshme. Një që do doja të veçoja, deklarata e ish-kryebashkiakut të Parisit, Delanoe : “Fakt është që makinat nuk kanë më vënd në qytetet e kohës sonë”. Ai mbështeti mendimin me aksion duke transformuar Parisin në 13 vite mandatesh të pandërprera. Puna e tij vërtetë fryëzuese përfshiu infrastukturë për pedaluesit, rregulim gjithëpërfshirës të trafikut dhe shumë elemente të nevojshme.
Nga ana tjetër regjimi motorristik vazhdon të diktojë shumë qytete që vujanë dhe kërkojnë rrugëdalje. Bashkë me shpresën që ekziston, shpesh përballemi me koncepte që na bëjnë të habitemi me nivelin e ulët të mendimit që është hedhur në to. Shpesh herë këto koncepte ngjajnë pashmangshmërisht me atë fëmijën që në çdo orë mësimi se ka vëmëndjen dhe bezdis gjithë klasën me sjelljen e pamatur dhe shakatë pa sens që vetëm rrespekt nuk mbledhin. Në hapësirën e modernizimit të qyteteve tona, duket qartazi që ky fëmi është Londra.
Si u arrit që ky vënd të japi tre, as një as dy por tre, koncepte massive të cilat habisin me
nivelin e tyre të ulët në dy fusha – inteligjencë dhe kuptim të jetës urbane
dhe rolit të biçikletës në qytete në këto 130 vitet e fundit?
Në të majtë, akti I parë I komedisë urbane (që më shumë do veprojë si tragjedi).
Skycycle nga Norm Foster. Vendosja e pedaluesve të përditshëm në një raft me
urdhër të regjimit diktatorial të automjeteve. Mbajtja e këtyre bezdive jashtë
rruge duke I ofruar akses minimal në gjëra me rëndësi të vogël si… shkolla, vëndet
pune, dyqane, administratë etj.
220 milionë Paund për fazën e parë për 220 kilometra…. Në një vepër ku të 400.000 pedaluesit përfitues do paguajnë 1 Paund sa herë aksesojnë veprën. Marie Kastup (Menaxhere Projektesh nga Kopenhageni) thotw që edhe nëse Kopehageni do I kishte këto sasi lekësh, nuk do ndërtonte diçka si Skycylce pasi do largonte pedaluesit e qytetit nga nevojat e tyre dhe qytetin nga pjesa tij më dinamike.
Disa njerëz kanë barazuar projektin Skycycle me Urën Gjarpër në Kopenagen. Jo. Gjarpëri është një urë, e cila shërben për të zgjidhur një problem lokal. Jo për të larguar pedaluesit urbanë nga rrugët.
Akti I dytë I absurditetit është një korsi pluskuese mbi lumin Tames për pedalues dhe këmbësorë.
600 milionë Paund.
Jo më shumë se 20 km.
Dhe biletë
hyrje 1.5 Paund për çdo përdorues.
Me këtë “projekt”, s’di as ku ta nis.
Renderi prezantues mësipër nuk na tregon as për rampa aksesi në vepër. I shërben
argëtimit apo nëvojës? Kush e di? Kujt I intereson?... Akoma një arkitekt I cili
është mendërisht I larguar nga realiteti I jetës në qytet.
Dhe së fundmi, akti I tretë. Gjëja e fundit që do shikosh
para se të largohesh nga zyra. Diçka që pasi e ke parë, nuk mund ta harrosh
asnjëherë. London Underline (Vija Nëntokësore e Londrës). Nju Jorku duhet të
jetë shumë I ofenduar nga kjo referencë për High Line-in e tij.
Mirësevini në anën e errët të pedalimit urban. Nëse Skycyle dukej jo praktike, ky project më lë pa fjalë.
Dëbimi I pedaluesve, duke I vendosur në ajer, mbi ujë dhe tashmë nën tokë.
Largojini këta njerëz nga AutoCAD dhe Maya.
Janë turp përpara gjithë qytetarëve të Londrës që kuptojnë
(edhe nëse nuk pedalojnë). Ata të cilët përpiqen të korgjojnë kaq shumë gabime
të trashëguara apo të reja në qytet. Nëse jeni kuriozë, ekzsiton dhe një
prezantim në video I këtij “koncepti”
Sigurisht, ideja është përdorur dhe më parë. Tunele për pedalues. Tunele që shërbejnë për një udhëtim specifik nga pika A në pikën B. Si ai në San Sebastian. Si ai që është ndërtuar nën lum në Roterdam në vitin 1930. Por kemi mësuar shumë në këto rreth 100 vite. Hollandezët kanë bërë një punë të mrekulueshme me nënkalimet si dhe me mbajtjen e tyre të ndriçuara dhe me oksigjen. Në Danimarkë, dhe në ato pak parkime biçiketash të errëta që ekzistojnë vendoset muzikë dhe ndriçim për të krijuar një ambjent miqësor dhe evitohet sa më shumë përdorimi I tuneleve duke u kufizuar në nënkalime që I shërbejnë vazhdimit të lëvizjes si për biçikletat por dhe automjeteve. Mbajtja e pedaluesve mbi tokë, në nivel rruge, është standarti në të dyja këto shtete.
Sigurisht, ideja është përdorur dhe më parë. Tunele për pedalues. Tunele që shërbejnë për një udhëtim specifik nga pika A në pikën B. Si ai në San Sebastian. Si ai që është ndërtuar nën lum në Roterdam në vitin 1930. Por kemi mësuar shumë në këto rreth 100 vite. Hollandezët kanë bërë një punë të mrekulueshme me nënkalimet si dhe me mbajtjen e tyre të ndriçuara dhe me oksigjen. Në Danimarkë, dhe në ato pak parkime biçiketash të errëta që ekzistojnë vendoset muzikë dhe ndriçim për të krijuar një ambjent miqësor dhe evitohet sa më shumë përdorimi I tuneleve duke u kufizuar në nënkalime që I shërbejnë vazhdimit të lëvizjes si për biçikletat por dhe automjeteve. Mbajtja e pedaluesve mbi tokë, në nivel rruge, është standarti në të dyja këto shtete.
Nëse kërkoni për inovacion, në infrastrukturën e biçiketave do të shikoni se si vendoset theksi në nevojat e pedaluesve dhe I shërben disa funksioneve llogjike dhe praktike. Ura Gjarpër është një shëmbul I mrekullueshëm. Rrethrrotullimi Pluskues në Eindhoven, edhe ky. Udha e Gjelbër e pedaluesve akoma më shumë. Shëmbujt janë të shumtë.
Gjithashtu vihet re që këto inovacione janë të thjeshta në
natyrë. Të thjeshta, racionale dhe funksionale. Bazohen në kuptimin e funksionimit
të biçikletës në qytet, në të kaluarën të tashmen dhe të ardhmen.
Kemi ato që na duhen. Dimë ato që na duhen. Për të
zhvendosur mendimin ne forma moderne dhe inteligjente të transportit.
… dhe diçka e fundit pas kësaj vepre me tre akte, për të lindur pak shpresë. Një urë e re mbi lumin Tames, Ura Kopësht– garden bridge - që ofron ndërlidhje dhe hapësirë parku në një qytet me nevojë gjigande për të dyja.
Por jo… me sa po duket, mbi urë nuk do
lejohen pedaluesit!
Provinciali I vonuar godet sërish. Duke prishur mësimin. Tokio dhe Berlini e
injorojnë. Kopenhageni dhe Parisi po I pregatisin një kurth pas mësimi. Buenos
Aires, Nju Jorku dhe Dublini e tregojnë me gisht dhe qeshin me të madhe…
Qytetet duhet të evolojnë duke mbetur të këndshme për qyetetarët.
Urojmë që ky shembull qyteti që zgjedh rrugën e gabuar të frymëzojë të tjerë
për të vepruar drëjtë.
Thursday, February 19, 2015
Sa duhet te paguajme te na e lini parkun?
E hengret, u pasuruat dhe e kafshuat deri ne kafshate te
fundit kete qytet. Ajo qe kerkoni te hani tani eshte zemra dhe mushkeria e
qytetit. Eshte turpi me buke qe duhet te hame te gjithe neser para brezave qe
do vijne, para femijeve tane, si hajdute te se ardhmes, hajdute te hapesirave
dhe vrases te parkut. Dhe per kete do mbahemi mend gjate. Do mbahemi mend me
shume se nje hajdut parash, nje hajdut profesionist a kriminel. Ne do jemi ata
qe shkulen pemet dhe mbollen betonin, zhduken hapesirat dhe i bene letra ne
banke.
Eshte turpi i te perballurit neser me brezat si barbare te
gjelberimit, mjedisit dhe hapesires, 3 gjera qe s'i mbulon dot me nje shkelje
syri, as me nje psheretime, eh mor bir..... Ne po ju heqim atyre te drejten
neser te zgjerojne parkun me nje ambient sportiv, me nje park tjeter
te kuruar, me nje kend lojerash per femijet. Do mbahemi mend per ata
qe s’diten te respektojne veten dhe jo me te ardhmen, per faktin se jemi
hajdute parqesh dhe veprojme si te ketille. Po vjedhim gjene me te shtrenjte qe
do i duhet ketij qyteti, pasi pushteti te dali nga verberia, hapesiren prane
nje parku dhe me pas parkun.
Dihet sa para fitoni nga ndertimet poshte diges, dihet si do
ndahen, dihet ku do shkojne, per te ndertuar e vene prape para. Po as 10 vete
nuk beheni, sa lek do ju duhen? ku do i coni? Na thoni ne qytetareve qe parkun
kemi te vetmen pasuri qe mund ti leme femijeve sa lek ju detyrohemi te na e
lini parkun??? Ta paguajme ne qe e duam parkun park.
Ju lutemi si qytetari qytetarit, mos e coni deri ne fund
barbarine e hapesirave ne park! Sot jeni te pangopur, neser do jeni te
mbingopur e do villni vet mbi ato pallate.
Pse mos e blej qeveria ate hapesire te gjithen
dhe ta beje pjese te parkut? Kemi paguar 7 mije lek te reja per nje rruge qe u
vodh disa here, ndoshta do paguanim me lehte nje takse per zgjerimin e parkut,
per nje kend me te madh sportiv a nje kend lojerash per femijet!
Zoti Kryeminister, mbas disa vitesh do vini dhe te Tirana e
Re me cizme veshur, ndihma ngarkuar, ndoshta pa bageti dhe refrenin e zakonshem
ne raste permbytjesh, eh po vuajme ate qe i kemi bere mjedisit keto 20 vite…!!!
Qarte ju i keni borxhe ndërtuesve, por jo ne! Eshte me mire ti shlyeni borxhet atyre dhe te ruajme parkun sesa ta paguajme me te ardhmen e brezave qe do te vijne!
Qarte ju i keni borxhe ndërtuesve, por jo ne! Eshte me mire ti shlyeni borxhet atyre dhe te ruajme parkun sesa ta paguajme me te ardhmen e brezave qe do te vijne!
Subscribe to:
Posts (Atom)






